FOTOT/ Studiuesit shqiptarë botojnë në prestigjozen Science

22 Dhjetor 2014, 13:06Sociale TEMA
FOTOT/ Studiuesit shqiptarë botojnë në prestigjozen Science

Në një artikull të publikuar në revistën prestigjoze Science, mbi rimëkëmbjen e mishngrënësve të mëdhenj në Europë kanë kontribuar edhe një grup autorësh nga Shqipëria,   të cilët  jane autorët e parë nga Shqipëria që arrijnë të publikojnë një studim në  revistën Science.

Rimëkëmbja e mishngrënësve të mëdhenj në Europë është një sukses i madh për ruajtjen e natyrës. Në një të tretën e Europës së paku një prej llojeve të mishngrënësve të mëdhenj është i pranishëm sipas një artikulli të botuar në revistën prestigjoze shkencore Science. Studimi, për të cilin kanë kontribuar kërkues nga 26 vende të kontinentit, tregon se Europa është një shembull i shkëlqyer ku njerëzit dhe mishngrënësit mund të ndajnë të njëjtat mjedise, thotë autori kryesor Guillaume Chapron, nga Universiteti Suedez i Shkencave Bujqësore (SLU). Studimi ka një rëndësi madhore për vendin tonë, pasi përpos rritjes së vëmendjes ndaj gjendjes së këtyre llojeve të faunës sonë, për herë të parë, kërkues shkencorë nga Shqipëria japin kontributin e tyre si bashkë-autorë të një publikimi në një nga revistat më prestigjoze shkencore të Botës.

Në fillim të shekullit 20të, mishngrënësit e mëdhenj ishin zhdukur nga pjesa më e madhe e Europës, me vetëm disa popullata relikte të pranishme. Tashmë nëpër Europë ka popullata të qëndrueshme ose në rritje të Ariut, Ujkut, Rrëqebullit dhe Volverinit (Grykësit) dhe ato nuk jetojnë në zona natyrore larg njerëzve, por në peisazhe dhe mjedise të dominuara nga njeriu.
Ky përbën një ndryshim të madh në krahasim me strategjitë që ndiqen në pjesë të tjera të botës ku mishngrënëst mbrohen kryesisht në parqe të mëdhenj kombëtarë ose zona të gjera të natyrës së egër, të veçuara dhe pa ndikim nga njerëzit. Në se Europa do të kishte zgjedhur të njëjtin model, atëhere me siguri ne nuk do të kishim ndonjë prej mishngrënësve të mëdhenj, pasi në asnjë zonë të Europës nuk ka sipërfaqe mjaftueshmërisht të mëdha të natyrës së egër, të pa prekura apo pa ndikim nga njerëzit.
“Kjo është një histori suksesi që mbështetet në një legjislacion të mirë, qëndrueshmëri politike, institucione të forta dhe një opinion publik të favorshëm”, thotë Guillaume Chapron, kërkues pranë Stacionit të Jetës së Egër Grimsö, Departmenti i Ekologjisë, të SLU-së. Për më tepër, pyjet e Europës dhe popullatat e barëngrënësve të mëdhenj janë në një gjendje më të mirë sot se sa 100 vjet më parë.
76 kërkues shkencorë kanë kontribuar për këtë artikull, ndër të cilët dhe katër studiues nga Shqipëria. Ata kanë grumbulluar të dhënat më të fundit dhe kanë prodhuar hartat e shpërndarjes së mishngrënësve të mëdhenj në pjesën më të madhe të Europës.
“Shqipëria hyn në vendet që kanë ruajtur komunitetin e plotë të mishngrënësëve të mëdhenj, të pranishëm në territoret e saj prej mijëra vitesh, përfshirë ariun (Ursus arctos), ujkun (Canis lupus) dhe rrëqebullin (Lynx lynx)” thotë Aleksandër Trajçe, bashkëautor i artikullit, përfaqësues i Shqipërisë në Iniciativën Europiane për Mishngrënësit e Mëdhenj (LCIE) dhe Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Ky fakt përbën një pasuri të madhe natyrore për vendin tonë dhe i jep vlera të mëdha Shqipërisë në kontekstin Europian.
Gjithsesi ka mjaft vend për shqetësim përsa i përket gjendjes specifike së mishngrënëseve të mëdhenj në vendin tonë.

“Të tre këto lloje, edhe pse të mbrojtura me ligj, janë në kufijtë e tyre minimalë të mbijetesës. Më i rrezikuari është rrëqebulli, popullata e të cilit në Shqipëri përfaqësohet nga një nënlloj i veçantë që quhet Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus). Nga hulumtimet e PPNEA, rezulton se popullata e këtij lloji në rajon është jo më shumë se 50-60 individë.” thotë Kujtim Mersini, kryetar i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe bashkëautor në artikull.
Ky studim shpresohet të ndihmojë në marrjen e masave të ardhshme në ndihmë të ruajtjes së mishngrënësëve të mëdhenj në vendin tonë. “Studimi na bën të ndihemi më të ndërgjegjshëm dhe të motivuar për të vazhduar të punojmë bashkë me institucionet shtetërore (qendrore dhe vendore) dhe banorët që ndajnë territoret me mishngrënësit e mëdhenj. Institucionet e forta dhe zbatimi i ligjit janë faktorë të rëndësishëm të historisë së suksesit të Europës në përpjekjet e saj për të rimëkëmbur mishngrënësit e mëdhenj dhe mjedisin natyror” thotë Ferdinand Bego, profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe një nga bashkëautorët e artikullit.
Rezultatet e këtij raporti, përpos shpresës për të ardhmen e mishngrënësëve të mëdhenj në vendin tonë, janë edhe një tregues i rritjes së kapaciteteve studiuese dhe kërkimore në Shqipëri sipas bashkëautorit Aleksandër Trajçe: “Fusha e ruajtjes së natyrës është ndoshta nga më të neglizhuarat në vendin tonë, kjo edhe nga mungesa e studimeve rigoroze lidhur me gjendjen e mjedisit natyror. Gjithsesi, vitet e fundit, ka një rritje përpjekjesh nga institucione kërkimore dhe shoqëria civile. Fakti që kërkuesit e parë shkencorë nga Shqipëria të cilët arrijnë të publikojnë një artikull në Science – si një nga revistat më prestigjoze shkencore në Botë – vijnë nga sektori i ruajtjes së natyrës, tregon për një model pararojë në drejtim të progresit akademik dhe shkencor të vendit tonë.”
Përgjithësisht njerëzit në Europë janë pozitivë ndaj mishngrënësve të mëdhenj, por konfliktet që shkaktuan rënien e tyre në të kalurën – si dëmtimi i bagëtive – janë ende të pranishëm. Sfidat më të mëdha të mishngrënësve të mëdhenj janë në vendet ku ata kanë qenë zhdukur më parë dhe ku njerëzit kanë humbur përshtatshmëritë e tyre për të ndarë pejsazhet me “fqinjët” e tyre të egër. Për më tepër, lloje të tilla si ujku, janë përdorur si simbole të fuqishme në tensione politike dhe sociale midis zonave rurale dhe urbane.
Një numër praktikash që zvogëlojnë dëmtimin e bagëtive, si gardhet elektrikë dhe ruajtja e bagëtive me qen të përshtatshëm mund të lehtësojnë këtë bashkëjetesë.

Në këtë aspekt, Shqipëria mund të shërbejë si një model për shtetet e tjera të Europës, pasi në vendin tonë një sërë praktikash tradicionale për ruajtjen e bagëtive – si prania konstante e barinjve gjatë kullotjes, rrethimi i bagëtive gjatë natës dhe mbajtja e qenve të stanit – mbijetojnë ende dhe kanë siguruar një bashkëjetesë me mishngrënësit e mëdhenj ndër shekuj, pa i zhdukur ata, në dallim nga shumë vende të Europës.

Autorët shqiptarë qe moren pjese në studim
Ferdinand Bego, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës – [email protected]
Bledi Hoxha, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri – [email protected]
Kujtim Mersini, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri – [email protected]
Aleksandër Trajçe, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri – [email protected]

18 komente në “FOTOT/ Studiuesit shqiptarë botojnë në prestigjozen Science”

  1. Metri says:

    Me vjen shum keq qe nuk kane perfshire ne listen e tyre te mishngrenesve te mbedhenj edhe “Qoft-largun” edhe ai po rimekembet!

  2. ed says:

    Bravo autorëve!

    Tani shpresoj se do ju japë pak më shumë financime qeveria që të bëjnë më shumë në të ardhmen, sepse jo kushdo arrin të publikojë në Science.

    Sidomos duke qenë pjesë e një studimi prej 54 universiteteve dhe institucioneve europiane.

    PS: Redaksia, hiqini fotografitë e bukura sepse po i panë “grabitqarët me kallash” do dalin malit që nesër për ti pasur trofe në sallon!

  3. Don Albano says:

    Urime studiuesve tane per punen e tyre. Do doja ti kerkoja te benin nje studim per futjen ne Shqiperi te me teper kafshe te egra si tigri apo luani. Nje studiues danez thote qe keta lloj predatoresh mund te jetojne edhe nekushtet tona. Ndoshta do krijonte nje tjeter Shqiperi edhe pse me disa rreziqe me teper. Ndoshta dhe njerezit do beheshin me te bute.

  4. drini says:

    Parasegjithash pergezime autoreve autoreve te shkrimit per punen e tyre te mire.Une njoh personalisht ferdinand begon, nje shkenctar shume serioz dhe desha ti uroje suksese te metejshme.
    Rimekembja e mishngrensve te medhenje ne shqiperi eshte rezultat i demokrracise qe u vendos ne vitin 1992.Ne jemi deshmitare te rigjenerimit te pyjeve gjate ketyre 20 viteve te fundit.Ne vite e komunizmit habitati i ketyre karnivoreve u shkaterrua plotesisht , nuk u la ferre e drize pa u prere per te pjekur buken e fshatareve ne furrat e koperativave.Une si shume nga shqiptaret e pame ndryshimin e mjedisit natyror sa kalonim kakavijen dhe dhe doganen e qafethanes ne vit
    Shembull ku kfshet jetojne ne qendrat e banuara nuk eshte vetem evropa. Ne USA dhe kanada njerzit shohin shpesh ne kopshtet e tyre rakoon, lepuj te eger , kayoti,ketra, arinje te murrme nadonjehere etj etj
    Nje mas e e mire e qeverise se tanishme per te cilen ajo duhet pergezuar eshte ndalimi i gjuetise se shpendeve ne sesonet e riprodhimit. Shpresojme kjo te na sjell riperteritjen e e shpendeve te egra
    Se fundi nqs ky eshte vertet artikull i pare ne science eshte lajme i mire per autoret por per studjuesit shqiptare nuk eshte lajm i mire jemi shume mbrapa

  5. Euro Maloku says:

    Ne se do te merret me nentekstin e Malos duhet kuptuar se mishngrenes te medhenj ne Shqiperi jane LSI-ja,familja Berisha….madje Saliu ka henger edhe mish njeriu…!Te tjeret gjeni vet…

  6. fieraku4u says:

    KY PO QE ESHTE LAJM I MIRE, SHYQYR QE DOLEN NJE GRUP SHQIPTARESH QE BOTOJN ARTIKUJ SHKENCORE….VERTET ESHTE DICKA SHUME POZITIVE.

    SE NA MBULOJ INJORANCA, TE PA AFTET, TE PA SHKOLLUARIT.

    SHQIPERIA KA PEDAGOG GJIZE PER MASTERASH DHE DOKTORATASH QE NUK KAN BERE ASNJEHER KERKIM SHKENCOR DHE AS NUK E DINE SE SI BEHET NJE KERKIM SHKENCORE. KOMPLET LLUM NE BOTEN AKADEMIKE SHQIPTARE.

  7. L.prifti says:

    Ky eshte nje super lajm per shkencen ne Shqiperi! Te botosh ne revisten Science konsiderohet nje arritje gjigande ne gjithe boten! Keta autore duhet te shperblehen nga qeveria shqiptare si shembull per tu ndjekur. Me ne fund po dalin shkencetare tamam e jo sharlatane qe as artikujsh gazetash nuk din te botojne. Te shpresojme qe kjo te jete shenja e pare qe injoranca, korrupsioni dhe paaftesia do zhduken nga institucionet tona dhe ne do te behemi nje vend ku zotesia dhe meritat do ti bejne njerezit. Gjithashtu Universitetet duhet te marrin shembull se ca dmth kerkim shkencor nga ky studim pasi niveli sot per sot ne shkollat tona eshte ZERO, madje as profesor “te nderuar” nuk e dine ca eshte kerkim shkencor.

  8. tea says:

    Duhet te behen me shume emisione televizive qe tregojne floren dhe faunen shqiptare. Jam lindur e rritur ne Shqiperi dhe nuk di cfare kafshesh te egra dhe bime rriten ne kete vend. Televizionet private te mos japin vetem spektakle pa pike kuptimi dhe mise por te mesojne brezat e ri me kulture.

  9. shqiperia ka plot kafshe qe po shkojne drejt zhdukjes , nje nga ekzemplaret e fundit qe ekziston akoma ne pyjet e tropojes dhe qe nuk ekziston ne asnje vend te europes eshte gjallesa me emrin sali.

  10. astrit says:

    Eshte nbje lajm i mire. Si adhurues i natyres jame teper i kenaqur qe po kemi nje zhvillim te tille. Uroj qe qeveria dhe sidomos shoqeria civile te kontribojne ne ripetritjen e faunes shqiptare.Me pak gje pune e me pergjegjeshmeri civile mund ti rikthejme ne vendin tone te gjitha kafshet e shpendet e egra qe jane ne kufite e asgjesimit. Duhet te krijojme parqe te reja kombetare ne zhvillimin e sotem te vendit

  11. onbekend says:

    Ne krahasim me fqinjet tane , ne kemi shume pak borime dhe investojme shume pak ne drejtim te kerkimeve shkencore, inovacionit etj…. Po te shohesh serbet, jane shume, shume perpara nesh..per cdo vit marrin cmime ne shkence..Arsimi eshte teper i re,ndesishem per kete!

  12. ana says:

    Bravo autoreve!
    Te botosh ne Science, eshte nje lloj çmin Nobeli me Miniature! Ju uroj shkrime te tjera ne revista internacionale!

  13. Gezimi says:

    Tea, pajtohem plotesisht me mendimin tuaj! Ne ekranet tona, na mbyti injoranca dhe mediokriteti! Une kam kohe qe nuk i shoh me disa programe qe propogandohen me nje publicitet te jashtezakonshem!! Transmetimi i dokumentareve ku te shpalosen pamjet nga flora dhe fauna jone, pse jo dhe ajo e huaj, duke ne informuar mbi jeten dhe habitatin e tyre, do ishte nje dicka shume e bukur! Boll na kane pare syte budallalleqe qe nuk e di kujt i vlejne!!!

  14. Ono says:

    Njohesi me i mire i flores dhe faunes ne Shqiperi eshte Haki Zoto, por brezi i weikipedias eshte me i shkathet

  15. paskalgj says:

    Une e lexova artikullin. Ai eshte nje artikull shume i mire. Ajo qe me interesoj ishte pjesa Shqipetare. Vura re se shume gjera jane mashtrime dhe jo kerkime. Se pari thuhet se popullesia e rreqebullave eshte 50-60, ne nje kohe qe keta “autor shkencor” pasi kane vjedhur per 15 vjet leket e Fondacioneve dhe donatorve Evropian dhe Boteror kane gjetur vetem nje foro te rreqebullit dhe nuk kane pare asnje individ me sy. Madje une i kam derguar tek nje miku im kishte kapur nje rreqebull ne Shkoder dhe ata kane bere fotografit qe kane justifikuar leket e vjedhura.
    Per sa i perket artikullit, kontributi i tyre eshte 3 rreshta te shpikura, qe autoret qe kane perpunuar artikullin eshte dashur per te zgjeruar gjeografine e projektit te tyre. Shikoj qe autoret jane “tailaban” ne shkence, pra qe njehere merren me studimin ezambakut, pastaj te lopes, pastaj te gripit te shpendeve(Bega- kujtoj qe ky nuk mjek veteriner dhe ben studime ne veterinari), ndersa shkencari Kujtim Mersini ka mbaruar studimet me mesatare 5,7. Tani nuk po e zgjas me teper se nuk ja vlen.

    1. Iliri says:

      Nga njerez si puna jote qe kane vetem mllefe e inate nga pazotesia vetjake dhe qe nuk dine te vleresojne punen e mire te te tjereve ka mbetur mbrapa ky vend. Qenke dhe miq me mafiozet pale, ta dish se te kapesh rreqebull eshte komplet e paligjshme, kshq dhe ti je mik i krimineleve.

      1. paskalgj says:

        Une nuk jam hajdut fondesh te BE por kirug me titullin profesor marr nga Universiteti i Milanos. Une ju thash qe i cova tek nje miku im per foto qe ata ben rreqebullit qe kishte rende ne lag dhe kishte thyer kemben. Miku im eshte bizesmen dhe jo kriminel, sikurse shkruani ju. Ai ju more rreqebullin gjahtarve qe e kishin gjetur ne lag dhe me leket e tij e sheroj. Per nderhyrjen kirugjikale me mori mua. Une i sherbeva si mjek dhe asgje me teper. Por kur kontaktova me disa nga autoret e 35 te artikullit ju thash qe meq keni 10 vjet qe hani leket e Bashkimit Evropian shkoni beni ca foto. Ata shkuan dhe ashtu ben. Ku eshte e keqa ime ketu. Qe sherova rreqebullin , apo qe ju ofrova miqeve te tu te benin foro. Per paaftesine time, ka nje shprehje te famshme gjermani” Luani nuk ka nevoj per komentet e te tjerve” aq me teper te falcifikatorve, hajdutve te fondeve dhe atyre qe vec shkence nuk bejne por mashtrojne. Ne jemi bashkekombas dhe sikurse nderohemi me arritjet e bashkatdhetarve tane ne te gjitha fushat, nuk mund te pranojme falcifikime si ai yti o “Ilir” qe ngjan me fitoren e Ornela Beges e per me keq.
        Ha kulac o Ilir ha o i varfer

  16. Ujku says:

    Shqipetaret jane ba me ju dhimte gomarit (se mos e futni edhe gomarin ne studim) po cfare arritje shkencore ashte kjo o njerez? I kane thirre ne tel. prej ndonje universiteti dhe i kane pyet”A keni kafshe mishengrenese ne Shqiperi” dhe keto kane thene po. Ku eshte shkenca ketu? edhe ato kane shkru simbas te dhenave telefonike te filan fistekut kafshe mishengrenese ka edhe ne shqiperi. Meqe ra fjala kishin harru me permend edhe familjen canibalis me specien canibalis-nonsapiensis-comunistus-albanicus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje