Ministria e Arsimit “mbyll” pa u hapur Universitetin City

18 Dhjetor 2014, 21:29Sociale TEMA

Në fillim të muajit nëntor, në rrugët e Tiranës gjendeshin reklama të shumta të një universiteti të ri jopublik me emrin City University, ku ftoheshin të gjithë të interesuarit, që të ndiqnin studimet e tyre, në këtë institucion të ri, i cili ofronte ambientet mësimore në Autostrada Tiranë-Durrës, Km 3, ish- ambientet e Universitetit të mbyllur sakaq Kristal.

Gjithashtu, në kuadër të promovimit të këtij institucioni, krahas reklamave në rrugët e Tiranës apo edhe në televizion, ky institucion njoftoi publikun edhe nëpërmjet një website zyrtar dhe një faqeje në Facebook.

Ndërkaq, tashmë reklamat në rrugët e Tiranës nuk janë më, sipas urdhrit të ri të Ministrisë së Arsimit, e cila nëpërmjet një njoftimi zyrtar, publikuar në faqen e saj të internetit, i drejtohet Bashkisë së Tiranës heqjen e të gjitha reklamave të këtij subjekti nga stendat e afishimit që janë në administrim të Bashkisë, pasi dizinformojnë publikun. Njoftimi mban datën 16 dhjetor, raporton revista Monitor.

Ministria e Arsimit njofton publikun se, pas monitorimit të ligjshmërisë së aktivitetit të këtij subjekti, u mësua se ky universitet nuk është licencuar për të ofruar shërbim në fushën e edukimit në territorin shqiptar.

Subjekti në fjalë ka aplikuar për licencë pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit, për të hapur një institucion parauniversitar plotësues, por akoma nuk është licencuar për këtë qëllim.

Ky subjekt, ka ndërtuar një faqe interneti www.cityu.al e cila nuk shpjegon qartë se çfarë ofron ky institucion në të vërtetë dhe ndërkohë ofron aplikacionin për aplikim online të menjëhershëm për regjistrim në kurse.

Grupi i punës nga MAS i bëri me dije drejtuesve, se nuk mund të reklamojnë në faqen e internetit, të pavërteta dhe njëkohësisht të paraqesin si real një institucion që akoma nuk është licencuar dhe kërkoi heqjen e menjëhershme të reklamave dizinformuese për publikun.

Gjatë inspektimit nga përfaqësuesit e subjektit, MAS pohon se nuk ka asnjë student të regjistruar.

Me kërkesë të MAS, ky subjekt hoqi, nga godina qendrore e tij, tabelën e përmasave të mëdha, me emrin e subjektit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar Autoritetit të Mediave Audiovizive për marrjen e masave për heqjen e të gjitha reklamave dizinformuese në media dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për kontroll të specializuar të subjektit.

Duke qenë se ky subjekt, ka filluar veprimtarinë pa licencimin/miratimin përkatës nga organi kompetent, MAS i ka rekomanduar QKR-së marrjen e masave për çregjistrimin të tij nga regjistri tregtar.
Në fund, Ministria e Arsimit dhe Sportit deklaron se do të vijojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në arsimin e lartë.

7 komente në “Ministria e Arsimit “mbyll” pa u hapur Universitetin City”

  1. karabojka says:

    shume e drejte,keshtu mbrohen te rinjte nga mashtruesit.

  2. karabojka says:

    shume e drejte

  3. Emi says:

    O zot cfare HANI eshte bere ne Shqiperi. Edhe ky qe mendoi te hap kete universitet tha, hajde te behem edhe une miliarder me leket qe do paguajne studentet per shkollat tona aq te bukura ku po na dalin student kaq te pregatitur. Pika qe su bie ju ne universitetet tuaja.

  4. GoldenRay says:

    Te gjithe qe kane kaluar ne autostraden Tr-Dr , e kishin vene re , si po “rinuserohej ” , kristali .Si tha ajo nenja , te behem edhe njehere nuse , pa di une si nuseroj .Keshtu menduan edhe keta .Pas bastardimit te edukimit dhe zhvleresimit te diplomave me keq se te lekut tone kohe me pare , jane aq te pangopur , sa marrezia e tyre nuk ka fund .E pergezoj znj.Ministre dhe shpresoj qe kjo gje te marre fund njehere e mire .Brezi i ri ka nevoje per nje edukim te shendoshe dhe ne te te tjereve te na mbrohet diploma qe e kemi marre me mund dhe djerse .

  5. Maja says:

    Nese i mbyllen bene shume mire, por problemi eshte se SA do rezistoje

    qeveria qe ti mbaje te mbyllur se po nuk i hapi qeveria do i hapin

    akredituesit britanike qe do te vijne. Edhe ata e hajne lekun(paundin)

    porduke i veshur vellon e ligjshmerise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje