Harta e re territoriale nuk ndikon në llogaritë elektorale

13 Dhjetor 2014, 20:07Sociale TEMA
Harta e re territoriale nuk ndikon në llogaritë elektorale

Nga Eduard Zaloshnje

 

Në 52 njësi vendore, nga 61 që ka harta e re territoriale, e miratuar në 31 korrik në Kuvendin e Shqipërisë, partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku më shumë se gjysmën e votave në 23 qershor 2013. (Si parti afër koalicionit qeveritar kam konsideruar PDIU-në dhe FRD-në, ndërsa si parti afër koalicionit opozitar kam konsideruar PBDNJ-në dhe AK-në). Në këto 52 njësi vendore (që do të quhen bashki të zgjeruara) jeton aktualisht 89% e popullsisë. Pra, kandidatët e mazhorancës do ta fillojnë me epërsi paraprake garën për qeverisjen lokale të 89% të banorëve të Shqipërisë.

Por a do ta kishin ata këtë epërsi paraprake në qoftë se në zgjedhjet e 2015-ës do të zhvilloheshin sipas hartës së vjetër territoriale? Llogaritë e votave të 23 qershorit 2013 i japin përgjigje pozitive kësaj pyetje. Kështu, në njësitë e vjetra vendore ku partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku më shumë se gjysmën e votave, jeton aktualisht 87% e popullsisë – pra, vetëm 2% më pak se sa sipas ndarjes së re, ose statistikisht e njëjta gjë.

Në qoftë se mazhoranca do ta ruaj epërsinë që pati pothuaj në të gjithë territorin e Shqipërisë në zgjedhjet e 23 qershorit, nuk ka rëndësi se me çfarë harte territoriale shkohet në zgjedhje – rreth 88% e popullsisë do të qeveriset nga kryebashkiakë të mazhorancës. Por a do ta ruaj mazhoranca atë epërsi pas 7 muajsh?  Kjo është një tjetër pyetje, dhe përgjigjia e saj nuk varet shumë nga harta territoriale…

Po për garën më të rëndësishme lokale, atë të kryeqytetit, si ka ndikuar elektoralisht ndryshimi i hartës? Brenda kufijve të vjetër të bashkisë së Tiranës, partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku 62.2% të votave të 23 qershorit 2013. Brenda kufijve të parashikuar në hartën e re elektorale, kjo shifër është në nivelin 62.8% – pra, vetëm 0.6% më shumë se sa sipas ndarjes së vjetër, ose statistikisht e njëjta gjë.

Diçka më ndryshe do të dukej ky numër në qoftë se komuna e Zall-Herrit do t’i bashkohej Kamzës në vend të asaj të Paskuqanit (gjë që ka kuptim nga pikpamja gjeografike, sepse zall-herrasit duhet të kalojnë përmes bashkisë së Kamzës për të ardhur në qendër të Tiranës, ndërsa paskuqanasit jetojnë ngjjitur me vijën aktuale të verdhë të kryeqytetit). Nëse komuna e Paskuqanit do të bëhej pjesë e bashkisë së Tiranës, dhe ajo e  Zall-Herrit pjesë e bashkisë së Kamzës, do të krijohej një bashki tiranase, ku partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku 61.4% të votave të 23 qershorit 2013. Pra, vetëm 0.8% më pak se sa sipas ndarjes së vjetër, ose statistikisht e njëjta gjë.

Në qoftë se mazhoranca do ta ruaj epërsinë që pati në zgjedhjet e 23 qershorit në kryeqytet dhe fshatrat përreth tij, nuk ka rëndësi se me çfarë harte territoriale shkohet në zgjedhje – kandidati i saj do të jetë mbi 22 pikë përqindje përpara rivalit opozitar. Por a do ta ruaj mazhoranca atë epërsi pas një viti?  Kjo është një tjetër pyetje, dhe përgjigjia e saj nuk varet shumë nga harta territoriale…

Më poshtë vijon një tabelë e votave që kanë marrë së bashku partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, ndarë sipas 61 njësive vendore që ka harta e re territoriale, e miratuar në 31 korrik në Kuvendin e Shqipërisë.

SKRAPAR———————-86%

POLICAN———————-83%

PATOS————————-78%

KUCOVE———————–76%

URA VAJGURORE————76%

FIER—————————-75%

DELVINE———————–75%

TEPELENE———————75%

MEMALIAJ——————–73%

VLORE————————-73%

PERMET———————–71%

PEQIN————————- 71%

BERAT————————–71%

MALLAKASTER—————70%

POGRADEC——————-70%

PRRENJAS——————–69%

GRAMSH———————69%

LUSHNJE———————68%

CERRIK———————–68%

SARANDE——————–67%

LIBRAZHD——————-67%

SELENICE——————- 67%

KONISPOL——————66%

DIVJAKE———————66%

ELBASAN——————–66%

KELCYRE——————–66%

GJIROKASTER————-65%

HIMARE——————–64%

PUKE———————–64%

ROSKOVEC————-    64%

BELSH———————-64%

TIRANE——————–63%

ROGOZHINE————-62%

LIBOHOVE—————62%

KAVAJE——————-62%

KOLONJE—————–60%

MALIQ——————–59%

BULQIZE——————59%

DURRES——————57%

KORCE——————–57%

SHIJAK——————–56%

MALESI E MADHE——56%

MIRDITE—————–55%

LEZHE——————–55%

FUSH-ARREZ————55%

KRUJE——————–55%

MAT———————-54%

DEVOLL——————54%

VAU-DEJES————–54%

SHKODER—————-53%

VORE———————52%

DROPULL—————-52%

DIBER——————–50%

KLOS———————49%

KUKES——————-45%

HAS———————-43%

KAMEZ——————43%

KURBIN—————–42%

PUSTEC—————–41%

FINIQ——————- 36%

TROPOJE—————31%

6 komente në “Harta e re territoriale nuk ndikon në llogaritë elektorale”

  1. Paracetamoli says:

    Per mendimin tim o Zaloshnje….mbas atij degjenerimi qe pesove tek Opinion, ku ti nuk dije te shpjegoje as te kuptoje sondazhin tend, me mire lere fare kete punen e sondazheve dhe merru me noi gjo tjeter.

    1. dobrenjasi says:

      o berishist i vogel, zaloshnja e ka mberthyer me milimetra kete analize arithmetike, prandaj ti s’di c’te thuash, e merresh me fevzo-artan-hoxhe spiunet, me te cilet zaloshnja, si bir beu, nuk mundej ta ndynte gojen. ata kane ngrene nje luge corbe te prishur, qysh kur ishin kulishe, dhe do te vjellin gjithe jeten. ndersa zaloshnja, me sa di une dobrenjasi, eshte nip i hysen bej zaloshnjes, qe i permirte spiune-eterit e fevzos e artan hoxhe notarit

  2. lili says:

    Po pa pdiu e Ford a eshte njesoj?

    1. 1 milion shuplakat says:

      PDIU e FRD nga njera ane, dhe PBDNJ e AK nga ana tjeter, kane vetem nga nje autobus me votues. Hiqja lenes futja prenes, 1 milion shuplakat mbeten 1 milion shuplaka, si me lenen edhe me prenen…

  3. Astrit says:

    Sa per info Pdiu vetem ne qarkun e Elbasanit ka 14’000 vota, pak me sh se 1 autobuz. Sa per 1 milion shpullat…do ti shohim ne zgjedhjet lokale….kam frike se do kthehen mbrapsht dhe shkelma bytheve

    1. elbasans says:

      votat e pdiu ne elbasan e peqin dihet qe i jan bashku 1 milion shuplakave, por edhe votat e republikaneve i jan bashku lsi-se…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje