Mjekët e parësorit duhet të jenë 10 minuta më herët në punën e tyre përpara se të bëhet kontrolli bazë. Gjithashtu mjekët e parësorit nuk respektojnë oraret dhe këtë e kam vënë rë edhe nga takimet e mia publike.
“Është e domosdoshme që mjeku duhet të jetë 10 minuta para se të fillojë orari i punës për kontrollin bazë, sic në fakt duhet të jenë në vendin e punës për ti shërbyer qytetarëve.
Për fat të keq është e disata herë në aktivitetet publike ku unë jam prezent , të paktën në mbledhjet me mua oraret nuk i respektojnë.
Me mua mos i respektoni, por ju kërkoj me insistim ta respektoni me qytetarët sepse me ata e kemi kontratën”, tha Beqaj.
Deklaratat e ministrit Beqaj u bënë gjatë një konference për mbulimin universal, ku theksoi se për të arritur deri te mbulimi universal nevojiten 4 drejtime: sistem shëndetësor i dizenjuar mirë, kapacitetet për t’i trajtuar, pastaj një sistem i përballueshëm nga ana financiare, një listë barnash dhe një listë teknologjish diagnostuikuese dhe një trup profesionistët e trajnuar dhe e motivuar.
Ministri i Shëndetësisë iu referua kontrollit falas, duke vënë theksin tek përgatitja e mjekëve, të cilët janë duke u trajnuar, por edhe për angazhimin që kjo qeveri do të marrë kundrejt zbulimit të sëmundjeve dhe trajtimit të tyre.
“Për të shkuar tek burimi universal duhet të kemi një sistem shëndetësor i dizenjuar mirë, që është në gjëndje t’i përgjigjet mire shendetit mjekësor”, tha Beqaj.
Ai theksoi se mbivendosja e spitaleve private dhe publike në dhënien e kontrollit shëndetësor falas do të mund të krijojë një sistem shëndetësor të sukseshëm për t’i ardhur në ndihmë të githë qytetarëve. Ai u ndal edhe në elementët kryesorë që do të cojnë ne mbulimin universal në zhvillim.
Dy vjet më parë, më 12 dhjetor, OKB-ja miratoi njëzëri një rezolutë, e cila u kërkon qeverive të shteteve anëtare sigurimin e qasjes universale të qytetarëve ndaj kujdesit shëndetësor pa pengesa ose kufizime financiare. Kështu, më 12 dhjetor 2014, ky koalicion global i porsakrijuar do të bëjë thirrje që mbulimi universal shëndetësor të kthehet në çështjen kryesore të rendit të ditës përsa i përket zhvillimit të qëndrueshëm dhe një objektiv me përparësi absolute për të gjithë kombet.
Duke e quajtur mbulimin universal një angazhim referencial dhe manifestim global solidariteti, partnerët nismëtarë vlerësojnë se kjo është një mundësi historike, duke argumentuar se “shëndeti për të gjithë” është një objektiv i arritshëm.
Tashmë, më shumë se 70 vende të të gjitha niveleve të të ardhurave kanë ndërmarrë hapa të qenësishëm drejt mbulimit universal shëndetësor. Gjithashtu, partnerët mendojnë se përfshirja e mbulimit universal shëndetësor në axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm do të rrisë edhe shkallën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së këtyre vendeve ndaj qytetarëve të vet. /gj.k/
Shërbim falas dashke zotrote…..! Pushove ndonjë nga puna ….!?
Ik or leqetharë se na hape barkun…..!
paska qene mashtrues i madh ky Edi, falas shendetesi mashtrim falas legalizm mashtrim
http://bit.do/vahzdon-mashtrimi-per-mjeksi-falas
Hajde Minister hajde. Si mor, “oraret me mua mos i respektoni, po ato me popullin….”. O Minister bole, po u the ashtu ti, mjeket tredhin zinxhirin. Mos te kete fuqi ministri ti vijne mjeket ne takim, vaj halli ci bejne popullit ato. Apo harrova, kane ndergjegjie te madhe ato, se kane bere Betimin e Hipokritit. Mjeket shqiptare fatekeqesisht nuk jane as tregetare, po matrapaze. Po s’qe i zoti me i bo zap o Minister, hidhi bolet , dmth lesho karrigen.
Mjeksia=Gjyqsor
More z.Beqja,
Ti duhet te kuptosh te pakten qe nuk po kryen detyren.
Ne opinionin tim Ministri Shendetsise,Ministri Drejtesise dhe Ministria e Inovacionit dhe Administrates Publike, jane zhgenimet me te medhaja te kesaj Qeverie.
Kryeministri Rama, duhet sa me pare te zevendesoje keto tre mytybere, sepse duke mos kryer detyrat ne keto sektore shume te rendesishem qe duhet te drejtojne, keta po rrezikojne serizisht suksesin shume te pritur per kete Qeveri.
Zoti Rama, kerkesa per vendim marrjen Tuaj si Kryeminister i vendit, po ju therret.