Dyndje në zyrat e OSHEE pas faljes 80% të kamatvonesës/ Radhë, incidente dhe probleme shëndetësore

5 Dhjetor 2014, 14:54Sociale TEMA

Këto nuk janë radhë aspak normale në zyrat e kujdesit për klientin të OSHEE në Tiranë.

Njerëz që kanë zënë rradhën që në orën 04:00 të mëngjesit për të paguar energjinë, ose për të lidhur kontratat e reja, revoltohen sepse nuk kanë arritur të hynë brenda.

Edhe pse është punuar me të gjithë sportelet, fluksi i qytetarëve është i lartë, saqë nuk kanë munguar nervozizmat, fyerjet e problemet shëndetësore, raporton Ora News.

Këto rradhë të gjata janë në zyrat e OSHEE pranë “Pallatit me Shigjeta”. Nuk ishte e vështirë të dalloje portrete njerëzish të vuajtur që çuditërisht një faturë energjie në një muaj u kishte ardhur 20.000 lekë.

Po ashtu edhe invalidë, që gjendeshin në rradhë. Arsyeja e këtij nxitimi është limiti i vendosur për të ulur një pjesë të madhe të kamatvonesës, e në anën tjetër frika e burgut.

Po në rradhë qëndojnë edhe qytetarët në zyrën e OSHEE në lagjen “Ali Demi”.
Nuk kanë munguar as incidentet në këtë rast që qytetarët i justifikojnë me mungesën e durimit nga pritja.

4 komente në “Dyndje në zyrat e OSHEE pas faljes 80% të kamatvonesës/ Radhë, incidente dhe probleme shëndetësore”

  1. Objektiv says:

    Po vjen ere shtet…
    Eshte bukur te shohesh njerez qe me ne fund mbajne rradhe per te paguar detyrimet te cilat I kane lene vite pa paguar pa care koken.
    Sa per info: sot ne mesdite pagova si cdo muaj faturen e energjise tek dega prane Bankes se Shqiperise, e nuk kishte rradhe e asnje problem.

  2. mos rrit cmimin e kw says:

    erdhi shteti ua mbeshteti.popull interesant jemi .me pare spaguanin fare tani po zihen ne radhe per te paguar.

  3. fieraku4u says:

    EHHH PIZEVENGA TE KEQ, PO PAGUANI ENERGJIN TANI AHHHHHH….???

    SE ISHIT MESUAR ME SHTET RRUMPALL, ME ATE SHPALLARIN SALI.

    ISHIT MESUAR TE HANIT, PINIT, PERDORNIT ENERGJIN ELEKTRIKE, UJIN DHE MOS TE PAGUANI ASNJE QINDARKE…

    AHH TE MARSHA TE KEQEN O EDI RAMA, PO BENE SHTET, LIGJ DHE DISIPLINE, BOLL ME JET ORIENTALE RRUMPALL. ME PARAZITA QE RRININ TERE DITEN NEPER KAFE.

  4. tfg says:

    pune sunitesh,varu kkkkkkkkkkkk………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje