Rama: Kontrolli shëndetësor falas për herë të parë në 24 vjet

4 Dhjetor 2014, 19:42Sociale TEMA

Premtimi i Kryeministrit Edi Rama për të bërë falas kontrollin e shëndetit në të gjithë territorin e Shqipërisë, do të bëhet realitet.

Njoftimi është bërë nga vetë Kryeministri përmes një publikimi në profilin e tij social në Facebook. Rama shkruan se të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjeç kanë mundësinë të bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë.

“Nis, për herë të parë prej njëzetekatër vjetësh, kontrolli falas i shëndetit në të gjithë territorin e Shqipërisë!

Të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjet kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t’i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre.

Po ashtu, ky kontroll shënon fillimin e një epoke të re, ku sistemi ynë shëndetësor do të nisë të integrohet në botën normale duke zotëruar një bazë të konsiderueshme të dhënash për shëndetin e popullatës e të çdo individi që më tutje mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor”, shkruan Rama në rrjetin social. /gj.k/

9 komente në “Rama: Kontrolli shëndetësor falas për herë të parë në 24 vjet”

  1. hajduti says:

    nje bravo e madhe…….

    1. ilir says:

      do ishte me mire nga 40 vjec e siper pa kufi…tani ta shikojme si do aplikohet ne spitalet e popullit…nejse nje tjeter premtim elektoral i ps qe po e mban .vota ime edhe ne zjedhjet bashkiake per PS per nje kordinim me te mire energjive.

  2. Ligjero billbili ine ,
    ligjero te lumte k..i
    ligjero ,aty ,kush q! saline,
    le t’lef dit e not gomari

    Nji pyetje kesha un mo z.kryeminister ;
    Ilacet do jet perseri te skaduara meqe do na e besh falas ?

  3. bato says:

    Rama, po ne qe kemi kaluar ngfa 65 vjec nuk mund te fitojme kontroll mjekesor falas?

    1. Ermal says:

      Po pse pensionistet me pagese I kane vizitat?

  4. bato says:

    Rama, po ne qe kemi kaluar mbi 65 vjec nuk mund te fitojme kontroll mjekesor falas?

  5. por ajo pjes e popullsise,nga 1 ditesh deri 45 vjec dhe nga65 deri 120 vjec
    sa do te paguajne per sherbim mjeksor?nuk paska menduar as per zahonpsikoja

  6. Rio says:

    Nuk mendoj qe ka qene problemi se nuk u paguente dot kjo kosto. Problemet i din te gjith:
    Ne spital nuk te prek njeri me dore po nuk pagove (ose ndryshe icik korrupsion)
    Ilace nuk ka…Edhe po te paguaje tarifen e jo me qe falas…
    Mos te dalim tek ilacet tona dhe se kush e ka monopolin qe vetem ilace nuk jane (te skaduara apo pa princip aktiv)…

    Qe te besh nje reforme ne shendetesi duhet te dish problemet perpara. Ne qofte se qeveria do tja arri te eliminoj keto gjera ateher i them bravo i qofte. Te shohim..

  7. Pacienti says:

    Po e more vete ne dore dhe mund te te besojme, po ja le atij sharlatanit Beqja haha na mori lumi.
    Se ai e ka mendjen vetem te xhepi i vet, e lum si ne shqiptaret, do vdesim nga shendeti, kushedi c do beje qe te na hedhe hi syve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje