Reduktimi i mishit do shpëtonte botën nga ngrohja globale

3 Dhjetor 2014, 18:43Sociale TEMA

Ky është studimi i fundit  për efektet drastike që po sjell ngrohja globale.

Sipas një studimi, thuhet se reduktimi i konsmumit të mishit në të gjithë botën është thelbësor për të shmangur efeketet e mëtejshme shkatërruese të ndryshimeve klimaterike.

Sipas raportit shkencor mendohet se industria globale e blegtorisë ka një rol të madh në emetimet e gazit në atmosferë, më shumë se të gjitha makinat, avionët, trenat apo anijet.

Por një studim në mbarë botën nga Ipsos MORI, zbuloi se shumica e njerëzve besojnë se mjetet e transportit janë kontribuesit më të mëdhenj në ngrohjen globale.

Parandalimi i ngrohjes katastrofike globale është i varur nga përpunimi i mishit dhe i qumështit për konsum të përditshëm, por bota është duke bërë shumë pak për këtë”, tha Rob Bailey, autori kryesor i raportit.

“Është duke u bërë shumë për shpyllëzimet në masë dhe transportin, por ka një boshllëk të madh në sektorin e blegtorisë. Ka një ngurim të thellë për të folur për këtë, pasi qeveritë dhe shoqëria civile kanë vendsour të mos ndërhyjnë në jetën e njerëzve dhe tu tregojnë atyre se çfarë të hanë”, vijoi më tej ai.

Shkencëtarë të tjerë kanë propozuar që të vendoset një taksë e lartë për mishin, që të frenohet konsumi i tij.

Madje kjo masë do të bënte mirë edhe për reduktimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Një popullësi globalisht vegjetariane duket se do i sillte shuëm të mira botës, por edhe shëndetit. /j.h

7 komente në “Reduktimi i mishit do shpëtonte botën nga ngrohja globale”

  1. mirel says:

    ok, studim per te ngritur cmimin
    Pordhet e ngrohin globin me shume nga emetimi i gazrave industriale dhe gazrat e makinave..
    Ku ka me marrezi dhe poshtersi se kaq
    Pasi shfarosen pyjet, tani ankohen pse njerezia hane mish..

    1. Korabi says:

      O mirel, qe te prodhosh 1 kg mish, sa kuintale ushqim duhet? Per ta prodhur kete ushqim sa nafte duhet te digjet? Kjo ishte minimalja!
      Tani me e rendesishmja:
      Si e ngrohin lopet planetin do thuash ti?
      I je afruar me pordhet, por jo tamam. Gjedhet si kafshe ripertypese qe jane prodhojne sasi te konsiderueshme metani, gaz i cili eshte shume here me i demshem per efektin sere sesa CO2.
      Numri total i gjedheve ne bote eshte aq i larte sa eshte nje faktor i rendesishem ne ngrohjen globale.

  2. rrushi says:

    Mirel ore cope katunari, pse valle ju fshatarofagosit nuk njihni gaz tjeter pervec pordhes. Edhe ne tirane per te shitur pordhe keni ardhur dhe era pordhe vini ende kur pordhoheni rruges me rroba gabi gjasme te blera ne dyqan

  3. Bliri says:

    Popullesi globalisht vegjeteriane??? Do te dhjesin njerzit si lopet…

  4. trojani says:

    ku studiusi eshte i vonuar,per here te pare ne kete konkluzion erdhi xhaxhi,ketu 30 vjete te shkuar.
    kot se beri me tollon, 2 here ne muaj,ai…po ne nxituam dhe e quajtem diktator…..
    buke te zeze, buke misri,presh me bollek,mish me racion!! ja keto bota sot,ne i kishim dhe i rame te “mires” me shqelme…..

  5. Grenzschutzgruppe 9 (GSG9) says:

    futja pordhes studimi,mishi nuk ndot gje,gazi,nafta,qymyri,makinat e ndosin nc nc nc

    1. Korabi says:

      Ka rreth 1.5 miliarde lope/buaj ne bote te cilat prodhojne nga 70-120 kg metan ne vit. Metani eshte 23 here me aktiv se CO2 ne efektin sere. Vec kesaj per rritjen e gjedheve cdo vit shpyllezohen me miliona hektare pyje ne bote (kryesisht ne Ameriken e Jugut). E shumezuar per 23 dmth e konvertuar ne CO2, jane ekujvalentja 2.8 miliarde meter kub CO2 qe clirohet nga plendesi i lopeve ne vit dhe rreth 2 miliarde meter kub CO2 qe nuk pastrohet dot per shkak te shpyllezimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje