Veliaj: 81.352 vende pune shtesë në sigurimet shoqërore, shenjat e para të reformës së pensioneve

4 Dhjetor 2014, 16:44Sociale TEMA

Shenjat e para pozitive të reformës së pensioneve, e cila do të hyjë në fuqi në 1 janar 2015, kanë filluar të ndihen me 81.352 vendet e punës shtesë në regjistrin e sigurimeve shoqërore, krahasuar me një vit më parë. Kështu ka deklaruar Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Erion Veliaj, i cili nisi sot “Turin e punësimit” në kompani të ndryshme të vendit, për të ilustruar konkretisht sektorët ku është rritur punësimi.

Pas vizitës së tij në njërën nga bankat që operojnë në vend, ministri Veliaj tha se po bëjmë çmos që tregu i punësimit të zhdërvjelltësohet si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

“Nga 81.352 vendet shtesë në librin e sigurimeve shoqërore, një pjesë janë padyshim zbardhje e vendeve të punës nga ekonomia gri, të cilat janë ligjëruar duke paguar sigurimet shoqërore, një pjesë janë punësime të reja, përmes Fondit të Nxitjes së Punësimit dhe investimeve të reja në vend, kurse pjesa tjetër, rreth 20 mijë vetë, kanë përfituar nga amnistia për sigurimet shoqërore në fshat”, nënvizoi Veliaj.

Duke pasur në fokus reformën e pensioneve, ai shtoi se bizneset problematike me pagesat e sigurimeve shoqërore për punonjësit e tyre, do të përballen me ligjin.

Tregu i është përgjigjur energjisë pozitive që ka sjellë formula e re e pensioneve; janë zbardhur më shumë vende pune, kurse kompanitë po rriten dhe po punësojnë. Në ato raste unike, ku s’pyetet as për formulë e as për reformë, dhe ku ekziston një skllavëri moderne dhe sigurimet shoqërore vidhen, sigurisht që dikush duhet të përballet me ligjin”, tha ministri Veliaj.

Ai theksoi se këto masa po merren për të mbrojtur punëmarrësit që shfrytëzohen e punojnë si skllevër. “Pra, është fjala për të mbrojtur punëmarrësisht nga disa punëdhënës që vjedhin paratë e sigurimeve shoqërore”, deklaroi  Veliaj.

Nga ana tjetër, ai shtoi se po negociohet me Gjermaninë për punësimin e disa qindra infermierëve shqiptarë, duke qenë se Evropa veriore ka nevojë për të rinj që kryejnë shërbime hospitaliere. Gjithashtu, javën e ardhshme, Shqipëria pritet të lidhë marrëveshjen e pensioneve edhe me Hungarinë, nga e cila përfitojnë emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë atje./j.h

6 komente në “Veliaj: 81.352 vende pune shtesë në sigurimet shoqërore, shenjat e para të reformës së pensioneve”

  1. tallava says:

    http://www.issh.gov.al/al/statistika-te-pergjithshme/
    Sipas statistikave te issh nuk ka asnje rritje madje ka ulje. Kaq shume genjeshtar ky???? As shifrat qe ka publikuar vete nuk i di.

    1. Pilo Lala says:

      Bravo Erjon Veliaj.
      Inkurajoni popullin te punoje me shkresa, sepse po ju vjen Pensioni dhe nuk do kene asnje te ardhur.
      Kjo eshte strategji qe te mendosh per Qytetaret. Fut 5 ne xhep sot, por ruaj edhe 1 per pension.
      Sot ata qe punojne pa siguracione, 20% te rroges e harxhojne ne klub.
      Mos harro qe do plakesh. Dhe atehere te duhen parate per ilace. Ku do i gjesh?
      Urime Qeverise per kete pune me perspektive qe ka filluar per Planet e Pensionit.

    2. eri says:

      Po ska nevoje per kto statistika qe jep se jane efekte qe jepeb dhe maten pak me vone e jo tani dhe jane per deri ne gusht kto qe keni rreghistru.

  2. Alma Mile says:

    Erjon Veliaj eshte shakaxhiu i perparimit ne kete qeveri, dhe sherben si marjonete per kryeministrin Rama per te testuar nivelin eksperimental te qeverisjes. Keshtu qe nuk e mer njeri seriozisht Erjon Veline, kete minister 99, shokun e ngushte te Gjinos nga Kucova! Lum Rama per humorin qe ka zgjedhur pewr te ngopur shqiptaret me kete minister sharlatan!

  3. klodi says:

    E dime qe jemi ende ne veshtiresi ,fundja kshu na la qeveria e shkuar …por te mos ja heqim meritat askujt. Po behet shume per Shqiperine dhe duhet ti jemi mirnjohes per kete.

  4. ariff says:

    …ky Erionka vazhdon te talle bythken me shqipetaret .Bravo Erionke paska akoma idjote qe te besojne deri sa te hapin deren dhe tju tregosh pralla me gomacka pe balte..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje