Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike në Kukës, Astrit Cengu, ka dhënë dorëheqjen paraditen e sotme.
Për momentin nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së tij.
Disa media raportojnë se shkak për dorëheqjen janë bërë debatet me kreun e ri të OSHEE-së, Ardian Çela, që dy ditë më parë zuri vendin e Arben Seferaj.
Kukësi ka qenë një ndër qytetet që paguante më pak energjinë elektrike, me 90% të qytetarëve që refuzonin pagimin e saj./b.l