Sot testimi për 8100 mësues/ Rama: Marrin fund emërimet me rryshfete!

6 Dhjetor 2014, 10:04Sociale TEMA

Ditën e sotme do të testohen rreth 8100 mësues për te zëvendësuar 2765 mësues pa diplomë ose jashtë profilit.

Testimi do të kryhet në 12 qarqet e vendit, përkatësisht në 29 vendtestime.

Kryeministri Edi Rama la thënë se me këtë testim do t’i jepet fund emërimit përmes rryshfetit.

Marrin fund emërimet e mësuesve me rryshfete!

Përmes testimit të sotëm do zëvendësohen 2765 mësuesit pa diplomë a jashtë profilit”, thekson Rama.

Për të hartuar përmbajtjen e testit janë angazhuar pranë AKP-së 30 specialistë, vlerësues të certifikuar në profile të ndryshme, nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, Instituti i Zhvillimit Arsimor dhe Inspektoriati Shtetëror i Arsimit.

Këta specialistë janë ngujuar në një nga ambientet e kësaj agjencie dhe monitorohen rreptësisht nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Ata nuk lejohen të kenë asnjë formë komunikimi me jashtë, duke mos pasur akses në internet, celularë apo të tjera mjete komunikimi./b.l

5 komente në “Sot testimi për 8100 mësues/ Rama: Marrin fund emërimet me rryshfete!”

  1. loni says:

    z Rama me keto emerimet per pune ne administrate me aftesi te individit eshte nje veper e jotja qe une do ta vleresoj tere jeten si nje nga projektet e kesaj qeverie me te rendesishme,kam nje shoke qe eshte me shkolle te larte qe e ka marre me zotsine e vete pa asnje leke,dhe ka 10vjet pa pune se nuk e fusnin maloket mesues po mos i jepje 5 mij euro per mesues gjimnazi,dhe sote ka shkuar ne konkurs dhe jam shume i vetedishem se do fitoj me aftesine e vete,dje e pyeta se mos duanb ndonje leke,me tha nuk ka asnje shanc te marrin leke se kan frike nga kamerat e celulareve,fiton kush eshte me i zoti,dhe ky shoku im do fitoj se sben eshte me i miri,te uroj sukses tano shoku im,iku koha e malokut qe kerkonte leke dhe ti nuk kishe,tani merre vete me aftesine tende tano,bravo z kryeminister qe po i heq njerezit e pa afte qe maloket sollen ne administrate per 24 vjet rrjesht,sic eshte ai gjykatesi gjin gjoni me shkoll tek plepat.

  2. User says:

    Po si ka munci qe nje master shkencor e quani jashte profilit ndersa ate me profesional OK

    http://bit.do/Mesueset-tanime-futen-ne-pune-vetem-nese-pallohen-nga-drejtori

    1. mesues says:

      sepse masteri shkencor mund te jete i nje drejtimi qe nuk ka lidhje me msuesin. ti mund te marresh edhe doktorature per inxh. po ska lidhje me mesimdhenjen

  3. fjala e lire says:

    Z.Mer0 ju sfidoj per numrin ne titull,faktojeni nese mundeni”http://mesues.arsimi.gov.al/index.php/testimi
    behet fjale per kandidatet qe hyne ne provim sot ok.
    po pres…apo nuk do e publikoni fare..

  4. Tomorr says:

    Kjo eshte menyra e vetme me e mira ne kushtet e shqiperise se tanishme per te luftuar marrjen e rryshfetit per emerimet e mesuesve.Ka nje praktke te meparshme te tille me pranimet ne univeristet qe ka rezultuar e sukseshme ne drejtim te luftes kunder rryshfetit.Prinderit dhe studentet paguanin pedagoget ne ate kohe per tu pranuar ne universitet por kesaj situate shkaterruese per arsimin e larte iu dha fund nga ministria e arsimit. Qeveria e sales jo vetem qe nuk mori asnje nje mase kunder korrupsionit ne arsim perkindrazi e nxiti me tej korrupsionin per te lene ne fuqi anarkine qe ai te fitonte ne zgjedhje aq sa here te donte.
    Per mesuesit pa arsim e duhur eshte e drejte te hiqen, per mesuesit jashte profilit do te ishte mire te vendoseshin ne profilin perkates sepse ata aktualisht jane ne pune dhe kane nje experince ne mesimdhenie-
    Do ti duhet shume kohe shqiperise te arrije ne stadin kur emerimet ti beje drejtoria arsimore e rrethit pa marre rryshfet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje