Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Lindita Nikolla, vizitoi sot pasdite ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimit, ku ndoqi nga afër zbatimin e masave të sigurisë në procesin e hartimit të testeve të mësuesisë që do të zhvillohet nesër për kandidatet që kanë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”.
Kjo risi zbatohet në kuadër të vendosjes të një sistemi të ri që vendos kryefjalën tek cilësia, transparenca dhe meritokracia.
Ministrja Nikolla u shpreh se korrupsionit i jepet përgjigjja e merituar me një të sistem të shëndetshëm, i cili i kthen autoritetin mësuesit, duke aplikuar kritere të forta miradministrimi dhe testimi:
“Ky është një sistem i ri rekrutimi në arsim, një sistem besoj, që rikthen meritën, por ajo që është e rëndësishme, shëndetshëm dhe argument i fortë kundër korrupsionit për emërimet në arsim.”
Ministrja bëri të ditur se janë rreth 8100 mësues që kanë plotësuar portalin, të cilët do të testohen në 12 qarqet e vendit. “ Janë verifikuar të gjithë dosjet e tyre. Është bërë transparenca e nevojshme dhe publikimi për çdo qark. Testimi do të kryhet në 12 qarqet e vendit, përkatësisht në 29 vendtestime. Janë marrë të gjitha masat, në kushte të rrepta sigurie” – u shpreh ministria Nikolla.
Për të hartuar përmbajtjen e testit janë angazhuar pranë AKP-së 30 specialistë, vlerësues të certifikuar në profile të ndryshme, nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, Instituti i Zhvillimit Arsimor dhe Inspektoriati Shtetëror i Arsimit.
Këta specialistë janë ngujuar në një nga ambientet e kësaj agjencie dhe monitorohen rreptësishtë nëpërmjet kamerave të sigurisë. Ata nuk lejohen të kenë asnjë formë komunikimi me jashtë, duke mos pasur akses në internet, celularë apo të tjera mjete komunikimi.
“Këtu është një kamera e gjithë institucionit. Këtu janë vendet ku janë aktualisht të gjithë mësuesit. Ata janë në kushtet e një sigurie dhe transparence të plotë, vëzhgimi të plotë. Këtu ka bllokues të zhurmuesve të celularit. Padyshim që celularët mungojnë.
Nuk ka asnjë lidhje me internetin për të pasur një besueshmëri dhe siguri maksimale të operacionit të hartimit të tekstit dhe deri te çuarja në vendet e testimit. Ata do të dalin vetëm pasi të mbyllet procesi i testimit dhe të fillojë mbledhja e testeve në 29 qendrat e testimit”, shpjegoi ministrja Nikolla.
Ndërsa një drejtoresha e AKP-së Rezana Vrapi, shpjegoi se gjithçka do të korrigjohet në mënyrë kompjuterike, duke rritur në maksimum besueshmërinë. “Do të korrigjohen nga kompjuteri, pra pjesa njerëzore këtu është hequr. Kështu që besueshmëria është absolute”
Po ministrja do ta beje testin ?
——————————————————————————–
Qesharake …. cpo beni o shqipetare ? Iku kultura dhe intelektualet dhe bete “corb” Shqiperine.
Te gjithe zbriten nga malet dhe provincat na u bene mesues brenda dites me “Diploma” fallco apo me leke nen dore.
Tiransit me pare shkonin ne Universitet me mesataren 8 e siper, kurse Provoncialet i lejohej te vinin ne Universitet me mesataren 6 … ku 90% e tyre ngeleshin.
Kurse sot te gjithe maloke e provinca, katune e malesi me 2-3 Diploma apo Mastera (me miq apo leke, me dashnore apo dashnore) dhe qe per cudi nuk dine te shkruajne apo flasin me gramatike.
———————————————————————————-
O Z.Rama,
nuk behet kultura me “zorr”, pa intelektuale te mirefillte dhe kulture qyteterimi shume vjecar … sic ishte dikur Tirana.
Shqiperia sot,
teper e varfer nga kultura dhe intelektualet e mirefillte qe sot e kane lene vendin per shkak te luftes-civile qe beri krimineli koherave, spiuni komunist “Penicilina” Sali Berisha … kerkojini dosjen dhe do te habiteni cfare i ka bere popullit dhe shokeve Ky katil veriu.
Po mor po me fjale ,po komshia ime 59 vjec ,filloi mesimin edhe pse pa plotesuar kushtet e mesiperme.Nuk votova per dy standarte.
I dashur kryeminister mos bjer ne batakun e te pa afteve qe po mbushin rradhet e arsimit Ska me turp po i mbushni shkollat me kalamaj drejtues me eksperience zero e me mastera e diploma fallco apo te marra ne rruge te dyshimta Po ulet ne ate far feje dinjiteti i arsimtarit saqe eshte bere nje legen i madh sa qe nuk ka se si te rrefehet me goje Po pergatisni nje brez servil,te pa afte per te cuar te ardhemen perpara Mjer ne se cfar po na gjen
hasan,mos duhet te presesh qe shqiperine ta bejne ”profesoret” e GYLEN-it!!??apo gyzelat qe studiojne ne Arabie!!!
Nuk kane shkuar asnjehere me mesatare 6 maloket, e njejta mesatare ka çene ne gjithe shqiperine. Bursat me te mira ndaheshin ne qytete Tirane a to qe ngelnin, neper rrethe. JU NGA TIRANA, NUK ESHTE NYU JORK, LONDON APO VIENE. TIRONA SI TE TJERAT KA QENE ……??.
Meqenese e keni dhe tek titulli ate 8100 ku e gjetet??po qe po genjeni kete e dini apo varja.,beni verifikimin po patet kohe http://mesues.arsimi.gov.al/index.php/testimi
Dhe sa per dijeni kjo eshte thjesht fasade nga qeveria me vjen keq qe arsimi perdoret per politike,jan hequr kandidate thjesht per burokraci sepse i plotesonin te gjithe kushtet.turp