Ministri i Mjedisit Lefter Koka e ka cilësuar alarmte situatën për gjendjen e pyjeve në Shqipëri, ndërsa shprehu nevojën e menjëhershme të një ligji të ri, të një moratoriumi dhjetëvjeçar që të ndalë prerjet.
I thirrur në interpelancë për gjendjen e rëndë të pyjeve në Shqipëri nga deputeti Piro Kaporani, Koka ka theksuar se që nga vitet ’90, pyjet janë dëmtuar shumë.
“Kontributi i pyjeve shqiptare është shumë i madh në ekonominë e vendit, ku gjatë 24 viteve janë bërë ndërtime të jashtëzakonshme duke prerë pyjet dhe ku ende mund të shihet se çfarë bëhet atje në minierën e Bulqizës, ku janë drurët që digjen e vazhdohet të abuzohet e 133 specialistë, nuk kanë se çfarë të bëjnë.
Përveç moratoriumit, në ligjin e ri do të kërkojmë kalimin e fondit të pyjeve në varësi të komunave dhe bashkive dhe një specifikim të mirë të numrit të specialistëve që do të merren me to”, tha Koka
Ministri ka shpjeguar se në vitet 1990, pyjet janë dëmtuar shumë dhe duhet pasur parasysh se ato duan vite të rinovohen.
“Sot janë 40 mijë ha që duhen pyllëzuar, që janë djegur dhe kostoja mesatare e një ha është 2 mijë euro, kur do të duhen të paktën 10 vjet që të rriten.
Pra, sektori i pyjeve kërkon durim, edhe kur në mënyrë të padrejtë nga njerëzit mund të paragjykohet, se rezultati nuk është për politikë, por në shërbim të fëmijëve tanë”, tha ai. /gj.k/
Ci kane bere ketij vendi keta politikanet barbare te ketij vendi, zot ruajna mendjen, 2000 euro per 40.000 ha jane rreth 80.000.000 euro te shpartalluara ky vend eshte kafshuar e copetuar sikur te ishte mall pa zot. Kush do i paguaj keto krime?
shiko ku ka aritur puna LSI kerkon moratorium per druret dhe rilindja qe mori
votat per ta bere nuk thote nje fjale te vetme .kulmi!!!!!!
kejs !!! po cfar lidhje ka LSI-ja ? pse cdo gje doni ta ktheni politike …i takon ministrit te mjedisit te meret e te vendose se cfar duhet bere.
timeta;
po pse vetem pyjeve? nga do qe ta nisesh qofte edhe simbas alfabetit,se pyjet jane nga fundi meqe filloin me p, i themi neve ketej : si eshte bere xha memeti,se lan as lumi as deti.
DUHET ndaluar me ligj prerja e pyjeve per 10 vjet dhe kush te kapet te denohet 10 vjet burg,po ashtu duhet te mbillen me miliona rrenje te reja te kompensohet masakra qe kane bere hajvanet per 24 vjet.