Rruga e re Tiranë- Elbasan është bllokuar.
Shkak është bërë një masiv i madh dheu që është shkëputur në fshatin Ibë.
Rruga është bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit.
Policia e Shtetit informoi sot në mëngjes se shkarja e dheut vazhdon duke vënë në rrezik rrëzimin e shtyllës së tensionit të lartë, por dhe disa banesa.
Për këtë arsye është ndërprerë qarkullimi i mjeteve në të dy krahët e rrugës Tiranë dhe Elbasan, ndërsa Policia Rrugore ka marrë masa duke vendosur patrulla në të dyja anët e rrugës për të orientuar drejtuesit e mjeteve për të qarkulluar në drejtim të Elbasanit nga Durrësi./b.l
Punet e Sali shpellarit. Pune shkel e shko, sa per fushate..!!