SPECIALE/ Projektligji “Veliaj” për dosjet: Prioritet informimit dhe lustracion brenda kuadrit kushtetues

16 Dhjetor 2014, 20:45Sociale TEMA
SPECIALE/ Projektligji “Veliaj” për dosjet: Prioritet

 

Projektligji që ka depozituar sot ministri Veliaj, është është i ngjashëm me versionin gjerman të ligjit për dosjen ku i jepet prioritet informimit dhe lustracioni zhvillohet brenda kornmizave kushtetuese për të mos prodhuar një konlikt të ri me Kushtetutën.

Projektligji titullohet “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, synon transparencën dhe mundësimin për çdo të interesuar të së drejtës për informim mbi dokumentet e ish­Sigurmit të Shtetit.

Fusha e veprimit shtrihet tek dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit të periudhës 29 nëntor 1944 deri 8 dhjetor 1990. I hartuar në dritën e standardeve ndërkombëtare për lustracionin1 dhe jursiprudencës së Gjykatës Kushtetuese shqiptare2 në këtë fushë, duke mbajtur në vëmendje edhe modelin e legjislacionit gjerman.

Projektligji së pari, garanton transparencën, të drejtën për informim dhe mundësitë e aksesit tek informacioni, pa shkelur të drejtën kushtetuese për jetë private e duke mbajtur në konsideratë rregullat në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe së dyti, përmban elementë të lustracionit, në masën që kjo është e lejueshme nga Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese.

Autoriteti për Informimin me të Dhënat e ish­Sigurimit të Shtetit

Autoriteti për Informimin me të Dhënat e ish­Sigurimit të Shtetit, si person juridik publik, i pavarur, përgjegjës për mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish­Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, i përbërë nga 5 anëtarë, të zgjedhur nga Kuvendi, nga radhët e shtetasve të shquar, me integritet të lartë profesional e moral3, të cilët, ndër të tjera, duhet të përmbushin edhe kriterin e pastërtisë së figurës. Në funksion të ofrimit të garancive maksimale të pavarësisë, është parashikuar zgjedhja e anëtarëve fillimisht me shumicë të cilësuar, e vetëm në rast se dështohet të zgjidhen me këtë procedurë, anëtarët zgjidhen me shumicë të thjeshtë, në votimin e dytë. Autoriteti është parashikuar të funksionojë si organ kolegjial, i mbështetur në veprimtarinë e tij nga një Sekretariat Teknik. Rregullorja e funksionimit të tij dhe struktura e organika e Sekretariatit Teknik miratohen po nga Kuvendi.

Procesi i mbledhjes së dokumenteve

Në funksion të përmbushjes së kompetencave të tij në mënyrë efiçente dhe me efektivitet, është parashikuar arkivimi i dokumenteve nga Autoriteti, në përputhje, perveçse me këtë ligj dhe rregulloren e funksionimit të tij, për aq sa është e mundur, edhe me legjislacionin në fuqi për arkivat. Për identifikimin dhe mbledhjen e dokumenteve parashikohet detyrimi i të gjitha autoriteteve publike dhe arkivave4 të mbështesin Autoritetin në gjetjen dhe mbledhjen e dokumenteve. Ky proces funksionon në dy mënyra: 1. Vënia në dijeni e Autoritetit, kryesisht, nga autoriteti publik apo arkiva kur këto janë në dijeni apo konstatojnë, gjatë përmbushjes së detyrave, se zotërojnë dokumente të ish­Sigurimit të Shtetit apo kopje ose dublikata të tyre; dhe 2. Me kërkesë të Autoritetit, kur ky ka arsye të mendojë se dokumente të caktuara mund të gjenden pranë një autoriteti publik apo arkive. Detyrimi për vënien në dijeni të Autoritetit mbi ekzistencën e dokumenteve dhe vënien në dispozicion të tyre, rëndon edhe mbi personat fizikë ose juridikë privatë. Mospërmbushja e këtij detyrimi prej këtyre të fundit është parashikuar të përbëjë kundravajtje administrative.

E drejta për informim

Projektligji përcakton rregulla dhe procedura të detajuara për garantimin e të drejtës për informim për personat për të cilët ish­Sigurimi i Shtetit ka mbledhur të dhëna, bashkëpunëtorët e ish­Sigurimit të Shtetit, të favorizuarit, rrethin e trashëgimtarëve të këtyre të fundit, institucionet, të interesuarit për qëllime hulumtuese, historike e të rivlerësimit politik dhe median. Rregullat janë të individualizuara sipas subjektit kërkues, duke garantuar, për çdo rast, të drejtën e jetës private të të tretëve, sipas vlerësimit të interesave të ligjshëm konkurrues.

Elementët e pastërtisë së figurës për zyrtarët

Këto elementë janë integruar në mënyrën e vetme që nuk ngre çështje kushtetutshmërie që lidhen me parimin e ndarjes së pushteteve dhe statusin kushtetues të zyrtarëve dhe as me nevojën miratimit të ligjit me shumicë të cilësuar apo të ndërhyrjes në ligje organike, përmes një “konvertimi” ligjor të orientimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke parashikuar detyrimin e Autoritetit të krijuar me këtë ligj, të informojë, deri në 5 vite5 pas hyrjes në fuqi të ligjit, mbi figurën e zyrtarëve, institucionet kushtetuese dhe autoritete të tjera publike, kur kjo kërkohet prej këtyre të fundit për vlerësimin e cilësive etike, morale e profesionale6 të kandidatëve për t’u emëruar apo promovuar në pozicione të larta të shtetit. Këtë detyrim për informim, Autoriteti e ka edhe për zyrtarët e zgjedhshëm kur kjo i kërkohet prej vetë atyre. Detyrimi i Autoritetit përbën, njëkohësisht, mundësi për institucionet që zgjedhin e emërojnë zyrtarë të lartë dhe për kandidatët për funksione të zgjedhshme për transparencë.

 

13 komente në “SPECIALE/ Projektligji “Veliaj” për dosjet: Prioritet informimit dhe lustracion brenda kuadrit kushtetues”

  1. aldo says:

    me ne fund dicka konkrete dhe reale per te zbardhur krimet e komunizmit. bravo veliaj

    1. Megi says:

      Dosjet do ta tregojn nese jane te paster apo jo. Nese kane qene spiun do hiqen si ministra. Ku qendron problemi?!

    2. Timi says:

      Shume interesante. Eshe ne gjermani keshtu eshte bere.

    3. Jaume says:

      opa opa e hongren komunistat
      urojme qe te jete e paster kjo pune

      http://bit.do/Fillon-hapja-e-dosjeve

    4. sala says:

      kijeni pak kujdes ate dosjen e saliut aman, apo qenve qe i vijne nga pas. populli duhet t’i dije poshtersite ne komunizem te ketyre qe sot hiqen si demokrate

    5. Agimi says:

      Mendoj se eshte shume e drejte. Me mire vone se kurre. Eshte e padurueshme qe te bejne moral njerez te cilet kane nje dosje me krime te ndryshme nga koha e komunizmit. Eshte e drejte qe njerezit te dijne se cilet kane qene me te zellshmit, cilet kane qene me te pameshirshmit, cilet kane marre ne qafe jetet e pafajshme te njerezve te thjeshte.

    6. aneta says:

      E ci duhet Velise puna e hapjes se dosjeve.Kete e vendos vete Edi Rama se sa per Veline,ai ben mire te pastroje figuren e tij me vjedhjet qe ka bere tek Mjafti.Dhe per te mbuluar ato cunat e gocat e Mjaftit i ka rregulluar neper Ministri.

  2. Humor kinez .rilindja do hapi dosjet.mund te me thoni me ke?me te birin e myslym pezes?apo te sul bushatit?apo nipi hajredin celikut?apo cuni hamit beqes?ahhhh po do ti hapi spartak braho.kriminel komunist.pfffff nje farse e turpshme.

    1. arber says:

      Cunat e atyre qe permend ti nuk i duheshin per spiuna.Spiuna jane bere ata qe u sherbenin per te rregulluar biografine mor cun.

  3. Mira says:

    Vetem spiunet kane frike nga hapja e dosjeve. Eshte nje gje qe duhet bere patjeter.

  4. roberti says:

    iu fut frika “demokratve” te lulit dhe sales, shif kur te hidhen ne sulm tani si ky trapi ne komentin e mesiperm qe me siguri eshte spiun sigurimi

  5. udb says:

    Te hapen dosjet e spiuneve ne sherbim te te huajve.Ata qe vepruan brenda vendit,kunder llumit shqiptar i cili duket qe nuk ka vene mend,te nderohet kontributi i tyre per sigurimin e vendit.Veliaj,ki kujdes,mos u bej loder e atyre qe duan te bejne gallte me shqiptaret.Kerko qe edhe serbi,greku,amerikani,anlezet,italianet,gjermanet etj.te ndihmojne edhe ata duke hapur dosjet e spiuneve te tyre ne Shqiperi!

  6. atdheu says:

    Veliaj,e ke ne rregull Kushtetuten per kete problem?Ajo eshte antishqiptare qe cenon pavaresine dhe integritetin e vendit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje