Arrestohen "Babagjyshët" e TEG, Policia shkatërron grupin e struktuar kriminal (VIDEO)

17 Dhjetor 2014, 18:19Sociale TEMA
Arrestohen "Babagjyshët" e TEG, Policia shkatërron grupin e

Policia ka arrestuar grupin kriminal, autor edhe i grabitjes spektakolare të një viti më parë në qendrën tregëtare TEG, në periferi të Tiranës.

Grupi ka në përbërje 8 vetë, mes tyre të arrestuar dhe të shpallur në kërkim.

Një vit më parë të vëshur si babagjyshë të vitit të ri, ata grabitën nën kërcënimin e armëve një argjendari te TEG.

Policia ka dokumentuar grabitjen edhe të disa argjendarive të tjera, brenda dhe jashtë vendit. Mes të arrestuarve është Ilir Kupa, i cili gjendet në qeli për një vepër tjetër penale.

Një tjetër grabitës është Miljan Elezi, i vrarë në një përpjekje për grabitje në Maqedoni.

 

Njoftimi i policisë

 

Në datë 16.12.2014, pas një pune disa mujore, të mirorganizuar me metodat speciale të hetimit, në bashkëpunim ndërmjet Prokurorisë për Krime të Rënda, Drejtorisë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorive të Policisë në Qarqet  Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Dibër, Shkodër dhe Lezhë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “BABAGJYSHET”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve të rënda kriminale të kryera nga një grup i organizuar kriminal si dhe arrestimi i 3 prej anëtarëve të këtij grupi. Policia ka arrestuar shtetasit:

Ndërkohë një tjetër pjesëtar i grupit, Ilir Kupa, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë në Greqi për vepra të rënda kriminale, është arrestuar më parë nga policia dhe aktualisht ndodhet në burg prej muajit janar të këtij viti. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Kupa ka qenë edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal.

Janë shpallur në kërkim pjestarët e tjerë të grupit  kriminal  dhe konkretisht:

Një nga pjestarët e këtij grupi kriminal, A.T., është vrarë në muajin korrik 2014 në Dibër të Madhe gjatë grabitjes me armë të dy argjendarive.

Ky grup kriminal, gjatë viteve 2013 dhe 2014 ka kryer vjedhjet  e mëposhtme:

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e banimit dhe punës së këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

Strukturat e Policisë së Shtetit po punojnë në vazhdimesi për dokumentimin e plotë të veprave të tjera penale të kryera nga ky grup kriminal.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale të “Vjedhje me armë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nent 140, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

18 komente në “Arrestohen “Babagjyshët” e TEG, Policia shkatërron grupin e struktuar kriminal (VIDEO)”

  1. Daja pri Priskës Vogël says:

    Lajm shumë i bukur, shenjë profesionalizmi i Policisë. Bravo çuna!

    1. LORA says:

      Vertete lajm i shkelqyer;ndjej vec mirenjohje per rritjen e suksesit dhe profesionalizmit te Policise se Shtetit.
      Sec kam pershtypjen se keta kusaro-bandite duhet te jene furnitoret e pare te dyqanit te argjendarise se bashkeshortes se xhelal mziut te Kamzes.Vihet re,ne kronologjine e krimeve te tyre,se ato datojne pas humbjes se pushtetit te nahijes brekedhjere.
      I cuditshem ky korrelacion????Per mua ,JO.

    2. Operatori says:

      djemte avash avash po ia marrin doren megjithese jane shume fillestar

      http://bit.do/babagjyshet-e-teg-video

    3. adri says:

      Shteti eshte sic eshte sic eshte kryetari i shtetit (Qeverise). Nese kryetari i Qeverise eshte i zgjuar , i drejte dhe nuk eshte vagabond dhe shteti i tille eshte dhe qe fatmiresisht Shqipetaret kane shansin te kene aktualisht, kane me ne fund nje qeveri te pergjegjeshme qe mendon per njerezit dhe punon per ta eshte e pergjegjeshme me ne fund pas 24 vjetesh torture.
      I lumte Edi Rames dhe Ilir Metes si dhe te gjithe atyre djemeve dhw vajzave si dhe cdo personi qe po punon per rimekembjen dhe zhvillimjn e Shqiperise dhe pastrimin e saj nga hajdutet qe sjellin vetem mjerim.

  2. niazi. says:

    BRAVO….POLICIA NEN DREJTIMIN E SAIMIR TAHIRIT DHE DIDIT….NJE BRAVO TE MADHE SHKON PER GJITH POLICET DHE POLICINE E SHTETIT…..PPO I KETHENI…EMRIN SHTETIT…NUK KAM ME FJALE JAM KRENAR DHE SHUME I EMOCIONUAR NGA PUNA DHE REZULTATET NE VENDOSJEN E LIGJIT….

  3. VL says:

    HA HA HA,per vit te ri vodhen,per vit te ri u kapen ?

  4. fieraku4u says:

    KJO ESHTE POLICIA SERIOZE DHE PROFESIONALE…BRAVO

  5. berti says:

    o niazi qetesohu mor burre mere me qetesi

  6. xhino says:

    hallall Djemve te Policise se Shtetit

  7. Tarrasi says:

    A nuk e shikoni dhe nuk e keni degjuar se I kane zbuluar Maqedonasit se kane vrare ne Diber te Madhe o palla ka………..it

  8. Babagjyshi says:

    Thone qe per kapjen e babagjysheve, policet ishin veshur si santa, me nje ndryshim qe dreret i kishin zevendesuar me Gomere.

    1. Santa me gamor says:

      O sa kom qesh. Pse s’e thua troc qe paskan qene ato “santat” e Krrabes…

  9. Treviso says:

    Keto u kapen dhe shyqyr qe u kapen. Po ato qe i leruan nga burgu keto kriminele a do te mbahet ndonje qendrim?

  10. andi shkoder says:

    Po a nuk e kujtoni ore entuziaste se ngjarjen e zbuloi Ilir Kupa sepse nuk donte ta ekstradonin ne Greqi? KJo “merite” i shkon vetem atij e aspak cunave te Cajes.

    1. anonimi says:

      Po ore Andi po. Jepi cezarit ate qe i takon. Policia e tanishme eshte vite drite perpara me ate te para 23 Qershorit

      1. fshatari says:

        Se c`mu kujtua Max Velua…ndersa KETU DEL NJE b..Q Andi nga Shkodra dhe ne vend te uroje policine e Shtetit per profesionalizem,flet marrina

  11. POLICI=Portokalli–Po mire vjedhjen me 18 12 2014 e paskan ber paradhenie,se kjo date kur eshte bere deklarata e policise skishte ardhur akoma!!!!!!!!!!!Po me te plagosurin si i behet ????

  12. Ne rrefimet e tij para disa muajsh Julian Sinanaj,tregonte se kush e ka bere vjedhjen,ne qendren tregtare TEG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje