VIDEO LAJM/ Arrestimi i njërit prej “Babagjyshëve” të TEG-ut

18 Dhjetor 2014, 11:06Sociale TEMA

Ky është momenti kur njëri nga “Babagjyshët” e TEG-ut, Julian Qerushi, është shoqëruar në Policinë e Tiranës.

28-vjeçari nga Borizana e Fushë Krujës u vu në pranga në zonën e Tiranës së Re, në një lokal, mbrëmë rreth orës 20:30, teksa mbahej nën vëzhgim.

Në operacioni që zgjati rreth 48 orë, u kapën 3 nga anëtarët e grupit kriminal që vidhnin me armë, ilir Kupa është në burg për një tjetër vepër penale, 1 prej anëtarëve të bandës u vra në gusht në Maqedoni, ndërsa 3 të tjerë janë në kërkim.

Rreth një vit më parë, 4 “Babagjyshë” vodhën  nën kërcënimin e armëve një agjendari në qendrën TEG.

Pas një hetimi të gjatë, policia dokumentoi gjithë vjedhjet e grupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje