Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka udhëtuar ditën e sotme drejt Vlorës.
I shoqëruar edhe nga ambasadori gjerman, Tahiri ka bërë një inspektim në Portin e Vlorës.
Vizita e Ministrit të Brendshëm në Vlorë vjen një ditë pas tentativës për të udhetuar drejt Gjermanisë i një grupi të madh qytetarësh, të cilët ishin mashtruar se mund të përfitonin azil në Gjermani.
Në takimin që Saimir Tahiri ka zhvilluar autoritetet portuale dhe policia thanë se kishin sinjale për këtë tentativë dy- tre ditët e fundit dhe ndërhynë për t’i ndaluar.
Ministri u interesua edhe për mënyrën e trajtimit të rasteve të dyshuara që mund të udhëtojnë në zonën shengen në mënyrë të parregullt.
Në prononcimin e tij për mediat Tahiri tha se “autoritetet shqiptare janë shumë të angazhuara për të hetuar çdo rast trafiku apo tentativë për të mashtruar qytetarët, duke u premtuar azil”.
“Erdhëm këtu në portin e Vlorës pas asaj që ndodhi dje, ku qytetarë të mashtruar, me idenë se mund të shkonin në Gjermani apo në vende të tjera të Bashkimit Europian për të kërkuar azil, krijuan një situatë jo pak problematike. Unë jam këtu për t’i bërë të ditur çdo qytetari shqiptar që është absolutisht e pamundur të marrësh përsipër të bësh një udhëtim në vendet e Bashkimit Europian, për të kërkuar azil dhe në këtë mënyrë, për t’i dhënë një zgjidhje problemeve ekonomike apo problemeve të tjera.
Nuk ka asnjë mundësi që në vendet e Bashkimit Europian të kërkohet azil.
Shqipëria është një vend i sigurt, ku respektohen liritë dhe të drejtat themelorë të njeriut. Ashtu siç është me mundësi zero të shkosh dhe të mashtrosh autoritetet, qoftë këtu apo në autoritetet në Bashkimin Europian. Policia po zhvillon hetime të plota, të cilat nuk ja të përqendruara vetëm në Vlorë, por në disa qarqe të vendit. Deri tani janë 5 qytetarë të arrestuar, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
Unë do t’i inkurajoja qytetarët të denoncojnë mashtruesit ose organizatorët e kësaj sipërmarrje të çmendur dhe do t’i ftoja qytetarët të ndanin me ne çdo informacion lidhur me njerëz të cilët përfitojnë nga qytetarët shqiptarë para, për t’i përplasur pastaj kundër autoriteteve, si këtu apo si në vendet e Bashkimit Europian. Hetimi është i shtrirë në disa qarqe. Do të vijojmë. Dhe askush që deri më sot ka organizuar këtë rrjet të paligjshëm të azilkërkuesve potencialë do të shkojë përpara drejtësisë”,- u shpreh Ministri i BrendshëmTahiri.
Tahiri më tej tha se nuk ka pasur fluks për azil nga qytetarët shqiptarë para asaj që ndodhi dje. Ai tha se policia do hetojë deri në fund për këtë çshtje, ndërsa u beri thirrje qytetarëve të mos provojnë të kërkojnë azil të paligjshëm.
“Nuk ka pasur fluks përpara asaj që ndodhi dje. Nga vërtetimet paraprake ishin diçka më shumë se 300 qytetarë të tjerë, të cilët kishin prenotuar udhëtimin po mbi bazën e azilkërkimit në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian. Kjo, sigurisht, nuk mund të ndodhë më, jo vetëm në Vlorë, por në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Shqipërisë. Po bashkëpunojmë, ndërkohë, me partnerët, sidomos me partnerët me të cilët kemi regjim të relaksuar të udhëtimit, vetëm me Kartë Identiteti, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mos shfrytëzojnë mundësinë për të udhëtuar nga këto vende, po për të njëjtat qëllime, për azilkërkimin e paligjshëm.
Unë e gjej edhe një herë rastin për t’i bërë thirrje qytetarëve që të mos e provojnë. Është harxhim kohe dhe mbi të gjitha harxhim parash, i panevojshëm, sepse nuk mund të shkosh në asnjë vend të Bashkimit Europian dhe të kërkosh azil. Siç i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, që jo vetëm të mos e provojnë, por edhe të ndajnë informacion me Policinë e Shtetit që këta mashtrues t’i vëmë para përgjegjësisë. Këta njerëz që shfrytëzojnë të tilla momente për të përfituar para, qoftë edhe nga varfëria ose nga shpresa e njerëzve për një jetë më të mirë, duhet domosdoshmërish të shkojnë para drejtësisë. Ne jemi shumë të vendosur të garantojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve, por njëkohësisht, të garantojmë sigurinë në pikat kufitare”, – tha Tahiri.
“Hetimet të plota do të ketë, edhe financiare, për kompanitë e tyre, të cilat deri më sot kanë fituar para nëpërmjet këtyre mënyrave. Është e pamundur të zhvillohet një biznes në Shqipëri, në kurriz të disa bizneseve të tjera të ndershme. Të zhvillohet një biznes duke mashtruar qytetarët për azil në vendet e Bashkimit Europian. Siç është e pamundur të përfitosh nga shpresa e njerëzve për një jetë më të mirë, duke i premtuar parajsën, nëpërmjet azilit të paligjshëm në vendet e Bashkimit Europian. Jemi shumë të vendosur që lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, për cilindo qëllim, në vendet e Bashkimit Europian, ta garantojmë duke evituar që të ketë disa që shfrytëzojnë këtë mënyrë për të kërkuar azil në mënyrë të paligjshëm”, përfundoi Tahiri nga takimi i tij në Portin e Vlorës. /j.h
ORE KOKEDERRE NUK MUND TI NDALON QYTETARET PER TE LEVIZUR POR DUHET TI PUNESON JO TE VDESIN PER BUKEN E GOJES E TE JETOJNE NE VARFERI EKKSTREME OR RILINDJA E LESHIT
Dakort! Po ku do te punesohen? Te shkojne e te kthehen ,apo te kerkojne azil dhe perse? Shqiperia ,pavarsisht nga veshtiresite ekonomike dhe varferia, nuk eshte ajo e viteve ’90. Politikisht mund ta trajtosh si te duash dhe fajin tia hedhesh situates se rende ekonomike dhe jo atyre qe duan te perfitojne nga kjo situate per te vene pasuri. Pra trafikanteve.
Shko e meso qe te shkruash shqip dhe pastaj eja dhe komento! Ku do te shkosh ti ore shpellar qe je aq analfabet sa nuk ti hedh njeri qurrat dhe jo me syte?
RE TI QE FLET KUSH ESHTE NE VARFERI EKSTREME RE FSHATARI QE MORI TOKEN DHE NUK E PUNON TE GJITHE ISHIN FSHATARE NGA VLORA O LLUMI IKNI PUNONI TOKEN
Pertej fabules se kush kujt i tha cfare,kjo ngjarje eshte tregues i gjendjes mjerane te nje pjese te madhe te shqiptareve. Nuk mund te pretendosh thjesht se nje pjese jane naive,qe mashtrohen lehte.Njerez shpresehumbur,qe konsiderojne se s’kane cfare humbasin apo cfare lene prapa,jane gati te marrin rruget. Kjo tregon se shpresa dhe perspektiva pozitive jane ende ne gjenje kome! Duhet shume kohe dhe mund per ta ringjallur apo “rilindur”!!!…
papunesi dhe ekonomi e dobet. jam dakort ne nuk jemi nje vend i pasur, kemi papunesi por duhet te punojme dhe te ndertojme vendit dhe jo te ikim.pastaj keto qe duan azil nuk po kerkojne azil ekonomik por POLITIK dhe kjo teze qe thua bie. eshte e logjikshme pasi si azilante ekonomik nuk do te kishin te drejte azili. te ndjekur politik nga kush dhe pse po ndiqen? te dale vetem nje shqiptar qe pretendon se po ndiqet politikisht vetem nje. REALITETI eshte se keto jane vecse endrra per cdo njeri qe kerkon nje jete me te mire por jo te gjithe nuk kane mundesi punesimi se thuajse te gjitha tokat rrine te papunuara.me kete rast do te detyrohet BE te heqe dhe te drejten e levizjes se lire. kerkoni rruge tjeter mbase dhe punesimi neper europe por jo keshtu. 99% do te kthehen mbrapsht dhe jane te zhytur ne borxhe. 1% e shumta per qellime hakmarrje mbase marrin te drejte qendrimi. por edhe kesaj po i del boja pasi shume dokumente dalin fallco nga te ashtuquajturat shoqata pajtimi te cilat jane te korruptuara(jo te gjitha)
Allah allah, milet i cuditshem, kujtuan se u hap porti.(~:~)
Tentativa e Berishes qe te krijoje rremuja ne Shqiperi qe te shfrytezoje te dobesoje si anen politike brenda ashtu edhe jashte vendit, nuk ka kufi. Shfrytezohen disa injorante per te krijuar artificialisht nje gjendje kaotike, me preteksin se njerezit po vuajne per buken e gojes dhe po persekutohen nga qeveria e tanishme.
Ai qe ka ndermend qe te ike jashte rrugen e ka te hapur sepse nuk i duhen viza. Perse duhen krijuar “eksode” imagjinare me nje turme analfabetesh? Ai qe do te shkonte me autobuz nese i kishte dokumentat e rregullta nuk do te ndalohej nga policia italiane ne kufi, por ndersa ai qe nuk i ka te rregullta do te kthehej menjehere. Ai qe deshiron qe te shkoje ne Gjermani, perse duhet te beje te tilla tentativa me autobuz diku ne Itali dhe pastaj me mjete te tjera deri ne Gjermani? Le te marre avioni dhe te shkoje direkt atje ku eshte nisur, duke kursyer kohe dhe leke.
Por ky “eksod” imagjinar i krijuar nga shpellaret e Berishen e kane qellimin diku tjeter!
Kush e ndjen veten te persekutuar ne Shqiperi? Asnjeri perveç krimineleve dhe ata qe duan qe te shkelim ligjin ashtu siç kane bere deri tani. Ata qe duan anarshi dhe jo shtet ligjor, le te ikin dhe te shikojne qe nga shiu do te bien ne bresher. Dhe pikerisht Gjermanine kerkojne ata si shpetim???? Ne Gjermani zbatohet ligji pa patur parasysh se kush je dhe kujt i perket. Edhe per ata qe vjedhin energjine elektrike ka vendime me burgim. Vjedhja eshte vjedhje kudo ne boten e qyteteruar dhe denohet ne baze te ligjit. Te mos flasim per nje venie “hu gardhi” pa leje, qe nuk te fal njeri.
Vetem fakti qe sa shume shqiptare kane provuar qe te shkojne ne Gjermani dhe shumica e tyre jane kthyer mbrapsh nga erdhen sepse nuk qendronin dot jo vetem nga ana e zbatimit te ligjit ne menyren te rrepte ashtu edhe nga ajo qe pa dokumenta nuk te mban njeri. Azilin ta harrojne, nese nuk ke nje arsye shume te forte(jo ekonomike).
Shumica e shqiptareve u mesuan ne Greqi dhe Itali qe shteti ne shume raste eshte rrumpalle dhe kujtojne qe dhe ne Gjermani do te gjejne te njejten gje, gabohen shume.
Ketu po vdesin njerzit per buke, ca servila te pushtetit qe ndoshta kane ndonje vend ne administrat kritikojne tentativen e njerzeve per nje jete me te mire,jane pa pune oooooooooooo servila,nuk u cojne dote nje cokollat femijve ne darke,dritat ua pret,ujin po ashtu,vende pune hic,rendi cop cop,nafta ne maje,ushqimet ne stratosfer..doni qe tu bejne fresk?
OR KRITIKE I LESHIT NUK SHKRUHET SHKOSH POR SHKON,NUK SHKRUHET QURRAT POR QYRRAT.JO-KU DO TE SHKOSH POR KU DO CE TE SHKON MESOE SHQIPEN MIRE OR ANALFABET MANDEJ KRITIKO.
ueeee shqipja e varfer….ky edhe kembengul…. ca injoranze…
Shko mer egersire e shpellave te veriut. U rrokullise ne tirane e kujtove se te erdhen mendte ?
I kam prinderit rreth moshes 75 vjec ,banojne ne shqiperi, une vete jam ne perendim. Te dy punojne ende dhe arrijne te paguajne shpenzimet e tyre, qe nga energjia elektrike qe s kane lene kurre nje muaj pa paguar e deri tek shpenzimet e spitalit. Kur shkojme ne marrim edhe dhurata me vete prej tyre. Si ka mundesi qe per te rinjte s paska pune dhe per keta ka pune? Po ti shikoni lokalet jane te mbushura plot dhe pastaj ankohen per varferi. Tani qe po u kerkohen pagesat e energjise e te ujit u bien me qafe emigranteve. Si nuk u vjen turp!! Njerez te papergjegjshem. Me kete mentalitet nuk kalon otranton jo me te shkosh ne mes te gjermanise dhe te pretendosh te behesh edhe qytetar i saj. Nderroni mendje!!
A mban pergjegjesi ne Shqiperi ndonjeri per Shtetin Shqiptar dhe partine ne pushtet, si regullator dhe i justifikuar nga votat e njerezve, per keta palaco ne politike qe paguhen nga taksat tona?
Por c’fare po thote ky soj b…..qiri me emrin veliaj, se nuk po e marr vesh fare kete pune. Ky merr rrogen nga taksat tona, dhe po thote qe dobicin gjejeni vete? Perse paguhet ky njeri dhe perse ekziston shteti dhe partia ne pushtet? Apo per te tallur bythen me ata qe ju japin rrogen! Sa keq. Vertet per kuje eshte katandisur kjo pune.
Doja te thosha ministri Tahiri ne komentin e mesiperm, por nga nxitimi i shkrimit shkruajta Veliaj. Jo se kane ndonje ndryshim, por per hir te artikullit nje korrigjim.
Super ART. POLICI koti. Performance per cmimin e vitit. Ky eshte realiteti. Mos u fshihni. Dilni hapur. Rrofte arti. Poshte politika. BRAVO ARTISTIT.