Sulltane Molla shet banane në “Romë”. Vazhdon të thurë me kërrabëza çorape të leshta edhe kur ndonjë kalimtar interesohet për çmimin e bananeve të ekspozuara në trotuarin e një prej rrugëve me qarkullimin më të madh të makinave.
Gjyshja Sulltane i njeh në sy ata që nuk e kanë ndër mend t’i kërkojnë ta përdorur kandarin. Është mësuar edhe me tabelën e emrit të rrugës që ndodhet në qoshe.
“Nuk di shumë unë, plaka, për emrat e rrugëve”, thotë Molla shamizezë, rreth së cilës i kanë dalë disa fije të thinjura. “Hallin e kam si të shes ndonjë kile”, thekson Sulltanja, ulur në shkëmbin prej plastike.
Pa lëvizur prej vendit që të mos i bjerë shiltja e mbështetur për rrethojën e betontë, e thërret Izmir Krasniqin, duke theksuar se “ky është i ri, e di më shumë për punën e emrave”.
“Bulevardi Blu” bashkon “Berishën” dhe “Skënderbeun”
Krasniqi sa herë del nga shtëpia kalon nëpër rrugë të përbaltura para se të arrijë në qendër, që mban emrin “Bulevardi Blu”. Me të lidhen “Demokracia”, “Monarkia Shqiptare”, “Teuta” apo “Stambolli”. Në “Bulevardin Blu” ndahen edhe rrugët “Skënderbeu” dhe “Berisha”.
Debatin më të madh e ka shkaktuar “Berisha” pasi kundërshtarët e ish-kryeministrit akuzonin demokratët e Kamzës se përdorën pushtetin për ta “nderuar” politikanin, që dominoi skenën politike shqiptare pas rënies së komunizmit në fillim të viteve nëntëdhjetë.
Disa mendojnë se qëllimi ishte që të shprehej mirënjohje për një prej fiseve më të mëdha shqiptare. Kundërshtarëve nuk u mbushet mendja. Dy palët pajtohen se pushteti lokal veproi krye në vete kur emërtoi rrugët…
Koha Ditore
ha ha ha ylli ndroci, xhelal mziu, muhahem furriku, ver llapa etj etj, llogarite tani se ky vend ska per tu bere kurre
Xhelal Mziu me titull profesor dhe Ylli Ndroqi me Honoris Causa jane gallata me e madhe e ketij vendi. Njeri me injorant se tjetri. Njeri i lepiu b… Sales per tu ngjitur lart, tjetri pastroi parate me nje Tv ku nuk ngeli leshko pa dale. Sa per Bukren e Mziut nuj e njoh, po me ate tjetren shkrihem cdo te diele ne portokalli
avash or njerez se nuk hidhet atdheu dhe populli jot keshtu.
njerez te dobet y
Xhelal fshatari osht ne qiellin e 7….E ku e dinte i ziu qe nje dite do vinte ne Tirane dhe do tallte bythen me tokat, pronat dhe leket e popullit….si super injorant arrin deri aty qe me keto leke te ‘vet-dekorohet’ nga shoqata fantazme ne Belgjike e gjetke. Sic thote doktor rrumpalla: This is a miracle of freedom! Tek ky edepsez dhe njerezit imorale e batakcinj qe e mbeshtetin ne rrethinat e kryeqytetit (Kamez, etj.) ka gjetur frymezimin e saj ‘Xhelefina’ e Shkodres qe pa ju dridhur qerpiku deklaronte para katunarise dhe malokerise se Kamzes : ‘Ju jeni e ardhmja Europiane e Shqiperise’. E tmerrshme! Natyrshem pas kesaj dektarate fyese per Europen dhe mbare njerezimin, xhelal Mxiu vrapoi te vendose emra qesharake per rruget e Kamzes (Coca-cola,Australia,Amsterdam, etj). A e kuptoni o shqiptare te mire se ku kemi perfunduar me keto ‘zhele’?