Akuzat e PD-së, MMSR: PD, kunati i Lulit dhe zëdhëneset e kunatit, të shkojnë në prokurori

20 Dhjetor 2014, 14:57Sociale TEMA

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka reaguar ndaj akuzave të përsëritura të PD-së për abuzime me fondet publike. Sipas PD-së  “drejtoresha e Erion Veliajt ka detyruar specialisten e prokurimit, me presione e kërcënime sistematike, që të firmosë procedurën e paligjshme, sepse paratë i duheshin kaluar me cdo kusht kompanisë EAG.  Sipas PD-së “kjo kompani qeveritare, që zotërohet nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, ka arritur në 8 muaj të marrë 520 milionë lekë nga shumë zyra e agjensi qeveritare”.

Ndërsa në reagimin e saj Ministria e drejtuar nga Erion Veliaj fton që PD t’i drejtohet prokurorisë për këto akuza, nëse është serioze në deklaratat e saj.

“Sqarojmë se për 1 Qershorin 2014, MMSR nuk ka shpenzuar ASNJË QINDARKË të taksapaguesit, por është sponsorizuar nga agjencitë e OKB në Shqipëri. Për Zyrat e Punës, MMSR nuk ka shpenzuar ASNJË QINDARKË te taksapaguesit, por ato janë sponsorizuar nga banka, kompani celulare e shoqata biznesi për të mos rënduar buxhetin e shtetit. Logot e tyre i keni në hyrje të çdo zyre pune. Për investimet në shkollat profesionale, MMSR nuk ka shpenzuar ASNJË QINDARKË nga taksapaguesit, por kemi tërhequr maksimalisht qeveritë gjermane, austriake e zvicerane.

E kuptojmë se pasi e lanë shkretë dhe transferuan gjithë buxhetin e shtetit tek kunati i Lulzim Bashës, në PD ndihen të diskredituar se vendi është normalizuar, se pagesat e PAK, NE, pensionet dhe këstet e ish të përndjekurëve jepen në kohë, që të huajt e bizneset janë gati të financojnë projekte publike kur shohin një qeveri serioze. Dhe në pamundësi për të dhënë një alternativë të tyre, janë rreshtuar sot të mbrojnë monopolin e kunatit të Bashës, si bankomat i luksit të SHQUP-it.

E ftojmë PD-në, kunatin e Lulit dhe zëdhëneset e kunatit, të shkojnë në prokurori për çdo shkelje. Ftojmë prokurorinë të hetojë çdo shpifje e akuzë. Kjo është e vetmja mënyrë serioze për t’u përballur me industrinë e baltës”. thuhet në reagimin e MMSR.

MMSR më tej pohon se e gjithë kjo bëhet për shkak se kompania e Lulzim Bashës dhe e  kunatiti të tij nuk gëzon më monopolin 100% të të gjitha aktiviteteve publike siç bënte deri një vit më parë

“Ne kaq jave PD ka perfolur mbi 5 kompani, te cilat nuk kane asnje lidhje me MMSR, sipas modelit “kap e bjer, se diçka do te ngjise”. A eshte ky faji i tyre pse nuk jane kompania e Lulzim Bashes dhe Erjon Isufajt? Sipas logjikes se tyre, nese nuk je kompania e Kunatit, je e armikut, dhe jo operator i nje tregu ku konkurrojne te gjithe njesoj. Perveçse kjo eshte nje shpifje, eshte diskredituese edhe per rolin e PD si agjenci e agjencise se kunatit”, përfundon reagimi ndaj akuzave të PD-së./j.h

 

7 komente në “Akuzat e PD-së, MMSR: PD, kunati i Lulit dhe zëdhëneset e kunatit, të shkojnë në prokurori”

  1. Socialisti says:

    HE SE NJE CIKE HAJDUT TI KUÇKA E SOROSIT

    1. Era says:

      Nese mendon qe ka vjedh coje ne prokurori. Ta denoje gjykata, aty ndahet shapi nga sheqeri jo me bo gam gam kot.

    2. Bilali says:

      Si mund te jete monopol kur te pakten 5 kompani i ka permend vetem PD. Monopol eshte kur i merr vetem nje kompani. E kuptoni sa ordiner dhe te trashe jane keto grarit e PD.

    3. Bilali says:

      Si mund te jete monopol kur te pakten 5 kompani i ka permend vetem PD. Monopol eshte kur i merr vetem nje kompani. E kuptoni sa ordiner dhe te trashe jane keto qe bejne akuza?!

  2. sherifi says:

    E kur do futet ne kulture kjo medode,qe forcat politike apo deputete te ndryshem,ne opozit apo pozit qofshin,te mos publikoin gjera ne hava per shou politik,po nese kane argumente tu drejtohen organeve kompetente.
    per mendimin tim keto duhen ndaluar me ligj dhe mbasi drejtesia ti vertetoi si te mireqena at’here le ti cain ekranet se foluri.

  3. hiue says:

    Eh more Erjon, pse parate e Albanistanit ishin ato qe abuzove kur ishe ne MJAFT? Jo ore jo, ishin para donatoresh sikurse e thua dhe vete, por ja di punes ti, ti parane e donatoreve abuzon. Pas 6 vitesh do na thone EUROPA ka investuar 100 milion euro per MMRS, e ne fund ne do te themi ku shkuan? Ate e di ministri! Hajde Erjon, nuk eshte me 1992 por 2014 njerezit e kuptojne se cfare ben. po bej sa te duash ne kete vend per te varfrin ka vuajte e per ju vec perfitime.

  4. gjethi says:

    Mire qe thua qe pd ti drejtohet prokurorise,po ti pse nuk i drejtohesh prokurorise per kunatin?!apo e keni gjetur te dy palet:vidh njeri e vidh tjetri e hidh njeri e prit tjetri!e pirdhni,pirdhni se lirohi……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje