Migracioni/ Tendenca, ulet emigracioni, rritet numri i të huajve që kërkojnë të punësohen në Shqipëri

22 Dhjetor 2014, 12:09Sociale TEMA

Ditën e sotme është bërë prezantimi i “Profilit të zgjeruar për migracionin 2013”.  Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea ka prezantuar disa shifra por edhe tendencat e lëvizjeve migratore për Shqipërinë.

Sipas shifrave të publikuara për vitin 2013 vihet re se imigracioni është në rritje, ku gjatë 2013-ës, 1300 të huaj kanë kërkuar të punësohen në Shqipëri. Të huajt janë me shume  shtetas italian, që kanë zgjedhur tëvijne te  punojnë kryesisht  në kompanitë italiane në Shqipëri.

Elona Gjebrea u shpreh se menaxhimi i migracionit mbetet një aspekt i rëndësishëm për Shqipërinë me vendet fqinje por edhe për antarësimin në BE.

“Menaxhimi i migracionit përbën një aspekt të rëndësishëm të marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me vendet fqinje, si dhe një angazhim serioz të Shqipërisë në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ky proces ka cuar edhe me perpara zhvillimin e kuadrit politik dhe atij normativ për migracionin, duke bërë që sot ato të përmbajnë:

• Politikën dhe legjislacionin për rregullimin e flukseve migratore jashtë vendit krysisht për motive punësimi (pëmres zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe të punësimit)

• Politikën dhe legjislacionin e kthimit dhe riintegrimit të shtetasve shqiptarë (Strategjia për rrintegrimin 2010-2015 dhe plani i saj i veprimit)

• Politikën dhe legjislacionin për luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit;

• Politikendhe legjislacionin që rregullon hyrjen, qëndrimin e rregullt në Shqipëri të shtetasve të huaj

• Politiken dhe legjislacionin për të luftuar emigracionin e parregullt si të shtetasve shqiptarë ashtu dhe shtetasve të huaj.

I gjithë ky kuadër politik dhe legjislativ synon në thelb të  mbrojëtë drejtat dhe liritë themelore të migranteve, të mbrojë të dhënat personale të migrantëve, të sigurojë shmangjen e masave represive ndaj tyre, si dhe të sigurojë integrimin e imigrantëve me qëndrim të rregullt në Shqipëri

Një nga sfidat që politikëbërja  ka hasur ndër vite në përpjekjet për të menaxhuar migracionin në mënyrë sa më efikase ka qënë sigurimi i të dhënave të sakta për lëvizjet migratore dhe ndikimin e tyre në Shqipëri.
Kjo sfidë haset ende edhe pse janë bërë shumë përmirësime nga institucionet publike dhe aktorë të tjerë të fushës së migracionit në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave”.

Ndërsa zv.ministrja së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Gentjana Sula, në tryezën “Profili i zgjeruar për migracionin për Shqipërinë – 2013” tha se  kjo ministri i kushton një rëndësi të veçantë mbledhjes dhe analizimit të të dhënave në fushën e migracionit në Shqipëri, si një nga parakushtet për hartimin e politikave adekuate migratore dhe që u përgjigjen nevojave si të popullatës shqiptare ashtu dhe të huajve që imigrojnë drejt Shqipërisë.

“Strategjia e re e Punësimit dhe Aftësive 2014-2020, vlerëson se migracioni i punës ka qënë një tipar i rëndësishëm i tregut të punës në Shqipëri në dekadën e fundit. Puna jashtë vendit është një alternativë që mbetet ende tërheqëse. Për shembull, gjatë zbatimit të marrëveshjes së punësimit me Italinë, në periudhën janar 2012 deri në maj 2013, 4431 shtetas shqiptarë u regjistruan për punësim në Itali, nga të cilët 15 përqind ishin femra. Ministria është duke bërë përpjekjet maksimale për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale të punësimit si me vende evropiane ashtu dhe jo evropiane, për të promovuar një emigracion pune të rregullt nga Shqipëria dhe të menaxhuar/rregulluar nga strukturat shtetërore, që mundëson mbrojtjen maksimale të të drejtave të punëtorëve emigrantë” u shpreh Sula ne fjalën e saj.

Ajo gjithashtu theksoi se rëndësi te veçantë ka kthimi i emigrantëve shqiptarë në vend, ku theksoi se nga shifrat e vitit 2013 shumica e të kthyerve janë në moshë pune. “Gjatë periudhës 2009-2013, një total prej 133.545 individësh të grupmoshës 18-64 vjeç u kthyen në Shqipëri sic konfirmohet nga INSTAT & IOM në vrojtimin e fundit kombëtar, gjetjet e të cilit u bënë publike në Tetor 2014. Shumica e të kthyerve që janë në moshë pune, domethënë 98,413 individë, ose 76 për qind, janë meshkuj. Me kalimin e kohës, nuk ndryshojnë vetëm numrat absolutë të meshkujve dhe femrave që kthehen, por edhe dinamikat e migracionit”.

Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti u theksua se në bazë të raporteve, tendenca është që emigracioni në vitet e ardhshme do të ulet, ndërsa imigracioni do të rritet duek shtuar në këtë mënyrë numrin e të huajve që punojnë në Shqipëri.

Sipas Zv.ministres, Elona Gjebrea “Përgatitja e Profileve  të Zgjeruara mbi Migracionin”  “do të shërbejë me së miri që pas një analize të fenomenit migrator shqiptar dhe politikes migratore shqiptare në këto 10 vitet e fundit;- të kontribuoje në ngritjen e një platforme të re të politikes migratore shqiptare për të ofruar partneritet në menaxhimin global të migracionit”./j.h

 

 

 

5 komente në “Migracioni/ Tendenca, ulet emigracioni, rritet numri i të huajve që kërkojnë të punësohen në Shqipëri”

  1. 3Diploma i papune says:

    Eshte normale qe te huajt te shohin mundesi punesimi ne AL por mos harroni me rroge EU

    Gabimi i Shtetit qe nuk mbeshtet popullin e vet me Suvencione e Mbeshtetje totale sic ben Rusia qe ka arritur ta pushtoje EU dhe Ballkanin

    Por ne ne Ambasadat tona jashte jemi njesoj si tek Zyrat e Gjendjes Civile se do paguash Rryshfet Rryshfetxhinjve

    Nje Here mbaj mend ne Rome
    qe mora sherbimin e duhur nga Ylli Polovina (zoti ja befte drite)
    e me pas as kafete sme la ti paguaja

    Keta te huaj qe vijne kane Suport total nga Shtetet dhe Ambasadat e tyre,Siguracion Nderkombetar etj etj

    Por jo se AL eshte BAHÇE me LULE

  2. hiu says:

    Varja keto kane ik nga dynjaja, mire italiane po Gjermane e Svicerane sa jane? Do zoti sja kalojme Gjermanise ekonomikisht se pastaj kush duron emigrantet Gjermane ne Shqiperi???!!! Ah po kthehet sindromi Shqiperia vend i zhvilluar, humbja nga realiteti dhe keshillimi nga servile keto pasoja ka…

  3. Vullneti says:

    Nje artikull propagandistik si editorialet e Meros. Kjo mund te jete çfare te doni, por jo gazete. Merruni me hallet e popullit se u bete gazi i botes o sahanlepirsa.

  4. Albani says:

    Elona,ik e bej shurren,ti e padronet e tu vec neveri na ngjallni,shikoni e beni dicka per turizmin.Ne korrikun e 2013,tek syri i kalter nuk kishte banjo,se ato qe ishin te zinte kanceri tu afroheshe,vendi ishte teresisht i dhjere ne nje perimeter te madh,ngriheshin turistet e huaj ne mengjes nga cadrat me syte nga kodrat e me nga nje top leter higjenike ne dore.Ne asnje menyre ky nuk mund te jete syri i kalter thashe,KY ESHtE SYRI I MUtIt,AtRAKSIONI YNE I FAMSHEM tURIStIK.Elona bashke me ministrin e kolege te tjere lereni propaganden,e shkoni qe te pastroni SYRIN E M…,qe te quhet i KALtER.BEHUNI NjE HERE tE DOBISHEM.

  5. Don Albano says:

    Erdhi fundi i vitit dhe asnje nga gazetat e shumta jep statistika per nivelin e papunesise apo fusha ku punesimi u rrit ndjeshem. Edhe ky artikull i thur lavdi pushtetareve kur nuk e mertojne. Na tregoni faktet ne cilen industri apo sherbime u rrit punesimi i te huajve. Te gjithe shqiptaret e dijne se ky nr u rrit ne organizatat bamirese,ne organizatat e gjoja financuara nga jashte apo ne organizata fetare. Klecka qendron ne ate qe keta te huaj punesohen me fondet e huaja qe jepen si ndihme apo hua per Shqiperine. Te huajt i marrin keto fonde po perseri ne forme rrogash te majme dhe fatura i ngelet Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje