Fondacioni “Cati Foundation”, ose Aleanca Civile Drejt Integritetit është një organizatë jofitimprurëse e krijuar për t’i shërbyer promovimit dhe zhvillimit të komunitetit nëpërmjet edukimit me vlerat demokratike të Bashkimit Europian. Qëllimi i fondacionit, themeluar dhe ideuar nga biznesmenja, politikanja, dhe filantropja znj.Keti Bazhdari është pikërisht përfshirja e qytetarëve në jetën publike dhe rritja e kapaciteteve të komunitetit në marëdhënie lobimi dhe në vendimmarrje.
Inisiativa e parë do të jetë krijimi i një ndihme ekonomike mujore për 140 familjet më në nevojë të Shkodres dhe krahinave përreth, për t’iu ardhur në ndihmë personave më në nevojë. Kjo në formën e një asistence mujore ne bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror.
Inaugurimi i fondacionit u organizua dje në Grand Hotel Europa, me pjesëmarrjen e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, aktorëve politikë dhe drejtuesve lokalë dhe të rreth 200 bizneseve që operojnë në Shkodër. Aktiviteti u pershëndet edhe nga këngëtarja shkodrane Elhaida Dani, e cila këndoi në nder të të ftuarve.
Disa nga fjalët kryesore të themelueses se ketij fondacioni znj Keti Bazhdari, që ia drejtoi në formë apeli të pranishmeve në event dhe kryesisht biznesmenëve ishin: “Varfëria nuk është produkt i mungesës ekonomike, varfëria është frut i pamundësisë kulturore. Unë sot ndjehem e lumtur se po jap, dhe të gjithë ne duhet të japim sepse mundemi. Fati me ne është treguar më bujar dhe ne duhet t’ia kthejmë këtë jetës për të rivendosur ekuilibrin me jetën dhe me vehten. Një shoqëri pa altruizëm është vetëm një shoqëri apatike, parazite. Është edhe detyrë e jona ta rrisim dhe ta edukojmë shoqërinë tonë, në mënyrë që e ardhmja jonë dhe e pasardhësve të marrë tjetër shkëlqim!” Fondacioni zhvillon aktivitetin e vet në veri në vendit.
Sa Kg miell,dhe sa sheqer
I them falemners PD-se qe na transformon ne Venecia cdo dimer dhe mendoj se ka ardh koha qe Shkodra te shikoje majtas, e syte me shkojne tek nje burrneshe si Keti. Krenar per ket vajz!
Ketyne 140 familjeve siguroji pune qe te hane tane vitin e jo nji nate e mandej te numerojne yjet.Nuk vendosen ekuilibrat me dromca e tam tame
Paguani tatimet, sepse punoni me dy pale letra, paguani per te gjithe te punesuarit kontributet, ndaloni vjelljen ne dogana dhe pastaj nese vertet jeni humanitare krijoni fondacionin. Ju pervetesoni miljona dhe tani do na hiqeni si humanitare, duke shperndare disa therrime. Ju humanitare qe nuk ju jepni te punesuarve as pagen minimale te percaktuar nga ligji?
Fondacion per njerzit ne nevoje dhe feston ne mes luksit. Fillimi i mbare gjysma e punes…………..e kam fjalen per fondet
paguji dhe trajtij ma mir ato grat qi ke te ribaqepsia dhe jo si skllave…..dhe ke ba boll, leni mashtrimet
Keti kenaqesi qe je ti ne krye te kesaj nisme. Urime dhe suksese!
Bravo Keti, nje vleresim i madh ndaj kontributit tend per shpirtin e qendreses dhe te guximit per te ndryshuar jeten e komunitetit tend ne te mire te tyre…
Suksese! me Elhajden ogurte i mire!
Si lum shkodra per ket vajze qe cliron energji pozitive ?
Nga sa eshte cituar ketu,then nga kryetarja e “cat Foundacion” Znj. Bazhdari me keqardje them se nuk kuptova asgje.Cfar tha Znj.: Vaeferija nuk esht produkt i mungeses konomike,varferia eshte frut i pamundesis kulturore,…Ketej me lindin shum dyshime per kete fondacion,duke filluar nga qellimi,permbajtja,ushqyerja e aplikuesve dhe perfituesve,sigurimi i fondeve,shtrirja e tij, pse ne vetem nje mikro zone dhe pakic perfituesish (Krahasuar me gjithe Republiken qe e ka kete problematik) …etj.Me ndjese kerkoj edhe une publiku, jo i auditorit te sallonit “Geand Hotel Evropa” ,po lexuesi i ketij publikimi, te mundesohem te kuptoj fjalen e Znj Bazhdari si dhe cperfaqson ky fondacion gjithashtu, ne sesht sekret,edhe te behet tansparca e fondeve te tij.Falmnderit mirkuptimit.
E nderuara Keti – Cati perpara se te beni fondacione per njerezit ne nevoje te kerkohet falje nga ana e para ardhesve tuaj se ne Shkoder i keni do historina. Perpara se te beheni ‘zemer gjere ‘ kerkoni falje edhe per deshmit e rreme ne burgjet e komuniZmit kunder prifterinjve e te tjerve te denuar politik. Por keshtu e paska kjo e shume kerkuara demokraci. Funderrirat morale te se kaluares po na bejne moral e njerzillek ne demokraci. Pffff sa neveri.
Vleresim per kete iniciativ.
Ne e Kemi zakon te gjejme negativen edhe ne ngjarje te tilla, por vazhdoni perpara dhe merrni me vete ata qe duan te shkojne ne kete destinacion!
po bejne bamiresi ne prag te votimeve na prag te genjeshtarave,ku i gjeni keto te arrdhura qe doni te mashtroni shtresen e varfer ti genjeni dhe ti farferoni dhe me keq siq po i varferon gjithe shqiptaret gjirafa e gjat edi rama skeni turp,po ju jeni partia dhe njerezit me maskarenj qe ekzistoni…..