Edi Rama bën bilancin e 2014-ës: Duhet të kishim qenë më të duruar me opozitën, çmimi i energjisë u ul

31 Dhjetor 2014, 14:25Politika TEMA

Kryeminsitri Edi Rama, teksa analizoi plot një vit kalendarik të punës së kabinentit qeveritar dha garancinë se do ta përdorë pushtetin për të bërë ndryshime dhe punët që nuk janë bërë në 20 vite.

Do ta përdor pushtetin për të bërë ndryshime dhe punët që nuk janë bërë në 20 vite. Nuk do zgjas qendrimin në pushtet duke u konsumuar nga pushteti deri në pikën që të bëhem si paraardhësi im, që iua solli në majë të hundës të gjithë shqiptarëve”.

Ndër aksionet kryesore ende në veprim është ai për energjinë dhe sipas Kryeministrit n uk ka kthim pas në këtë drejtim.

Mbetem i patundur në bindjen time se Shqipëria nuk ka as luksin dhe as shansin të humb ritmin.Veprim i guximshëm sepse nuk kemi rritur çmimin e energjisë, por kemi hequr fashën. Rritje e cmimit të energjisë do të thotë rritje uniformë e çmimit, por kjo nuk ka ndodhur.

Përkundrazi çmimi mesatar për të gjithë është ulur në 9.5 lekë. Rritja e çmimit që rezulton për një fashë të caktuar nga heqja e fashës mbrojtëse ka marrë adresimin e duhur moral, financiar të qeverisë pasi të gjitha këto kategori për të cilat është vendosur heqja e fashës janë marrë në mbrojtje nga qeveria dhe diferenca do të mbulohet nga buxheti i shtetit”.

Në këtë fundvit Rama ka adresuar falenderimet e tij që nga Presidenti, kreu i Kuvendit, Ministritë e institucionet e pavarura për bashkëpunimin me ekzekutivin.

Falenderoj Ministritë dhe agjencitë shtetërore që trashëguan një Shqipëri të vajmedetshme dhe punuan për të çelur rrugën për një të ardhme ndryshe. Falenderoj edhe Kreun e Kuvendit, Ilir Meta që e ndihmoi në mënyrë të pakursyer për të rikthyer shtetin në detyrë, ndihmë që ende vazhdon dhe për marrëdhëniet mes qeverisë dhe parlamentit. Falenderoj Presidentin Nishani edhe pse kemi pasur mos dakordësi, por kjo nuk do të na pengojë të vijojmë bashkëpunimin tonë për çështje të ndryshme. Falenderoj dhe institucionet e pavaruara, marrëdhënia me të cilët ka qenë korrekte, institucionale pavarësisht mendimeve që mund të kemi patur”.

Falenderimet nuk kanë munguar dhe për opozitën, që sipas Ramës e ka ndihmuar me çoroditjen e saj.

Duhet të kishim qënë më të duruar, nuk e zgjedhim ne opozitën, e kemi sado e mbrapshtë të jetë. Ky ka qënë viti më i mirë i një qeverie dhe një shumice në këtë drejmtim, por nuk mjafton. Mandati na është dhënë që të punojmë përditë si forca shtytëse e të mirës së këtij populli. Ndjesë, kur përmes nesh është shfaqur sjellja e vjetër ndaj opozitës. Do kisha dashur të ishte e para në falenderimet e mia, por do ishte hipokrizi, jo se nuk na ka ndihmuar me çoriditjen e saj, bërtet por nuk merr seriozisht as vetë atë që thotë. Problemi i saj nuk është si po ecën Shqipëria, por thjesht humbja e pushtetit me të cilën nuk arrin të pajtohet. Mirëpresim çdo denoncim për të pastruar administratën shtetërore të mbërthyer nga korrupsioni dhe të mbërthyer deri në palcë, faleminderit për propagandën e padenjë ndaj policisë së shtetit pas operacionit në Lazarat”.

Kryeministri në bilancet e fundvitit ka ngritur në krye marrjen e statusit kandidat në BE.

Marrja e statusit të vendit kandidat në BE, nuk do të qe e mundur pa punën e kësaj qeverie dhe vendeve skeptike që u detyruan të vlerësojnë faktet për rezultatet e arritura gjatë këtij viti dhe një pune formidabël të bërë në kryeqytetet evropiane”.

Rama ka kërkuar ndjesë për daljet e shpeshta publike, për të cilat pati kritikuar jo pak ish-kryeministrin Sali Berisha. Po ndërsa dalja e këtij të fundit ishte një barrë për shqiptarët, shfaqjen e tij para ekrani Rama e lidhi me transparencën përballë publikut.

26 komente në “Edi Rama bën bilancin e 2014-ës: Duhet të kishim qenë më të duruar me opozitën, çmimi i energjisë u ul”

  1. Kinezi says:

    Te falenderojme per cdo gje qe po ben z. Rama! Ti vazhdo perpara dhe lere opoziten sepse opozite mbron vetem interesat e saliut.

    1. ezopi says:

      Te na rroc sa malet se zotrote na prish shtepite, na rrit cmimin e dritave, na rrit taksat, krimin e ke futur ne parlament dhe biznesmenet vriten si qen rrugesh, ke mbushur burgjet me debitore dritash ku ndonjeri var dhe veten brenda. Gjera te tilla ne kete vend ka 20 vjet qe nuk behen dhe shqyr qe na erdhe ti o Edvin djali t;’i besh dhe ta cosh vendin ne europe. Gezuar

      1. Blendi says:

        T’lumt goja, t’lumt goja per fabulen e rradhes Ezop djali! Ke te drejte ne fakt. Kishte 20 vjet qe qeveria nuk fuste njeri ne burg kur grabiste pronen dhe pasurine e shtetit. Ishim rehat, Europe e shkuar Europes. Qeveria merrej vetem me vrasje protestuesish, vjedhje votash, mitingje me Ciljeten, pak korrupsion dhe kusurin e policeve e conte ne Lazarat per te ruajtur “vreshtat” e Gates, qe mos kishte firo prodhimi vjetor. Tani erdhen per fat te keq kohera te keqija(per ke valle …?)

        Tung,
        Blendi

    2. taci says:

      Rama eshte bere si Saliu. Mashtron me shifrat nderkohe qe gjendja eshte shume e keqe. Cmund te presesh nga keta “ministra”. Ilir Beqja minister… pu pu pu pu pu. Hapu hapu

    3. Rok says:

      Kinez, je i vene nga Edvin Rama. Komentet e tua dhe te disa te tjereve jane si komentet dhe parullat ne kohen e Enver Hoxhes. Njiheni, sepse ky eshte stili i Edvin Rames, qe vjen nga familje komunistesh.

      Erdhi Renzi i Famshem dhe ia futi Edvin Rames te dy kembet ne nje kepuce, sepse Edvini kishte filluar revanshin e diktatures, burgosjes qe sillte vdekje. Po vazhdoi, e di se ku perfundon nga BE, Edvini qe vetem pune nuk ben, por po varferon shqiptaret me mos ngritjen e rrogave dhe pensioneve, me moshapjen e 300mije vendeve te punes te premtuara, por qe dolen mashtrim. Varferia eshte ulur kembekryq ne Shqiperi edhe prej borxheve te marra e te dhena Bizneseve te Medha, qe prej tyre jane vetem pastrues te parave te pista te vjedhura popullit ne Bashki e Qeveri. Pronat nuk i kthen Edvini dhe disa komepesimeve ua ka ulur vleren ne vend t’ua ngrinte, sepse vete Edvin Rama dhe te tjeret me te vijne prej familjeve ish komuniste qe nuk kishin asgje pervec sherbimit qe i benin diktatures se eger te Enver Hoxhes. Fatkeqesi qe Shqiperia ka mbetur ende ne duart e ish komunisteve dhe bijve te tyre njesoj si prinderit.

      Renzi eshte nje Personalitet i madh i Italise dhe Europes.

      1. Maksim says:

        Ke de drejte mo “roçke”.
        Jam Maksi pe Korçe.

    4. Sinani says:

      TALLU O KARAGJOZ TALLU SE TE BESOJNE KETA KOQET KOMENTUESA ME PAGESE …KE DI PER BUDALLA KY ?

  2. Dean says:

    Boll me opoziten,mer Edo!
    “Opozita” eshte 1 tuf KRIMINELESH dhe Opozita e vertet ne Shqiperi nuk egziston fare.Keta,qe me Nder quhen Opozite,jane vetem 1 tuf HIJENASH qe nuk e kan per gajle fare me i vu zjarrin Shqiperise.Varu Leshte atyre monstrave,por t’i mer Edo ki kujdes se “liberalizmi” I aplikuar nga ana jote duket me shume si DOBSI se sa liberalizem i mirfillte politik.Dhe,me then te drejten,dukesh edhe pak Qesharak,mer Edo,kur pretendon se te plasi menderja per “Opoziten” dhe u fut 1 shuplake Gjith atyre qe te votuan.
    Lene “opoziten” te Shkaterroje vetveten dhe shiko punet e shtetit,Edo,pasi per ate pune je zgjedh K/minister.

  3. tani says:

    Edi Rama e ka futur koken ne byt.en e Arben Ahmetaj dhe kujton se po ecin punet vaj. Perfundimisht ky eshte i paafte mendor. Ku jane keto vende pune se spo i shohim.

  4. liri a vdekje says:

    BRRAVO ZOTI RAMA TE UROJ NJE VIT TE MBARE DHE SUKSESE NE PUNEN TUAJ .Nuk ka rreforma pa dhimbje po i shofim dhe gjetke neper europe dhe njeher suksese ne rrugen tuaj te mbare zoti te bekofte

  5. Mosmarreveshja me...Veten says:

    Nuk e mora vesh une, apo si e pati ky, Shkopi i Billardos,
    kur tha se ne Shqiperi nuk ka Sindikata bezdisese per Investitoret e Huaj/italiane?
    E tha duke pasur parasysh “delet” shqiptare,
    apo meqe zgjodhi te behej kryeminister prej nje Partie te Majte?
    Vetem Palaçot dhe Arlequinet nuk mbesin dot ne historine e shtetareve.

  6. al paci says:

    Mua dhe 80 perqint te shqiptareve mu ngrit energjija, neqoftese flet per veten kryeministri dhe per berishen sigurisht qe esht ulur se zoti Rama dhe berisha dhe ngrihen dhe ftohen dhe lahen me energji. Kurse un si shumica e shqiptaret qe shikojm numrin e sahatit perdit qe mos ti kalojm 300 kw, per te gatuar me gaz per ngrohje me dru per tu lar me djelloe dhe nuk e kaloja asnjeher 300 kw. Tani te me sqaroj rilindja mu ul e energjia apo mu ngrit, se po vras mendjen mos i ben ndryshe kryeministri shumzimet qe i del se na e ka ulur cmimi.

    1. Merre me leng se mishi mbaroj says:

      al paci,
      Cmimi eshte ulur,paguan me pak,po deshe e con zero,vetem se do ngordhesh ftoheti.
      Per te miren tuaj e ka KM.qe te kurseni,deri sa te arrini ke bari.
      Enver Hoxha e jepte ne forme tolloni,ky do u a jape ne forme
      privatizimi dmth.ne forme parcele qe ta kullosni,secil te vetin.

  7. Dr. John says:

    Ja bilanci jot i 2014 dhe parashikimi im per ty. Ne pamundesi per te shkruar nga profili im i fb sepse ti ma ke hequr te drejten e fjales atje (dhe natyrisht eshte e drejta jote) te kam shkruar nga nje profil tjeter i marre borxh per te thene nja dy gjera personalisht per ty. Ti paske nje karakteristike z. kryeminister i vendit tim. Komentet qe nuk i shkojne pershtat propagandes tende dhe qe nuk ke kapacitet ti perballosh ngaqe te nxjerrin ty lakuriq para fakteve, ti i fshin dhe i mohon te drejten e fjales atij qe i shkruan sic ke bere me profilin tim dhe komentet e mia ne fb. Karakteristike e diktatoreve kjo apo e kam gabim une? Me kete veprim thjesht tregove qe je frikacak dhe burracak z. kryeminister i vendit tim. Me vjen keq ta them por me hidherim me le te kuptoj se ne Shqiperi po lind nje diktator i ri dhe ai je ti. E ku ndryshon ti nga Sali Berisha apo nga emeruesi juaj i perbashket Enver Hoxha. Qe te dy te njejten gje benin me ata qe nuk i shkonin pas fijes dhe qe nuk e mendonin si ata. Njeri i burgoste dhe i varte ne rruge, tjetri i vriste ne bulevard. A e di ti pse? Sepse trembeshin nga humbja e pushtetit. Po ti a ke frike te humbesh pushtetin? Nese jo, nga cfare trembesh ti? Nga fjala ime? Me vjen keq per ty por te informoj qe internetin ti nuk mund ta blesh dot as me parate e tua as me dhunen tende, as me pushtetin tend. As ke per ta kontrolluar dot kurre, sepse ka lindur nga njerez te lire per te qene i lire dhe per te qendruar larg duarve te njerezve si ty. E di ti kete apo akoma ngaterron Zuckerberg me Frangaj? Kur ndave tapite e tokave ne TV me kujtove reformen agrare. Ai i fali token fshatarit. Nuk kishte TV atehere, por ai kishte nje facebook ku une dhe ti nuk mund te shkruanim dot ato qe mendonim. Quhej Zeri i Popullit atehere, a e mban mend? Kurse ti dole u ndave tapite e shtepive atyre qe e kishin ndertuar pa leje. Bere spektakel ne TV sikur po ndaje cmimet e festivalit, thuaj se s’kishte zyra shteti per te ndare ato tapi. Apo te duhej ai skenar i pregatitur si nje dokumentar filmash me kartona per lavazh truri, qe ti e di shume mire se ku te con. Je i majte ti apo i djathte? Se mua sot me dukesh si nje dru i shtremberuar ngaqe diktati nuk njeh kahe. Me pelqen qe je nacionalist dhe atdhetar ama. Sinqerisht akoma e besoj kete edhe pse tashti kam dhe friken e dyshimit se mos na e ke me te futur. Se edhe Enveri kur i tregonte hekurin dhe betonin e Karaburunit Greqise dhe Serbise, i ngrinte peshe zemrat e shqiptareve, por na ishte njeri i zi perbrenda, qe zbatonte mesimet e Engelsit i cili shkruante se “Nje genjeshter jeton gjate kur ka brenda nje berthamez te vertete”. Duhet ta kesh lexuar edhe ti kete. Kreshnik Spahiun a te kujtohet e quajte sorre dhe kuqezinjte e tij i quajte faqezinj e i preve kabllin e TV per ti rrembyer votat ne fund? Po une a mund te quaj ty laraske tashti vetem se ti ke nja dy pika te bardha qe te dallon nga sorra. Do e denosh Saliun per krimet qe i ke numeruar dhe i numeron perdite? Po Bashen do e denosh? Se sorres i the kush jam une qe te denoj njerezit, kur ta kerkoi denimin e tyre ne rast se ti merrje pushtetin. Dhe ja ku jemi. Me vjen te pyes, po tashti kush je ti qe ke mbushur burgjet me njerez qe s’kane vrare as nje mize. Mos me thuaj qe kane vjedhur se aty ta kam fjalen, ngaqe bertet cdo dite se do besh shtet ligjor apo jo. Po cfare ligji zbaton ti kur ai qe vret e vjedh miliona te ben edhe sehirllek, ndersa ate qe vjedh nje buke ma rras brenda? Kete quan shtet ligjor ti? Ky quhet shteti i parase dhe jo shtet ligjor. Po me dritat c’pate, pse mashtron me perqindjet e tua dhe hiqesh si matematicien e pastaj te vjen keq kur po matematika te nxjerr zbuluar? Pse nuk thua ne asnje vend te tabelat e tua numrin total sa familje ishin aktualisht nen fashon 300kWh, por i referohesh vetem familjeve ne nevoje. Pse nuk thua qe eshte njesoj sikur 80% te shqiptareve qe jetojne me supe u ke ngritur cmimin e supes ndersa atyre 20% qe jetojne me mish e me peshk u ke ulur cmimin e mishit e te peshkut. Por eshte e kote ti tregosh matematiken nje njeriu qe matematiken e perdor si makine propagande. Dhe po aq e kote ti tregosh te verteten. Ti mund te jesh me pushtet dhe kjo mund te bej te ndihesh me i forti, por ti sdo jesh kurre me i forte se e verteta, dhe aq me pak kur e shtremberon ate per te fituar pak me shume pushtet. Une nuk kam pushtet por skam frike nga pushteti yt. Dhe nqs ty kjo ste pelqen mund edhe te me arrestosh. Me gjen ne Durres se jam ne pritje te makines qe me mban pa te drejte Dogana juaj sepse ti s’ke ligje por ke rrumpalle ligjore. Beji nje nder vetes e meso nje te vertete. Informohu me juristet e tu te zgjuar e pyeti a ka ndonje ligj te shkruar ne Kodin Doganor qe me jep mua te drejten per ta kerkuar mjetin tim personal me procesverbal dorezimi pasi kam shlyer te gjitha detyrimet. Po e gjeten une do te falenderoj sinqerisht. Po nuk e gjeten do mundohem ta gjej une ne Strasbourg.

    1. Muhamet says:

      Pse nuk shkruajte pak me gjate ?
      Kishe rastin per nje “roman”.

    2. KAKTUS says:

      Rama nuk dënon njeri, është drejtësia ajo që duhet ta bëj. Duhet reformë në dretjësi, por opozita po e pengoh. Europa nuk të njeh pa opozitë. Ti pa Europën nuk ke të hash bukë. Duhet durim, do të bëhen por do kohë, kështu si jemi katandisur.

    3. Blendi says:

      Mos ki frike o John dereziu, se nuk merret Rama me njerez qe thone mendimin e tyre(vecse, nese vjedh energjine dhe ne kete rast do t’a kishe hak arrestimin). Ate qe arreston pa urdher arresti, qe denon me vdekje protestues pa gjyq, etj. e ke ne shqup dhe eshte per t’u patur frike. Se bisha qimen e nderron, por jo zanatin.

      Por jam kurioz te shoh pak ate matematiken tende, sipas se ciles na qenka rritur cmimi i supes dhe eshte ulur i mishit. Nuk pres ekuacione diferenciale te fuqishme prej teje. Jo se ve ne dyshim aftesite e tua ne shkencen e matematikes, por ne fakt llogaritja e energjise nuk eshte matematike e larte. Eshte thjeshte aritmetike elementare. Nje shembull i thjeshte do te mjaftonte.

      Ne pritje te ekuacionit tend,
      Tung
      Blendi

      1. Dr. John says:

        @Blendi Une e di qe eshte aritmetike, dhe me behet qejfi qe e di dhe ti, por kete duhet tja thuash ne fillim liderit tend te dashur i cili ne reklamen e tij politike shkruan “JA E VERTETA MATEMATIKORE E CMIMIT TE RI TE ENERGJISE”. Kjo eshte arsyeja pse une perdor te njejtin term. Por fatkeqesisht ka njerez militant si ty qe nuk shohin aty ku duhet por kercejne e kerkojne hesap aty ku sduhet. Pikesepari une nuk paguem nga administrata e shtetit as nga lideri jot politik qe te jap ty referenca matematikore apo statistika shteterore. Kerkoja shtetit te i cili ti paguan taksa kete. Kurse per te shuar kuriozitetin tend qytetar (jo militantesk) po ti shkruaj nja dy rrjeshta qe ti te kuptosh se per cfare flitet kur thuhet “supe” dhe kur thuhet “mish” dhe “peshk”.

        Te reklama e tij politike Rama i referohet vetem familjeve ne nevoje kur flet per fashen nen 300kWh qe sipas tij jane 210 mije familje. A priori po e marr per te qene kete numer pa u lodhur fare te gerrmoj sa i vertete eshte. Vetem me kete numer llogarite ti vet sa banore i bie po te marrim mesatarisht qe nje familje perbehet nga 4 vete. Pra i bie tek rreth 800 mije banore qe preken. Por smbaron ketu i dashur kurioz. Une psh nuk jam familje ne nevoje dhe skam kaluar asnjehere fashen 300kWh. Nuk marr asnje ndihme nga shteti dhe as do me jepet ndonje kompensim per rritjen qe pesoj nga rritja e cmimit te energjise. Por si une mund te jene shume familje te tjera. Shikoje reklamen mashtruese propagandistike te kryetarit te partise tende dhe po munde me thuaj me aritmetiken tende se ne cfare kutie hy une ose ato familje qe jane si une. Pra kete kryetari i partise tende nuk e thote. Pse? Shko pyete. Por po te llogarisim sa banore ka kjo Shqiperia e shkrete i bie qe nja 80% e popullsise pesojne nje rritje cmimi ndryshe nga cfare kerkon te shese Rama ty dhe mua kur thote se eshte ulur cmimi. Cmimi eshte ulur per ata qe konsumojne me shume se 100 mije lek ne muaj drita. Pra per ata vete. SKa si te jete ndryshe. Kane ulur cmimin per vete dhe per miqte e tyre qe sdine ku ti cojne parate (mishi dhe peshku), dhe kane ngritur cmimin per ata qe mezi mbyllin muajin me buke (supa). Nuk e di a ju pergjigja pyetjes tende, a me kupton dot apo jo, por nqs ke ndonje pyetje tjeter, shko pyet ata qe i paguhen per kete pune dhe qe perpiqen perdite te mbushin me tallash trurin e atyre qe e kane bosh. Kuptove gje a derbardhe???

  8. ! says:

    Edi Rama,po afron 21 Janari!

    Ke bere bilanc per 4 VRASJET ne mes te sheshit ndaj qytetareve me duar ne xhepa? Sali berisha akoma ben pall apo mesa duket ashto ta do puna?!

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rama ka hapur nje kantjer shume te madhe telashesh,ku shumica i japin te drejte ,por dhe “tremben” nga guximi i tij!
    Sot,me dukej sikur garonte ne “not”, me Berishen,per pak, sa nuk ja thehu rekordin !
    Une e krahasoj me nje bisnes,po i doli i sukseshem te gjithe do ti behen partner.

  10. faro says:

    Faleminderit i respektuari Z.Kryeminister per gjithecka qe po ben duke ndertuar per here te pare ne Shqiperi nje shtet ligjor dhe demokratik. Ata qe nuk vleresojne se sa e veshtire eshte kjo qe po ben, e quajne Shqiperi gjithcka qe gjendet brenda pragut te shtepise personale. Ju falenderoj gjithashtu se jeni i pari udheheqes Shqiptar qe po ja ngrini koken lart ne arenen nderkombetare, ketij populli shume te vuajtur ne shekuj, por me trashegimtari te jashtezakonshme qe nga lashtesia, qe ruhet kaq bukur ne gjuhen tone, qe po te perdor gjuhen e Herodotit, i takon te quhet gjuha e Perendive Homerike:
    Kronidi, Rea, Zeusi, Era kane kuptim te jashtezakonshem ne gjuhen tone te lashte dhe qe tregojne qartesisht nevojen e njeriut te lashte pet ti quajtur perendi shume fenomene natyrore sa te domosdoshme per jeten, po kaq edhe te rrezikshme.
    Sa per Enverizem qe po lexoj ketu, ju akuzojne pikerisht ata qe nuk e kane njojtur dhe vuajtur diktaturen dhe per me sh nuk dine c eshte liria.
    Gezuar Vitin e Ri!

  11. Me verte says:

    IK ORE FASHIST PSIKOPAT!!! PLEHER!!!

  12. faro says:

    Faleminderit i respektuari Z.Kryeminister per gjithecka qe po ben duke ndertuar per here te pare ne Shqiperi nje shtet ligjor dhe demokratik. Ata qe nuk vleresojne se sa e veshtire eshte kjo qe po ben, e quajne Shqiperi gjithcka qe gjendet brenda pragut te shtepise personale. Ju falenderoj gjithashtu se jeni i pari udheheqes Shqiptar qe po ja ngrini koken lart ne arenen nderkombetare, ketij populli shume te vuajtur ne shekuj, por me trashegimi te jashtezakonshme qe nga lashtesia, qe ruhet kaq bukur ne gjuhen tone, qe po te perdor gjuhen e Herodotit, i takon te quhet gjuha e Perendive Homerike:
    Kronidi, Rea, Zeusi, Era kane kuptim te jashtezakonshem ne gjuhen tone te lashte dhe qe tregojne qartesisht nevojen e njeriut te lashte pet ti quajtur perendi shume fenomene natyrore sa te domosdoshme per jeten, po kaq edhe te rrezikshme.
    Sa per Enverizem qe po lexoj ketu, ju akuzojne pikerisht ata qe nuk e kane njojtur dhe vuajtur diktaturen dhe per me sh nuk dine c eshte liria.
    Gezuar Vitin e Ri!

  13. ABC says:

    nje peder po ligjeron, nje peder popullin me nder drejton, çudi fort po me duket mu, qe nje popull pederi me drejtu, qe gjithmon ky ka shit mend, per trimeri e per kuvend, per burrni edhe bes, po me nder po ju them ju, se ky popull ka mbaru, veç ne delshin burra motit, qe pederit me ja ba vorrin

  14. opozitsi says:

    ik er rrot kari!
    ata t vrasin n mes t dites per nji llaf goje e ti dashke me i duru!
    ik er trap se nga ajo opozit qe sot po duron do t vij vdekja
    ja ta shofesh po su bone pishmon qe nuk e rrase mren sal bythqishen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje