Ish-ministri: Të paktën 4 rraca aliene na kanë vizituar

2 Janar 2015, 01:03Lifestyle TEMA
Ish-ministri: Të paktën 4 rraca aliene na kanë vizituar

Paul Hellyer ka qenë Ministër i Mbrojtjes i Kanadasë  në vitet 1960, gjatë Luftës së Ftohtë. Ai ishte përgjegjës i Forcave Ajrore, Detare dhe Ushtrisë, të cilat sot njihen si “Canadian Forces”.  Hellyer ishte njeriu më i rëndësishëm në Departamentin e Mbrojtjes së Kanadasë dhe sot është një nga njerëzit nga gjithë vendet e G8 që flet hapur për UFO-t dhe jashtëtokësorët.

Së fundmi ai ka folur në “RT news” ku ka thënë se të paktën katër rraca alienësh e kanë vizituar Tokën prej mijëra vjetësh.

Sipas tij qeveritë e vendeve të mëdha kanë dokumenta dhe dijeni për prezencën e alienëve. Qeveria kanadeze, agjenistë federale, rangje të larta në ushtri dhe politikë, duke përfshirë Ministrinë e Transportit në Kanada dhe Departamentin Kombëtar të Mbrojtjes kanë investiguar rreth UFO-ve. Madje ka pasur edhe kontakte me disa rraca jashtëtokësorë, sipas Paul Hellyer.

Në një rast gjatë Luftës së Ftohtë, kishte rreth 50 formacione UFO që fluturonin nga Jugu i Rusisë përqark Europës. Komandati suprem ishte shumë i shqetësuar dhe ishte gati të shtypte butonin e panikut, kur ata u kthyen dhe shkuan drejt Polit të Veriut. Ata vendosën të bëjnë një investigim dhe hetuan për 3 vjet. Në fund dolën në përfundimin se ishin të sigurtë se të paktën 4 specie të ndryshme, e kanë vizituar Tokën për mijëra vjet. Ka pasur më shumë aktivitet gjatë dy dekadave të fundit, veçanërisht qysh kur ne shpikëm bombën atomike. Ata ( alienët) janë shumë të shqetësuar për të dhe nëse ne do e përdorim sërish, sepse i gjithë kozmosi është në unitet dhe prek jo vetëm ne, por edhe njerëz të tjerë që jetojnë në univers. Ata tremben shumë nëse ne do të nisim sërish të përdorim armë atomike kundër njëri-tjetrit. Kjo do të ishte diçka shumë e keqe për ne dhe për ata”, – ka deklaruar Hellyer.

Më tej ai ka vazhduar duke thënë:

” Shumë janë dashamirës, dhe pak nuk janë të tillë. Ata vijnë nga vende të ndryshme dhe për ca kohë unë kisha dijeni vetëm për ata që vinin nga Pleiada.  Ka dhe jashtëtokësorë që vijnë nga Andromeda dhe një rracë tjetër që jeton në një nga hënat e Saturnit. Ata kanë një Federatë të tyren, edhe ata kanë rregulla dhe njëri prej tyre është se ata nuk ndërhyjnë në punët tona, vetëm nëse do të jenë të ftuar. Ata e kanë pranuar faktin se ky është planeti ynë dhe ne kemi të drejtë ta drejtojmë, por ata mendojmë se ne po ndërmarrim hapa dhe vendime të gabuara në kurriz të planetit tonë. Ne po e shkatërrojmë planetin tonë. Po bëjmë gjëra që s’duhet t’i bënim dhe atyre nuk iu pëlqen kjo gjë. Ata na i kanë bërë këtë të qartë, madje dhe na kanë paralajmëruar”, – pohon Paul Hellyer.

“Dekada më parë, mysafirë nga planete të tjerë nga kanë paralajmëruar për drejtimin e gabuar që kemi marrë dhe na kanë ofruar ndihmë. Në vend të kësaj, disa prej nesh i kanë parë vizitat e tyre si kërcënim dhe kanë vendosur të veprojnë fillimisht dhe të pyesin më vonë. Është ironike që SHBA duhet të bëjë luftra monstruozisht të kushtueshme, me pretendimin për të sjellë demokraci në ato vende, kur vetë nuk mundet më te quhet vend demokratik, kur miliarda dollar shkojnë për “projekte të zeza”, për të cilat si Kongresi dhe Komandati Suprem janë mbajtur qëllimisht në errësirë”, përfundon ish-ministri kanadez.

Sesa të vërteta ka në fjalët e tij, këtë askush nuk mund ta konfirmojë. Ndoshta përveç njerëzve, të cilët thuhet se kanë informacione, por që qëllimisht i mbajnë sekrete nga publiku, për interesa ende të paparta për popullsinë e planetit Tokë. Përgatiti: J.H

 

 

31 komente në “Ish-ministri: Të paktën 4 rraca aliene na kanë vizituar”

  1. raimond vlonjati says:

    Ky flet per Andromeden , por Andromeda eshte jashtezakonisht larg dhe eshte ajo galaktike e cila po i afrohet galaktikes sone .

    Sipas shkencetareve pas 2.5 miliard vjetesh ajo do bashkohet me galaktiken tone dhe aty ose do jete nje bashkim i bute ose, nje bashkim shkaterues ku jeta do mari fund …

    Ndaj,nqs kane ardhur aline nga aq larg atehere ata duhet te jene jashtezakonisht te perparuar nga teknologjia ..

    1. Elvi Bode says:

      O Raimond, po ku dini ju nga galaxikat. Ato i din vetem Sala i Ritkes nga Rakicka.

    2. alban says:

      nese ndonje alien ka vizituar token, normalisht supozohet te kete gjete menyren per te udhetuar ne distancat galaktike

  2. Askushi says:

    Bullshit. Genjeshter e paster.

  3. Totale says:

    Ketu nuk behet fjale per “ufo”, por se kush jane ata ne te vertete dhe kush fshihet pas tyre. Se pari lajmin e servirin me mjeshteri dhe me nje taktike te vecante ata ta mass-medias. Dhe ketu nuk behet fjale per mediat ne mase, sic e dine dhe e kuptojne disa porse jane vete “masonet” te cilet kane pushtuar politiken, bankat, mediat e shkruara e ato vizive, kryesojne nepet ushtri, kane uzurpuar vendet kyce drejtuese dhe jane regjizoret te cilet qeverisin boten prapa skenave, shefat e te cileve jane “gli illuminati”. U japin drejtimin qe duan cfaredolloj informacioni. I percjellin ato me nje taktike bindese tek njerezit qe ata t’i besojne. Pra e thene ndryshe u behet njerezve “lavazh truri” nga mengjesi e deri ne mbremje. Qe te krijojne tek ata imazhin qe ata kane projektuar shume e shume shekuj me pare. Dhe e dyta: UFOT nuk jane gje tjeter vecse “demone” ne sherbim te Satanit.
    Nuk ekzistojne te ashtuquajturit UFO. E thene me thjeshte, eshte sikurse t’i themi kancerit, tumor. Me nje zbutje.Duke e embelsuar paksa. Por prape njesoj mbetet. S’ndryshon asgje. Kanceri po kancer mbetet. Por sic e thame edhe me lart, masonet ne etiken e besimit te tyre kerkojne persosmeri ne cdo gje qe bejne. Keshtu qe edhe ne postet drejtuese ku ata me demek sherbejne, perpiqen gjithnje te japin maksimumin e tyre. Duke u dhene informacioneve drejtimin dhe sfumaturen qe ata duan. Keshtu qe edhe materiali i mesiperm nuk eshte gje tjeter vecse nje trillim i tyre i servirur me shume mjeshteri. Ata realizojne cdo gje qe aspirojne ne jete. Askush nuk i ndalon. Dhe nuk mundet t’i ndaloje. Pasi e gjithe bota dergjet ne ligesi dhe mashtrim me dinakeri. Keshtu qe ata perpiqen t’i fusin njerezit ne kthetrat e tyre me qellimin e vetem qe t’i bejne ata skllever te dinakerise se tyre.

    1. e pa aneshme says:

      Me duket argument fare i thate ky yti.Me kthe nje pergjigje te lutem.Ndersa ekzistojne miliarda planete ne galaktiken tone apo dhe te tjera,persde e perjashtoni ju jeten ne ndonjerin prej tyre?

    2. vn says:

      Kanceri nuk eshte tumor o rob I zotit.
      fillo qe ketu. Mos fol si te jesh profet … per gjera qr mendon se I ke degjuar vetem ti.

    3. ALEKSI says:

      SHUME I SAKTE KOMENTI JUAJ. ALIENET SJANE GJE TJETER VECSE FORMA DEMONIAKE SI NGA PARAQITJA E JASHTEME, ASHTU EDHE NGA GJENDJA QE LENE TEK NJEREZIT NE TE CILET SHFAQEN.

    4. Enea says:

      loqe je mo kar ,,,,ci ke gjithe kto idiotlliqe qe thua…

  4. beci says:

    Ky qenka i pjerdhur nga mendja

  5. shkodrani ne itali says:

    po te kerkojme azil poltik atje do te na pranojne?O POPULL ALBANES te qohemi e te kerkojme azil politik atje tek ufot,se sa te shkojme neper europ duke kerkuar azil.

  6. Andrea says:

    Ku shqencetari e kuptoka mire gjihen e al(lt)ieneve, le te na thote ndonje gje interesante se si bejne sex dhe shtohen keta te botes tjeter, se mbase do kemi fat edhe neve te bejme sex me ndonje aliene

  7. toni tr says:

    Qe Alienet ekzistojne kete e kam pare me syte e mi ketu ne toke,,,,me ka hyre frika ne Palce ne ato momente qe vetem kur te mbyll syte ,kam per ti harruar,,,

  8. Plohrijjjirk says:

    Bull – shait – s’i dilka pensioni xhajes

  9. alien says:

    po keta kur qenkan kaq te zhvilluar pse na vijne lakuriq ketej.Hapni syte o njerez

  10. net says:

    Allahu ekber, allahu eshte me I madhi.

  11. tonu tr says:

    Qe Alienet ekzistojne kete e kam pare me syte e mi , ne ato momente me ka hyre frika ne palce,, qe vetem diten qe do te mbyll syte kam per ti harruar ato qe pashe

  12. Gora says:

    Perderisa eshte folur dhe flitet per ekzistencen e UFO dicka eshte. Kush do qe ta besoj le te besoj kush sdo qe ta besoj le te mos besoj. Por fakti eshte I till: Nuk mund te jemi ne e vetmja krijes intelegjente duhet te pranojm qe mund te ket dhe krijesa universale shume me intelegjent se sa ne.

  13. tomsojeri says:

    Qe te mendosh se nuk ka alien ne kte gjithesi te pafund esht shum naive dhe pavend por ajo qe nuk kuptoj esht arsya pse e fshehin me kaq fanatizem kte fakt !Ky ish minister ka folur ne parlamentin Kanadez dhe i ka then atje duke akuzuar SHBA si promotorja e ksaj fshehtesie per qellime te keqia ! Jam habitur me fjalen e tij dhe guximin per te folur kaq hapur edhe per kto kontaktet qe ktu thot !Ku ka tym ka dhe zjarr thot proverba dhe nuk ka si te mos jen te verteta kto qe ne marim vesh her pas here nga burime te ndryshme e sidomos nga kjo penxhere qe quhet internet !E keqja esht qe forca e propagandes dhe mashtrimit me ne krye fen , esht gjigande per te corientuar popujt dhe gjithmon ky objekt real do mbetet akoma per ca koh enigem dhe hamendje e sejcilit qe ka tru ne kok te mos haj brockulla interesash fetaro politike! Ktu kan kaluar 50 vjet dhe akoma nuk dim kush dhe pse u vra Xhon Kenedi e Robert Kenedi qe berigabimin te deklaroj se do zbuloj te verteten e vrasjes se vellaut ! Pra per mua kjo heshtje e ky dizimformim, me shum fsheh te keqia se qellim te mir !!!…

  14. tomsojeri says:

    O Toni un jam nga ata qe besoj ne egzistencen e tyre dhe bile besoj se nuk jan mirdashes me ne ! Jam kureshtar te di cte paska tmeruar prej tyre aq shum qe ne fund te jetes do e harosh !Ne fakt ne ne kte planet vetem emrin mbajm te madh se jemi me te eger e te keqij nga cdo kafsh e eger qe egziston ne planet dhe edhe nese do te duan te jen mirdashes me ne ,skan ku ta gjejn ate mes nesh !…..

  15. kanan tafili says:

    Ashtu siq ne kemi krijuar kopshtet zollogjike,edhe toka eshte nje kopesht zollogjik i krijuar nga te ashtuquajterit aliene, ne jemi krijesat e tyre dhe gjdo gje qe ndodh ne toke behet sipas nje skenari te qarte dhe jo rastesisht, edhe zhdukja e dinosaurve, e gjigandeve etj, edhe luftrat qe jane bere si para 5000vjeteve e tani e 1 dhe 2 boterore mbajne firmen e alieneve sepse toka esht nje teater gjigand dhe ne jemi akoret qe e luajm,qdo zbulim dhe zhvillim ne shkence dhe teknologji ka ardhur jo se ne jemi bere inteligjen si specie por na eshte dhene per ta bere shfaqjen teatrale me interesante, dihet qe qdo 15000vjet toka permbyset , dhe mbillet nje specie e re kjo tani tashem po ndodh bota eshte futur ne luften e trete boterore dhe fundi i saje dihet se njerzimi ka ne dore dhuraten e alienve armet atomike , biologjike etj ku brenda 20 minutave gjdo gje merr fund sikur te mos kishim ekzistuar ,,,,,

    1. Wendy-B says:

      PO te kundershtoj shoku Kanan ..:P
      Ne nuk jemi krijese e alieneve, eshte gafa me e madhe qe mund te thuhet. Jemi krijese e Zotit , njerezit dhe gjithesia.
      Mund te thuash qe nuk jemi forma e vetme e jetes ne univers, por jo qe “regjizor ” i filmit te jetes eshte bota aliene. Kur je ne nje moment te veshtire te jetes ose prane fundit te saj i lutesh ZOTIT , e jo alieneve i dashur Kanan.
      Gezuar per shume vjet.

      1. Tironci Lugano says:

        Wendy_B
        Gezuar dhe cdo te mire per ty.Ndonese te jam pergjigjur tek i madhi Fishat,

        1. Wendy-B says:

          Gezuar TL, shendet e lumturi.Te uroj nje vit te mbare ty e te dashurve te tu !

          Dhe mos hulumto shume neper Lugano cuno, se filloi dimer i ashper tani, e ftohesh ,he xhan ?

  16. fieraku4u says:

    UN BESOJ CDO FJALE QE THOT KY…KA MBAJTUR NJE POSHT SHUME TE RENDESISHEM MINISTROR TE NJE VENDI QE ESTHE NE NATO DHE NE G-20. BESOJ CDO GJE.

    NUK ESHTE E MUNDUR QE NE TE JEMI TE VETMIT QE HETOJM NE KETE GALAKSI..

  17. Hasan says:

    keshtu filluan te bejn zhurme dhe per vitin 2012 , nje shpjegim i perpikte neper kanale history discovery etj, njeher thoshin po afrohet planeti nibiru njeher thoshin do rreshtohen planetet
    per ufot se marr vesh pse duhet te jene me ato fytyra zvarranikesh me nder jush pa brek
    per ata thone qe transformohen apo kane veti qe levizin shum shpejt apo teknologji te larte
    atehere kur keta udhetojne neper galaktika si mund te bien si shkerthate ne mes te baces se fshatarit ???
    dhe me pas trupat e tyre u moren per ekspertize dhe se anija meme nuk mund ti ndihmonte ata
    pa me thoni cfare e shtynte hitlerin te bente eksperimente me njerezit ? thjesht kerkime shkencore per ilace te reja apo ku esht pika e dobet e trurit te nje njeriu normal

  18. xheJ eN Bi says:

    Me keqardhje konstatoje se ky ish Minister ose ka filluar te rrjedhe nga trute ,ose nuk i harrine pensioni dhe gjen rruge te tjera per financime me ” kujtimet ” e tij.

    E para ish Ministri te flase per materialet qe mund te kete nga Kanadaja dhe jo nga Rusia dhe e dyta askush nuk na thote se si harrinin te kuptonin se çfare ndodhte ne Toke dhe ata te dinin per bomben atomike .

    Kur nuk dime anglisht ose nje gjuhe te huaj dhe vemi ne nje shtet tjeter ngelemi si UFO ,po ata qe nuk kane idene se si funksionon jeta ne toke ,si mund te kuptojne dhe te marin informacion se po prodhohej bomba atomike dhe se na qenkeshin te rrezikuar dhe ata.

    Prandaj keto qe thote ish Ministri jane perralla me mbret dhe te gjithe ata qe pretendojne per ” vizitat ” e jashetokesoreve , pervç atyre qe thame jane dhe ligjet e fizikes qe mjetet e fluturimit te kene shpejtesine e drites duhen qindra vjet per te ardhur dhe po aq per tu ktyer.

    toni tr. ose tonu tr. nuk na tregon dhe ne tmerrin qe ke pare ,apo ke frike se mos tmerrohemi dhe ne ?

  19. lala says:

    Ska si te jete ndryshe ,por ne sjemi akoma gati te bashkepunojme me ta.

  20. maximus says:

    do te ishte fatkeqesi ,sikur ne te ishim te vetem ne gjith kete univers, sepse ne jemi specie ne zhdukje , larg apo afer ekzistenca jone do te mbaroje.

  21. hahaha says:

    jan. 6 2015 nuk do kete gravitet per 6 min. can you guess why?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje