Shqipëria 2015: Rruga drejt BE-së e penguar nga përplasjet politike

2 Janar 2015, 10:34Politika TEMA

Shqipëria po hyn në një vit zgjedhor pasipartitë e mëdha politike arritën një marrëveshje me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian në dhjetor për t’i dhënë fund bojkotit gjashtëmujor të parlamentit nga opozita.

Por ndërsa bojkoti u mbyll, opozita po kërcënon të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor.

Partitë kryesore mbeten thellësisht të ndara mbi reformën e ndarjes administrative të vendit, e cila u ndërmorr nga qeveria e qendrës së majtë drejtuar nga Edi Rama në korrik.

Kjo reformë uli numrin e bashkive dhe komunave nga 380 në vetëm 61. Por opozita, e drejtuar ngaPartia Demokratike, e hedh poshtë këtë reformë si jokushtetuese.

Argumentohet se reforma është hartuar në mënyrë të tillë që të favorizojë partinë socialiste të Ramës në zgjedhjet për pushtetin vendor në qershor 2015 dhe kjo është arsyeja se pse opozita kërcënon me bojkot.

Ndërkohë, përgjatë vitit të fundit, qeveria ndërmorri një seri reformash, synimi i të cilave qe forcimi i sundimit të ligjit, një kërkesë kyçe për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në vitin 2015, suksesi i këtyre reformave do të bëhet i qartë, duke forcuar ose dobësuar shanset e Tiranës për të hapur bisedimet për anëtarësim me Brukselin.

Një bojkot tjetër

Presidenti Bujar Nishani vendosi 21 qershorin si dita kur shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje për zyrtarët e rinj vendorë.

Gjithsesi, udhëheqësi i Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka vizatuar hartën territoriale në përputhje me synimet e veta elektorale.

“Ndarja e re territoriale është një ndarje elektorale dhe ne nuk do ta pranojmë kurrë atë,” deklaroi Basha pasi parlamenti e miratoi ndryshimin në korrik.

Partia e sfidoi reformën në Gjykatën Kushtetuese. Gjithsesi, gjykata në dhjetor vendosi kundër saj, me shtatë gjykatës që mbështetën kushtetutshmërinë e reformës dhe dy që votuan për rrëzimin e saj.

Demokratët nuk e kanë bërë ende të qartë se do të pranojnë vendimin e gjykatës apo se do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore ku do të përdoret harta e re administrative.

Pavarësisht kërcënimeve të opozitës, shumë pak analistë besojnë se demokratët do të bojkotojnë zgjedhjet.

Analisti politik Arjan Vasjari tha se është e vështirë të imagjinohet që demokratët të refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje kaq herët pasi i dhanë fund bojkotit të gjatë të parlamentit.

Vasjari vëren se opozita nuk mundet lehtësisht të dënojë një reformë që Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si të ligjshme.

“Opozita do të reflektojë pas rikthimit në parlament dhe do të zgjidhë dilemën e vet mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore,” thotë ai.

Përveç zgjidhjes së dilemës nëse duhet të marrë pjesë në zgjedhje, udhëheqësi i partisë Basha do të duhet të vendosë nëse ai vetë dëshiron të garojë sërish si kandidat për bashkinë e Tiranës.

Maxhoranca në pushtet pritet të përballet me probleme gjithashtu, veçanërisht në lidhje me dilemat se cilët kandidatë do të duhet të mbështesë në bashkitë ku ka më shumë gjasa të fitojë, për shkak se disa prej kandidatëve do të duhet t’i përkasin partnerit më të vogël në qeverisje, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Procesi zgjedhor mund të përballet me sfida teknike, vëren Koalicioni i Vëshguesve të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror Zgjedhor, KQZ, institucioni zyrtar i ngarkuar me mbikëqyrjen e proceseve elektorale, ka vetëm gjysmën e anëtarëve të vet.

Gjysma tjetër dha dorëheqjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.  KQZ ka aktualisht vetëm katër komisionerë nga shtatë, të cilët u zgjodhën nga ish maxhoranca e djathtë.

“Zgjedhjet do të zhvillohen por pyetja e madhe është si,” thotë Dritan Taulla, përfaqësues i Koalicionit.

Sipas Taullës, procesi elektoral është gjithashtu në pikëpyetje për shkak të një numri kërkesash për referendume vendore, të cilat sfidojnë reformën administrative.

“Nëse vetëm një nga këto kërkesa konsiderohet si e ligjshme nga gjykatat, reforma administrative mund të dështojë, duke krijuar një situatë të paprecedentë,” tha ai.

Vasjari tha se dialogu politik do të jetë kyç për suksesin e zgjedhjeve vendore. Gjithsesi, ai është pesimist dhe nuk pret që partitë politike të ndryshojnë sjelljen e tyre. “Në Shqipëri ne nuk shkojmë zakonisht në zgjedhje pa tension politik,” tha ai.

“Zgjidhja e problemeve me zgjedhjet e 21 qershorit varet nga dialogu politik, por historia na mëson se në Shqipëri një dialog i tillë nuk është gjithmonë i pranishëm,” thotë Taulla.

Në lojë bisedimet me BE-në

Pasi Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për në BE në qershor 2014, qeveria e qendrës së majtë njoftoi synimin e saj për të hapur bisedimet për anëtarësim me Brukselin më 2015.

Gjithsesi, para se të bie dakord për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, zyrtarët e BE-së thonë se duan të shohin një sukses më të qartë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Me këtë në mendje, gjatë gjatë vitit të fundit, qeveria e Shqipërisë ka nisur një seri reformash dhe fushatash që synojnë të fuqizojnë sundimin e ligjit.

Viti 2015 do të jetë një vit kyç në të cilin rezultati i këtyre iniciativave do të gjykohet.

Një nga fushat kryesore të reformave të shënjestruara nga BE-ja është sistemi i drejtësisë, i cili perceptohet universalisht si i korruptuar dhe subjekt i presionit politik.

Gjithsesi, reforma e sistemit të drejtësisë ka nevojë për konsensus me opozitën, e cila ka bojkotuar parlamentin për gati gjysmën e vitit 2014.

Tashmë që fushata zgjedhore po afrhet, gjasat janë të pakta që konsensusi mbi një iniciativë të madhe reforme mund të arrihet në të ardhmen e afërt mes demokratëve të Bashës dhe socialistëve të Ramës.

Rritje më e fortë, por edhe taksa më të larta

Ekonomia pritet të rritet me 3.3 për qind më 2015, duke lënë pas pesë vjet rritjeje shumë të ngadaltë.

Gjithsesi, shqiptarët do të duhet të presin edhe ca për të parë konvertimin e rritjes ekonomike në standarde më të larta jetese.

Qeveria pritet të mbledhë gjysmën e të gjithë rritjes ekonomike në formën e taksave shtesë më 2015, mbi duhanin, naftën dhe tatimin mbi të ardhurat personale.

Çmimet më të ulëta të naftës në tregjet ndërkombëtare pritet të sjellin përfitime të kufizuara për konsumatorët vendës për shkak se qeveria po rrit taksat mbi nënproduktet e naftës duke filluar nga 1 janari.

Dollari amerikan, monedha që përdoret për të blerë naftën, është tashmë 12 për qind më e shtrenjtë kundrejt lekut nga sa qe pak muaj më parë.

Rënia e çmimeve të naftës mund të ndihmojë ekonominë në tërësi, por prodhimi vendës i naftës bruto pritet të vuajë për shkak se kostot e prodhimit këtu janë të larta. Kjo mund të sjellë rënie të eksporteve dhe, për rrjedhojë, edhe të ardhurave të qeverisë nga renta minerare.

Inflacioni pritet të mbetet i ulët më 2015. Zgjedhjet vendore pritet gjithashtu të sjellin një bum afatshkurtër në investimet publike. Kjo mund të jetë ndihmuese për ekonominë dhe të krijojë vende pune për një periudhë të shkurtër edhe pse përfitimet afatgjata janë të pakta.

13 komente në “Shqipëria 2015: Rruga drejt BE-së e penguar nga përplasjet politike”

  1. tfgs says:

    sa hyri Turqia aq do te hyje edhe shqiperia ne BE,pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkkkk………..

    1. mondi says:

      tfgs ke shum te drejt lali po vend me shkerdhat se ne al po sme ka par syri aman nje popull bythqir . mos e krahaso turkun me neve esht e kot te merresh me nje popull bythqir kaq

      1. spektatori says:

        Me fare pak fjale: Jam i bindur se:
        Ligesia i qepet Ligesise nji ashtu
        sikunder Sali e Basha i shmangen Drejtesise!
        Kjo ka bere edhe ate qe ne PD.-ne Berishjane
        te mbizoteroje me e keqja!Kjo per faktin se tek te dy,
        vlone Gjaku i marezise!Eshte edhe nje tjeter fakt se
        Dashuria nuk gjendet ne Zemrat,por ne Syte tyre!
        Per ta nuk ekzistone Qeveri tjeter,vec rrumpalles qe
        skaliten.Me keta Shqiperia do ta ndjeje pengesen
        perderisa forca e Ligjit ti ndale.
        Me ata nuk kemi perse te pretendojme qe ndryshimin do ta shijojme!
        E ardhmja dhe Historia e saj eshte ne Duarte e Rames.
        Shansi i ka ardhur.Ka Penalltine per ta gjuajtur!…
        Jemi te gjithe duke pritur ne Ankth.Mos na zhgenje.please!

    2. Teli says:

      Ashtu te pelqen ty ore turkofagos, po nuk te degjon njeri ty, ajo greqia jote ishte e mbaruar fare kur u fut ne Bashkimin Evropian, sa per turqin ajo nuk bene pjese ne Evrope por ne Azine e vogel. Kurse shqiptaret jane Evropian, nese sfuten sote do futen neser.

  2. foti duka says:

    tema ju lutemi zgjidheni problemin me tragetin PATRA-ANKONA qe bente rrugen e tij me kufirin e Ri qe eshte PAKTI DETARE ALBANISTANE–GREEK…NE KETE TEME DUA T.JU SHIKOJE KRITIKE BASHKE ME PRONARIN TUAJ…..

  3. albani says:

    saliu e partia e tij qelbesire,vazhdojne te mbajne peng edhe kete rradhe shqiperine.As ka dashur e as ka per te dashur qe te hyme ne EUROPe.Stonon me jeten e tij prej guri

  4. Ngrihuni shqiptare! says:

    Ngrihuni kunder krimineleve e hajnave te Sali-babes me hajdute,qe po e mbajne Shqiperine peng te anarshise,sepse duan te jene ata ligjberesit sikurse ka ndodhur deri me sot

  5. populli says:

    Po nuk paditet Sali Berisha ne Hage per krime kunder popullit(njerezimit),nuk ka shanse asShqiperia e as e ardhmja e saj drejt Europes

  6. sherifi says:

    Pyetje per kte te emeruarin ne krye te partise demokratike.z.Basha:
    Po kur gjykata e larte mbylli dosjen tende te “rruges se kombit”ti perse deklarove qe vendimi i gjykates eshte ligj dhe nuk diskutohet,
    po vendimin e gjykates qe te dha ty mandatin ne tavolin te kryetarit te bashkise se tiranes,perse nuk e kontestove?.

  7. RILINDJA says:

    NGA BUDALLAKIA E RAMES ME HARTE TE RE ELEKTORALE TEK KOKEFORTESIA E BASHES PER MOS TA PRANUAR ,SHQIPERIA KURR NUK DO HYJE NE BE ME VONE KUR SERBIA TE BEHET ANETARE ME TE DREJTA TE PLOTA AJO KA PER TE QENE PENGESA KRYESORE E ALBANISTANIT

    1. Mandi says:

      Ju qe e keni vendosur emrin Rilindja, po te kishit pak tru ne koke nuk e quanit vendin qe keni lindur Albanistan, apo e ngatron me Janistanin qe Turqia ja kishte vene emrin Greqise!!

  8. beni says:

    Nese kerkohet nje lufte me e forte ndaj korropsionit e krimit te organizuar,deri tani nga qeveria e rilindjes nuk kemi pare gje,sepse krimi i organizuar nuk jane fshataret e lodhur dhe grate qe ju kane vdek burrat objekt i luftes kur krimit e korropsionit, lufta kuder krimit te organizuar duhet te jene ish ministrat e energjitikes, qe kane lene kete grope te hapur, ku kane lejuar faturime apstrakte gje qe po e han populli i thjeshte, ku jane ata nenpunes qe kane administruar keshin, drejtore faturista elektricista te cilet jane pjese e vjedhjes, pse ti nuk e fillon nga ata, apo kane nderuar parti nga PD kane kaluar e LSI, ,kjo eshte e pafalshme nga ana e juaj,energjia duhet paguar dhe per kete nuk eshte ne kundershtim as njeri por ata qe kane perfituar duhen te futen ne burg te paret kurse juve ja keni fillur nga fshataret e shkrete.dhe nuk ma merr mendja se do tia hedhesh europes me kete qe ti po ben ajo di qe para drejtesise te shkojne kapot e krimit e te korrupsionit, si mundet qe ne nje institucion te shtetit sic eshte banka e shqiperise te vidhen miljona dhe drejtuesi i saj te mos futet ne burg,por te kete mbrojtje nga e gjith krahu i politikes,juve zoti kryeminister keni shkarkuar njers nga puna per nje shume te paperfillshme mos pagese elektrike,kurse me banken e shtetit nuk munde te gjesh parate, ,juve thoni se jane harxhuar neper baste, po ajo eshte nje shume aq e madhe sace nuk mund te justifikohet zoteria duhet te kishte harxhuar nga 100.000.000ne dite dhe nuk di te kishte mundur te shpenzonte te gjithe ,ky eshte krimi i organizuar ku vjedhja eshte bere nga tjeter kush dhe juve ja lini nje administratorit te thjeshte qe ndoshta qellimisht ja kane dhene mundesine qe te vjedh dicka por jo aq sa thoni ju.

  9. lili says:

    Béni po,ajo cka na le jashta eshte bash kjo:si punen me u shperlah milliona neper baste pa u verejtje nga qeveria e pa pasur nje investigim per prejardhjen e ketyre pareve kur duhet rroga e atij lojtari! Cdo nje ri ,e lere ma nje sheh,kete pyetje ia bene vêtit:ku i ka marr ky ato pare?
    Pra edhe ne kete pyetje e bane pse shteti nuk investigoj keto shpenzime jashte normale se te qytetareve te saj? Ketu kemi shtetin qe te kerkon edhe fakturat e darkave e drekave te thjeshta,Kurse ne shqiperi keni resta perralore,me shpenzime faraonike,edhe askkush nuk punet si u bane ato pare!
    Pra,ma shume se ‘Loja pozite opozite’ eshte shteti impotent qe pengon anetarsimin e shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje