Raporti i Qeverisë: Rita Ora ndihmon ekonominë britanike

14 Janar 2015, 11:27Lifestyle TEMA

Yjet e muzikës dhe filmit në Britani të Madhe pritet që ta ndihmojnë ekonominë britanike me 80 miliardë paund gjatë vitit 2015.

Raporti zyrtar i Qeverisë britanike, përmend albumet e Ritës, Ellie Goulding e Emeli Sande në “listën e pritshmërive të mëdha të vitit 2015”, raporton Koha.net.

Edhe filmat janë pjesë e kësaj liste, me filmin “Spectre” të James Bond në krye të saj.

Kjo listë është përpiluar nga Departamenti i Kulturës, Medies dhe Sportit.

Kjo Ministri thotë se industritë kreative kanë kontribuar me 146,000 paund në minutë në ekonominë britanike në vitin 2013, duke siguruar 1.7 milionë vende pune.

Albumi i Ritës, që pritet të dalë gjatë këtij viti, do të ketë këngë nga producentë të njohur si Diplo e DJ Mustard, e gjithashtu edhe bashkëpunim me Prince.

1 komente në “Raporti i Qeverisë: Rita Ora ndihmon ekonominë britanike”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje