Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon ngritjen e komisionit për dekriminalizimin

15 Janar 2015, 12:55Politika TEMA

Partia Demokratike depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e dy komisioneve parlamentare, njëri për dekriminalizimin dhe tjetri për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve

“Kërkuam ngritjen e dy komisioneve për marrëveshjen e arritur. Një komision për dekriminalizimin që e kemi përparësi dhe çështja tjetër për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”tha Paloka.
Më tej, Paloka bëri me dije se gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve është diskutuar për ndryshimet mbi rregulloren  për numrin e deputetëve në Komisionet Parlamentare, ndërsa shtoi se nuk është prekur çështja e Kodit Zgjedhor.

“Nuk është prekur Kodi Zgjedhor, u ngrit diskutimi për ndryshimin e numrit të deputetëve në Komision. do ta shikojmë këtë vendim. Ajo që ne kërkojmë është që vendimi të zbatohet sikundër është, pra në bazë të konfigurimit parlamentar”, tha Paloka, duke shtuar se ka kanë kërkuar edhe shtyrjen e afateve për 2 komisione që ishin miratuar në kohën që ata nuk kanë qenë të pranishëm në Parlament.

“Ne vazhdojmë të kemi përparësi dekriminalizimin dhe ngjarjet e kohëve të fundit po e nxjerrin si të tillë  në qëndër të vëmendjes në Shqipëri.

Çështja tjetër është ajo e nënshkruar në marrëveshje lidhur me zbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese dhe të komisioneve hetimore. S

Sot nuk patëm një përgjigje nga mazhoranca, pasi ka një periudhe prej dhjetë ditësh që duhet për të shqyrtuar kjo kërkesë, por besoj se nuk do të ketë kundërshtime, pasi është gjeja më normale, ndërsa në të kundër do të kishim shprehje të një vullneti kundër marrveshjes, por e përsëris se nuk do të ketë reagime të tilla.

Shpresojmë të fillojmë punën sa me shpejt. Në Partinë Demokratike janë ngritur tashmë grupet që po shohin dhe shqyrtojnë legjislacionin lidhur me keto dy ceshtje. Besoj se do të këmi bashkëpunimin e mazhorancës dhe komisionet të ecin shpejt”, tha Paloka. /gj.k/

 

6 komente në “Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon ngritjen e komisionit për dekriminalizimin”

  1. jup says:

    Programi i PXH(Xhelilit) me keto komisione koti kerkon te uli ritmin e punimeve te Kuvendit e reformat per zhvillimin e vendit,pra destruksion,sabotimqente le te lehin,karvani te eci perpara!

  2. Neveri says:

    Kur flasin dhe keta per dikrimanalizim dhe atehere u permbyste bota.
    Keto pallavra le tja shesin ndonje politikan matuf nga Europa qe i ha brockullat e tyre se ne jemi te bindur qe ne PD 1 ne 4 veta eshte kriminel.

  3. sherifi says:

    Po shume mire pra qe do ngrihet ky komision, le te follohet me kriminelin Berisha qe dogji vendin ne 1997,pushtoi k/ministrin,kuvendin dhe radio televizionin shteteror te vetem te asaj kohe,ne 14 shtator 1998,krijoi nje hjeroshim ne gerdec dhe vrau 4 qytetare ne 21 janar,pastai me Bashen si hajdut i 220 milion eurove tek rruga e kombit,shitjen e detit dhe si minister i brendshem dha urdher per te qelluar mbi protestuesit ne 21 janar,e me radhe.

  4. liri a vdekje says:

    me keto komisione pa fund akoma do vjedhin taksapaguesit shqiptare .po ska nevoje per komisjone o gagac merrni opinionet e popullit per cdo deputet e do dalin mostrat nga ty i pari qe dilje zvarr nga klubi ke xhamlliku ku tallnin bythen lacjanet ene burrelsit me ty o bajge

  5. xixa says:

    SHUME MIRE E KA KY PALL-OKA, (OKA = pate ne italisht) DEKRIMNALIZIMI I PARLAMENTIT DUHET URGJENT, POR PER 70 VITE, 50 VITE TE KOMUNIZMIT DHE 23 VITE TE PSEUDODEMOKRACIS, ME FALNI PER ARITHMETIKEN SE SEBASHKU BEJNE 73 VITE.

  6. neandertali says:

    po tomin mor aman a po e fusni te ky komisioni se i takon eshte dhe te sigurria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje