Rruga e kokainës kubanezë, që “ndali” në Xibrakë të Elbasanit

14 Janar 2015, 23:21Politika TEMA

Droga e kapur pasditen e 14 janarit, padyshim mbetet sasia më e madhe e lëndës narkotike e kapur ndonjëherë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit.

Hetimi që kishte nisur disa muaj më parë, duke ndjekur gjurmët e trafikut në rrugën e kundërt që përshkonin trafikantët, nga “burimi” tek tregu, po shkonte drejt fundit.

Si nisi hetimi?

Gjermania ishte vendi i dorëzimit të lëndës narkotike, me një vlerë miliona euro.

Sektori i antidrogës në Departamentin e Krimit të Organizuar në Polici, u vu në kontakt me autoritetet gjermane të antidrogës dhe komunikoi për një kohë të shpeshtë me ta.

Burime të rezervuara policore bënë të ditur për TemA-n disa detaje nda dosja hetimore.

Lënda e parë, që ishte kokaina, vinte nga Kuba duke ndjekur kryesisht rrugë detare e më pas nga Turqia, Maqedonia, dhe përfundonte në Shqipërinë e mesme.

Në Elbasan, ishte përzgjedhur një biznes për të kamufluar gjithë aktivitetin, por trafikantët, nuk mundën të fshihnin të gjitha gjurmët.

Dy kolumbianë ishin mjaft aktivë në grupin që trafikonte ndërkombtarisht drogë. Ata janë tashmë në pranga Cesar Avila, 47 vjec dhe Walther Moreno, 42 vjec. Madje u kapën në laborator, duke kryer një ndër punët ku ishin “profesionste”, përzierjen e lëndës narkotike. Në Xibrakë të Elbasanit ku ishte ngritur laboratori, u sekustruan afërsisht 4 ton përzierës, vec mbi 100 kg kokaine të përzier dhe disa kilogramëve drogë të pastër.

Pasi droga bëhej gati për në treg, ngarkohej në mjete përmes një skeme të mirëmenduar dhe kalonte përmes Italisë, në Austri me destinacion Gjermaninë.

Policia ushtroi për gati 5 orë kontrolle në disa 4 qytete, në Elbasan, Tiranë, Fier, dhe Durrës, ku mendohej se shtriheshin lidhjet e bandës.

Në Tiranë u kap në mjetin e Saimir Batkut një sasi prej 18 kg kokaninë dhe 300 mijë eurosh dhe bashkë me të, u prangos edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Hoxha.

Grupi i trafikut mund të ishte goditur edhe më herët, thonë burime policore, teksa u tentua të përdorej edhe teknika e “blerjes së dorëzuar”, por për shumë rrethana autoritetet e Policisë së Shtetit hoqën dorë to.

Të dyshuarit u mbajtën nën përgjim për gjithë këto javë dhe tashmë pas bilancit të plotë që do të mbyllet vetëm në fund të gjithë operacionit ditën e enjte, do t’u duhet të përballen në gjykatë me akuzën për trafik ndërkombëtar droge.

17 komente në “Rruga e kokainës kubanezë, që “ndali” në Xibrakë të Elbasanit”

  1. filani says:

    Hallall, tamam si “Breaking Bad”

    1. po says:

      Ai kolumbiani e paska edhe emrin pothuajse si Walter White qe gatuante drogen ne Breaking Bad. Hajt ne te s’emes vafshin

  2. poeti says:

    Ermal Hoxha si bos e si ORTAK
    me mafien e droges ne XIBRAK
    mallin ka pas gadit per MERAK
    gjermonit me ja cu DHURAT
    po e kapi me presh POLICIA
    s’e ndihmon dot me PARTIA
    as Edvini, Likja dhe SALIJA
    as Enveri dhe as NEXHMIJA
    se keshtu mbaron HISTORIA
    kur barkderri s’ngopet nga LAKMIA

  3. Petro says:

    Plehrat e Shqiperise.Zoti vonon, por nuk harron.Perpara nga fitorja ne fitorje!Enigem policia e shtetit.Te shohim perfundimin.Ndoshta po i behet puc Rames.Puc pallati.

  4. rovigo says:

    BRAVO POLICIA,ME NE FUND PO NA KTHEHEN SHPRESAT PER NE VENDIN TONE.URIME.

  5. Altin Lame says:

    Pse si ke futur komentet more Mero ? Apo ke dhe ti aksione te gazeta dita !

  6. poeti says:

    Po si t’i detyrojme moderatoret e gazetave ne Shqypni qe ta kuptojne rolin e tyre infrmues por edhe investgues per publikun qe te mos fshinje me gomen e inkuizicionit mesjetar vazhdimisht shkrimet e poetit antikomunist, njesoj si Papa Piu Inkuizitori kur u vuri gjethe fiku gjenitaleve te skulpturave te Mikelanxhelos?
    Kjo eshte ceshtja qe i detyron sot shqyptaret duhet te luftojne edhe me median tone nderkohe qe e gjithe shoqeria civile duhet te ngrihet ne kembe mafien me pushtet qe la pas Enver Hoxha qe vazhdon ta mbaje Shqypnine tone me KRYE N’HI. Po te kishte ndodhur ne nje vend tjeter demokratik ky do te ishte senzacioni i dites per te gjitha lajmet dhe gazetat do te mbushnin faqet e tyre te para me fotografine e nipit mafioz dhe drogaxhi te Diktatorit perpara se te publikonin karrikaturen e Muhametit, nderkohe qe ne Shqypni heshtin si peshk dhe bile deri dje naten vone nuk denjojuan aspak te njoftojne publikun. Shikoje Saliun dhe PD-ne enveriste te tij si hesht dhe nuk thote asnje fjale, nderkohe qe pame ne FB kryeministrin tone mburravec Edi Rama te pervehtesoje me shpejtesi te pazakonte MERITAT e sherbimeve sekrete te Gjermanise, ne nje kohe qe duhet te spjegoje para shqyptareve ne radhe te pare pse Shteti dhe Pushteti deri tani nuk eshte bere i gjalle per milionat mbase miliardat qe ka fituar familja sadiste dhe kriminele e Enver Hoxhes me veprimtarine e kokaines te Ermal Hoxhes, por deri tani nuk kane hetuar miliardat qe Enver Hoxha u vodhi shqyptareve per afro 50 vjet me radhe me pyetjen qe ka bere poeti vazhdimisht keto 25 vjet pas renies se Murit te berlinit:

    KU KANE SHKUAR TE ARDHURAT NGA EKSPORTI DHE NGA PUNA E DETYRUAR E SHQYPTAREVE PER 50 VJET ME RADHE NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT?

    Politika dhe pushteti kombetar jo vetem qe nuk kane levizur gishtin e vogel per te hetuar kete KUSERI makaber te familjes Hoxha, por e kane mbajtur Enverin vazhdimisht ne “demokracine komuniste” te tyre si HERO me vendim te Kuvendit dhe Piramiden e tij Famekeqe te Kolaneceve ne mes te Tiranes. Shiko nga ana tjeter si kane filluar te vajtojne enveristet krejt si kukumjacka pylli duke e quajtur kete lajm si nje LUFTE BIOGRAFISH pa e vrare mendjen se ky pinjoll i Enverit dhe i Nexhmijes, por edhe dhender tek Biznes Albania i Luan Bregasit ka mbjellur per vite me radhe VDEKJEN ne BE dhe Bote me kokainen e tij te Xibrakes dhe se Taulant Balla per vite me radhe si deputet i zones nuk e ka marre vesh dhe nuk e ka verrejtur fare per kete veprimtari kriminale te cunit te Ilir Hoxhes dhe mbeses se Ramizit. Ne baze te ligjit ANTIDROGE kesaj familje KRIMINALE duhet t’i konfiskohet pasuria dhe hetohet firma Biznes Albania per lidhje me mafien nderkombetare te droges dhe kokaines.

  7. Kominatsi says:

    Po kur u kap avioni I divjakes gazeta dita kishte intervistuar nje fierak me duket ,mjaftonte te lexoje ate dhe kuptohej kollAj fare Si funksionon mafia ne shqiperi …KOMUNISTE FARE E KEQE

  8. kuq e zi says:

    Nipi i enverit kuba reparti ushtarak
    Me duket si sigurimi i partise me lidhjet e vjetra
    Shume here kam pyetur me cfare jeton familja hoxha pse rri kaq ne hije nga shtypi tani boll me gjyshin djali i kujt eshte?

  9. ALB. says:

    Une ashtu si shume te tjere jam kurioz te di,droga qe sekuestrohet ku perfundon,shkaterrohet apo rihidhet ne treg kete here nga vete shteti.

  10. Lumi says:

    Kjo tregon se shteti ka nis te behet! Bravo policia, por te mos vazhdoje me hope !Pas 25 vjetesh doli ne skene dhe nje pinjoll i diktatorit ,PD-ja hesht!Habitem!

  11. Sulo Permeti says:

    Do dalin te pafajshem sh. shpeit,i regullon keto pune gjin Gjoni,te kthesa e Kamzes do e kene adresen. sulo gerdeci

  12. Sulo Permeti says:

    Do dalin te pafajshem sh. shpeit,i regullon keto pune gjin Gjoni,te kthesa e Kamzes do e kene adresen.

    sulo gerdeci

  13. kuq e zi says:

    Bej cudi pse berisha nuk pergezon policine si antikomunist i flakte qe eshte

  14. Ele says:

    Tregues me fakte i fytyres se re te Policise se Shtetit . Eshte per tu pergezuar puna e shkelqyer e Policise se Shtetit, po mbi te gjitha e Saimir Tahirit .
    Une qe deri para 2 vitesh nuk kisha asnje besim te Policia e sb, tashme ndihem e sigurte dhe e mbrojtur nga shteti .

  15. Arben says:

    THELBI I PUSHTETIT TE ENVER HOXHES.

    1. GJITHE ZONA BREGDETARE MBILLEJ ME HASHASH, QE EKSPORTOHEJ ME FATURA TE RREGULLTA SI BIME MEDICINALE.

    2. 1 LEK I SHKONTE SHTETIT SI TE ISHIN BIME MEDICINALE
    9 LEK SHKONIN NE LLOGARI BANKARE NE ZVICER.

    3. E GJITHA KJO QE TE REALIZOHEJ PA PENGESA DUHEJ QE SHQIPERIA TE ISHTE NJE BUNKER I IZOLUAR QE TE MOS MUND TE THOSHTE NJERI GJYSEM LLAFI.
    MI TELEVIZIONET E EUROPES E KANE KAPUR KETE PROBLEM QYSH NE VAFT DHE KANE DEKLARUAR VAZHDIMISHT SE FURNIZUESI NR 1 I EUROPES ME HASHASH KA QENE SHQIPERIA KOMUNISTE.

    NE, SI POPULL I PJERDHUR QE JEMI KEMI QENE VAZHDIMISHT SHKEMB GRANITI.””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje