17 vjet pas miratimit te Kushtetutës, një gjë është e sigurt se politikanet shqiptare jane te mërzitur me te dhe kërkojnë ndryshim.
Debati politik ka kohe qe është orientuar drejt ndërhyrjes ne ligjin themeltar te shtetit dhe qëndrimet variojne nga me ekstremistet qe kërkojnë nje kushtetute te re tek ata me te rezervuar qe kërkojnë thjesht disa ndryshime.
Por, nje prej juristeve me te mire te se djathtës, ish-kryetarit te Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, ka theksuar se ndryshimet nuk do sjellin asnjë përmirësim per sa kohe qe nuk ndryshon sjellja e politikaneve, raporton Vizion Plus.
Kjo, pasi sipas tij, duhet kuptuar qe Kushtetuta i takon qytetareve per ti mbrojtur nga pushteti.
“Burimin e keqja e ka këtu dhe difektin nesër do ta kemi përsëri këtu. Çdo amendament tjetër, formulë teknike për të zëvendësuar një formulë teknike që ka dështuar në mënyrë eklatante për shkak se i është nënshtruar interesave politike të palëve nuk do të na çojë shumë përpara. Sepse rreziku është shumë i madh që të dështojë dhe formula e re teknike në mënyrë eklatante”, tha Ilir Rusmali.
Dashamir Shehu nga radhët e opozitës ishte radikal në ndryshime totale në ligjin themeltar të shtetit, të kundërshtuara nga Spartak Braho i LSI-së.
“Ka mbërritur në një shkallë të tillë sa që nuk mund të arnohet, është një divan i vjetër, s’ka më as sustë, as gjë. Unë them të bëjmë të ri, dhe Kushtetuta e re duhet të biem dakord, sistem gjeneral, apo me senat, se dhe kjo është temë e madhe, se këtu është bërë që çdo dy muaj shkoka një ligj në Gjykatë Kushtetuese dhe ajo ka zëvendësuar senatin, dhe kjo nuk është fortë demokratike, që nëntë veta gjykojnë ligjshmërinë, demokracinë e një ligji”, tha Shehi.
“Nuk duhet të ndryshojë çdo 20 vjet, nuk bëhet as me revolucione, madje nuk bëhet as nga njerëz dosido, nga rruga por bëhet nga specialistët më të mirë. Sepse Kushtetutën nëse do ta hedhim në rrugë do të bëjmë njësoj si Kushtetutat e regjimeve të kaluara”, u shpreh Braho nga ana tjetër Braho.
mos ma prekni preambulen shkerdhata….
Kushtetuta e deri tanishme nuk I perkon periudhes qe kalojme ,dhe ndryshimeve te shumta ekonomike sociale te Shqiperise nga koha kur ajo u mirtatua deri sot. ( Merreni me mend qe bashkeyetar i berjes se kesaj kushtetute ka qene artisti injorant. Arben Imami). Nuk jam specialist i se drejtes kushtetuese, por ajo te pakten duhet te ndryshoje ne keto pika kryesore, qe shpesh sjellin situata te padrejta ne moireqeverisjen e vendit.e para vet profili teper partiak I presiodentit , qe me cvdo kushty kerkon ti imponopj mazhorances qeverisese direktivat e paqrtise se tij , duhet te zgjidhewt direkt nga populli , per pushtetin gjygjesor duhet qe titullaret e gjyklates kushtetuese,gjykates se larte te zgjidhen direkt nga popuilli ne te njejten dite qe votohet per presidentin , se vetem keshtu do te kemi nje largim te duarve te politikes nga. sistemi gjygjsor , e njejta gje per kryetaret e gjykatave ne rrethe dhe apel qe duhet te zgjidhen nga votuesit lokal respektiv. E fundit per ceshtje qe i perkasin interesit te larte publik si. Shitja e aseteve strategjike (qe deri sot Nano me Saliun i kane shitur si ti kishin mallin e babes ) dhe marrevesahjet qe prekin diirekt interesat e popullit, te vendosen me referendum. Keto qe permenda hedhin poshte manovrat e politikaneve per te mashtruar popullin mbasi marrin mandatin.