Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho e konsideron mashtrim të pashembullt deklaratën e deputetit socialist Pjerin Ndreu, i cili po gjykohet në Gjykatën e Lartë me akuzën për goditje për shkak të detyrës të kolegut të tij demokrat Genti Strazimiri.
“Eshtë qesharake dhe mund të regjistrohet si një nga mashtrimet më të paturpshme, ajo që bëri i pandehuri Pjerin Ndreu në derën e Gjykatës së Lartë, kur tha se ai vetëm e ka prekur deputetin Strazimiri.
Pamjet filmike janë prova që i kanë parë të gjithë qytetarët dhe që i kanë të gjitha mediat vizive.
Këto pamje, tregojnë qartazi dhunën e egër, dhe agresionin plot urrejtje të të pandehurit Ndreu, ndaj deputetit Strazimiri, në ambjentet e Kuvendit, menjëherë pasi kolegu ynë kishte mbajtur një fjalim ku denonconte inkriminimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Eshtë e qartë se deputeti që është marrë i pandehur nga Prokuroria për goditje për shkak të detyrës, është i gatshëm të sajojë gjithcka për tia hedhur drejtësisë. Për ti bërë presion Drejtësisë.
Në dëshpërim, i pandehuri i thotë publikut se kjo dhunë primitive, pas krahëve, qenka një prekje.
Ne i kërkojmë Gjykatës të mos ndikohet nga shantazhet e njeriut të Edi Ramës, por ta cojë cështjen deri në fund e të bëjë drejtësi.
Partia Demokratike nuk do të ndalet derisa dekriminalizimi të bëhet, dhe clirimi i parlamentit dhe i politikës nga të inkriminuarit, do të bëhet, pavarësisht pengesave që po nxjerr Edi Rama”, theksoi Nënkryetari i PD. /gj.k/
ohahaaha akoma ne nje vrime i bini kavallit juve keshtu vazhdoni,DEKRIMINALIZIM haha fillojeni nga 2B-te e SHQUP-it kryekriminelin-hajdutin sali berisha+smerlapin hollandez lul bashen urdheruesit+pushkatuesit te 21-janarit pastaj mbaroni tek BURGAXHIU ritani+tek djali i tonin palokes ed paloka ore tek juve si SHQUP nuk ekziston asnjeri i paster te tere bande hajduto-kriminelesh strofull hijenash…
DEkriminalizoni PD-ne me pare qe te jeni te besueshem. Vetem kur kriminelet Sali Pashe Toptani dhe Lulzim Basha te hiqen nga PD si vrases te njerzve te pafajshem do te kete kuptim dekriminalizimi i Kuvendit. Vetem kur te gjithe ata qe jane akuzuar per abuzime dhe vjedhje te pronave shteterore dhe parave te popullit ne anetaresine e PD-se te hiqen nga Kuvendi atehere do te jeni te besueshem. Deri atehere nukm meritoni te lexoheni. Une vetem titullin e asaj qe ti shruan lexova. Nuk kam kohe te humbas me permbajtjen bajate te atyre qe shkruani. Jeni te peshtire.
E njeh autogolin o brekë e Salës?
Po kriminelët e shtëpisë a i njeh o plerë?
Të gjithë ne vrimën e miut kini për tu futur se o ju o sorollopi juj jane spiuna