Rama: 1.1 milionë matësa inteligjentë për energjinë brenda 5 viteve. Çela: 80 % e sistemit ka moshë 30-40 vjeçare

14 Janar 2015, 13:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e cilësoi gjendjen e rëndë që kalon vendi ynë në sektorin e energjisë si injorancë.

“Kjo gjendje është injorancë politike, injorancë në qeverisje, injorancë administrative, injorancë e burimeve njerëzore dhe duke sjellë në fund injorancë shoqërore si rrjedhojë e gjendjes në një mjedis pa rregulla dhe pa përgjegjshmëri politike”, tha Rama.

I pranishëm në paraqitjen e rezultateve rreth dy muaj pas nisjes së operacionit kundër vjedhësve të energjisë, Kreu i Qeverisë tha se Shqipëria do të jetë vendi i parë në Evropë që do të vendosë 1.1 milionë matësa inteligjentë, brenda harkut kohor të 5 viteve .

“Në 5 vite, duke filluar që nga vit, shqiptarët do të shohin me sytë e tyre se si do të ndryshojë sektori. Teknologji që asnjë pikë drite të mos ngelet pa u identifikuar dhe pa askush të mos paguaj më tepër.

Me telefon do të kërkojë sasinë e energjisë që dëshiron dhe kur ajo do të përfundojë do të blejë sasinë tjetër.

Do ta fillojmë që këtë vit. Do të bëhemi vendi i parë i Europës që vendos 1.1 milionë matësa inteligjentë.

Kjo teknologji, jo se jemi ne jemi të parët, por sepse në Gjermani nuk është nevoja të ndërrohen”, tha Rama.

Duke u ndalur në gjendjen e sektorit energjitik dhe dëmin që u shkaktua si rezultat i asaj që Rama e konsideroi si injorancë, Kryeministri solli shembullin e vitit 2006.

“Në vitin 2006 u bë një ristrukturim i sektorit dhe ajo që quhej OSHEE u pastrua nga të gjitha borxhet. Në 2006, OSHEE e nisi punën me zero borxhe deri në vitin 2013. 7 vjet qeverisje të PD-së borxhi kapërceu 1 miliardë dollarë.

Vetëm në 10 muaj të vitit 2013, kur u kalua nga administrimi i privatëve në administrimin e rimarrë në dorë nga qeveria e shkuar, borxhi shkoi nga 720 milionë në 920 milionë. Çfarë është kjo tjetër përveç se injorancë?”, tha Kryeministri Rama.

Në vijim Kryeministri tha se këto 10 muaj të vitit 2013, borxhi u rrit me 200 milionë dollarë, pra vjedhja u rrit në mënyrë galopante.

“Ky është një tjetër tregues i asaj sesi katandisesh kur e kthen pushtetin si qëllim në vetvete, deri kur për të mbajtur pushtetin shet të ardhmen tënde dhe përpiqesh të blesh kohë në pushtet, duke detyruar pjesën e shëndetshme të qeverisë të paguajë dhe për ata që vjedhin. 10 muajt e vjedhjes fatale, janë dhjetë muajt fatal të etheve elektorale, duke shkatërruar pasurinë kombëtare dhe duke gjeneruar pushtet nga vjedhja. Duke toleruar vjedhjen e kësaj pasurie në emër të mosmërzitjes së hajdutëve votues.

Humbasim 150 milionë euro çdo vit nga vjedhja e energjisë elektrike dhe nga humbjet në rrjetin e shpërndarjes, i cili në 80% të vendit është ende aty ku e la Enver Hoxha. Këtë e provuan shumë familje shqiptare në vigjilje të Vitit të Ri, kur dëbora në shumë zona solli dhe cënimin e shpërndarjes.

Të gjitha këto vjen një ditë dhe mblidhen bashkë lak në fyt dhe kërcënojnë të të mbysin. Siç kërcënon sot, pavarësisht këtyre rezultateve shembullore, mbytjen e këtij vendi që natyra apo Zoti, i ka falur gjithçka. Ne kemi burime hidroenergjitike për frymë dhe territor, të dytët pas Norvegjisë, por mos më ngatërroni me atë që thotë të dytët pas Gjermanisë. Të dytët pas Norvegjisë na ka lënë Zoti dhe ne kemi mundur të shkojmë të fundit”, theksoi Rama

Sipas tij, në vetëm 2 muaj, drejtuesit e OSHEE-së dhanë provë fantastike se ky vend mund të bëhet dhe nuk duhet ndonjë shkencë e posaçme.

“Duhet vetëm të respektojmë atë që së bashku kemi rënë dakord të miratojmë si ligje të bashkëjetesës sonë.

Nuk janë të varfërit hajdutët e energjisë elektrike, por janë ata që fshihen pas të varfërve. Kjo shihet kur dy kategoritë që paguajnë më shumë janë pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar.  Kjo shihet kur mbi 5 mijë policë, në nisje të operacionit, rezultuan të ishin debitorë në OSHEE dhe shkonin të kapnin të tjerët”, tha Kryeministri Rama.

Kryeministri u bëri edhe një herë thirrje atyre që kanë mbetur që “të lajnë borxhet një orë e më parë, pasi nuk do të ketë kthim asnjë milimetër mbrapa. Kjo nuk është fushatë, aksion, përpjekje si ato të kaluarat, por është lufta për jetë a vdekje e Shqipërisë, për të qenë ose jo ajo që duam ose katandia që na lanë për turp”.

Duke folur për çmimin e energjisë, Kryeministri Rama u shpreh se, çmimi mesatar i energjisë është ulur.

“Sepse ne mendojmë se me heqjen e fashës do të rrisim të ardhurat dhe nuk do të kemi nevojë të rrisim çmimin në mënyrë uniformë”.

 

Çela: 80 % e sistemit ka moshë 30-40 vjeçare

 

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Ardian Çela e konsideroi operacionin kundër vjedhësve të energjisë si mjaft pozitiv.

“Borxhi i kësaj kompanie ndaj kompanive të treta ishte 1 miliard dollarë. Përpara privatizimit humbjet vjetore në rrjet ishin 34 %, ndërsa në vitin 2013 ato arritën nivele dramatike dhe skandaloze në 45 %.

Niveli i arkëtime ishte 7 % e faturave mujore.

Ndërsa arkëtimi i faturës korente kishte rrëshqitur në nivelin 67 %. Këto tregues e futën kompaninë në kolaps dhe në spiralen e falimentit”, tha Çela.

Ai bëri të ditur se prej vitesh nuk ishte kryer asnjë lloj investimi .

“80 % e sistemit të shpërndarrjes ka një moshë mesatare 30-40 vjeçare. Nga 171 nënstacione, 154 kanë moshë 38 vjeçare. Nga 45 mijë km vijë shpërndarje, 41 mijë kanë moshën nga 35 deri 40 vjeçare. Nga 25 mijë transformatorë, 20 mijë kanë moshë 34 vjeçare”, sqaroi Çela.

Sipas tij, kjo panoramë shërben për të kuptuar ku shtrihen pasojat e shërbimit jo cilësor që iu ofrohet qytetarëve.

Kreu i OSHEE-së bëri të ditur se në vitin 2014 ka nisur pika e kthesës, ka filluar të frenohet avancimi i spirales negative ku ishte zhytyr sistemi. Kompania OSHEE, bëri të ditur Çela, në bashkëpunim me Policinë e Shteti ka ecur në rrugë të mbarë për rivendosjen e ligjshmërisë në mbledhjen e debive të konsumit të energjisë.

Duke vjuar më tej me statistikat, Çela tha se për 2014-ën, arkëtimi i faturës mujore llogaritet 87 %, pagesa e faturës korente 72 % dhe mbyllja e të dhënave të dhjetorit do të shënojë rritje mbi nivelin 5 % në krahasim me vitin 2013.

“Lufta është përkthyer drejtpërdrejt në uljen e nivelit të humbjeve të energjisë elektrike në rrjet dhe rritjen e arkëtimeve. 

Në vitin 2013, niveli i të ardhurave llogaritet 38.1 miliard lekë, ndërsa në vitin 2014 shënoi shifrën 49.4 miliard lekë, do të thotë 100 milionë dollarë më shumë.

Humbjet vjetore u reduktuan me 7.2 % krahasuar me 2013 dhe nga 45.04 në 2013, mesatarja e vitit 2014 arriti shifrën e 37.81 %.

Të gjitha rezultatet kanë ardhur si pasojë e rritjes së sasisë së energjisë së faturuar, uljes të numrit të ndërhyrjeve të paligjshme dhe përmirësimit të operacioneve menaxheriale”, tha  Çela. /gj.k/

32 komente në “Rama: 1.1 milionë matësa inteligjentë për energjinë brenda 5 viteve. Çela: 80 % e sistemit ka moshë 30-40 vjeçare”

  1. linda says:

    Dale z.kryeminister se ske pare gje akoma

    1. feniks says:

      Zoti Cela edhe ju te rinjte e OSHEE-se jeni hajdute si te paret tuaj!
      Eshte bere mode ne OSHEE ((ashtu si ne CEZ),qe ne muajt e fundit te cdo viti perpilohen fatura me te ulura te shpenzimit te energjise elektrike!
      Dhe kjo nuk behet pa qellim!
      Ne muajin nentor 2013 me erdhi fatura e energjise vetem 340 leke,ndonese kisha shpenzuar njelloj si muajt e tjere!
      Ne dhjetor 2013 me erdhi fatura 340 leke,pa asnje aresye!
      KULMI ERDHI NE Janar(per harxhimin e dhjetorit),kur fatura me erdhi 12500 leke te reja!!!
      Pra m’i hoqen KW/h brenda fashes 300 kw per 2 muaj dhe ma futen ne fillim te vitit(per dhjetorin) me cmimin 13.5 leke ,se fasha mbi 300kw/h ishte 3 fish me e madhe!!!
      Aferisht keshtu me ndodhi edhe fundin e vitit te kaluar:
      -Ne 4 muajt e fundit:Gusht -Nentor me erdhi fatura 50-55 mije lekeshe,ndersa per dhjetorin me erdhi fatura 132 mije leke!!!
      Si spjegohet qe te rritet faturimi 203 fish ne dhjetor ne krahasim me muajt e tjere,kur rregjistrimi nga faturistet behet ne daten 21 te cdo muaji,pra per dhjetorin nuk eshte futur harxhimi i vitit te ri???
      Ka edhe nje KULM tjeter,zoti Cela,qe ti mbase nuk e di:
      Qe vjet ne janar kam bere 2 ankesa tek KUJDESI PER KLIENTIN!
      Per muaj te tere nuk me erdhi as pergjigje e as njeri per te pare se ku konsistonin ankesat ev mija!
      Kur shkova tek emisioni FIKS-FARE ,ata nderhyne dhe me derguan njeri pas tjetrit 2 grupe me inxhinjere dhe elektriciste,por ,jo vetem qe nuk me dhane pergjigje me shkrim,por as qe e ndreqen difektin per te cilin une u ankova!!
      Edhe nje MBROCKULL theter tuaja:
      -Poshte pallateve jane garazhet,qe i kane privatet dhe bejne biznes!
      Bile ne garazhin ku une banoj jane hapur edhe biznese private si servise te ndryshme qe energjine e vjedhin nga korenti i shkalleve te pallatit,pra ata na VJEDHIN neve dhe nuk paguajne shtetin me MATES te vecante!!!
      Eh sa ka zanati,o zoti Cela,por ne OSHEE sic duket jane akoma ne pune te PA AFTET DHE HAJDUTET!!!
      Edi Rama lodhet kot,se OSHEE e vene ne HUDUT vetem njerezit e afte dhe kerkues te paguar me shumne se GJYQTARET!!
      Mos pritni 5 vjet per te ndryshuar MATESAT ELEKTRONIKE,por i vendosni brenda vitit,se per 5 vjet eshte bere KERDIA dhe ju do fitoni “PAS VDEKJES”!!
      Se fundi:
      Edi Rama!
      Duhet te krijoni nje TASK FORCE mespecialiste te afte,qofte edhe pensioniste,te varur direkt nga KRYEMINISTRIA,qe te bejne kontrolloin e KONTROLLOREVE TE OSHEE DHE MINISTRISE SE ENERGJITIKES!
      Pa kontrolle te njeri tjtetrit nuk mund te ndreqet situata ne asnje sektor!!
      PARA 90-tes KAM PUNUAR NE NJE SEKTOR,QE NJEREZIT E PUNESUAR ATU BEHESHIN MILIONERE NGA KORRUPSIONI SOCIALIST!!!
      PO,PO: KORRUPSIONI SOCIALIST!!!
      Dhe une sa u caktova,studjova se si rridhte KORRUPSIONI,MBYLLA “RUBINETAT”,vete nuk pija asnje kafe dhe MORI FUND NJE HERE E PERGJITHMONE kjo pune!!
      PER KETE QE THEM,KAM DESHMITARE POPULLIN E NJE RRETHI TE TERE!!
      PO,PO,KAM QENE EDHE ANTAR I PPSH-se, JO SI SALI BERISHA,por IDEALIST!!!
      Te tille njerez i duhen Shqiperise ne vendet ku RRJEDH PARAJA:KONTROLL I SHUMFISHTE!!
      Te gjithe ta ndjejne veten te kontrolluar,qe nga PUNTORI ELEKTRICIST E DERI TEK KRYEMINISTRI!!!

    2. albatros says:

      Big brother watching you.Filloi shteti policor feudalist fashist.Ne Shqiperi nuk ka demokraci ose diktature fashiste ose anarshi ska rruge te mesme.Sahatet jsne me mikrofona dhe kamera dhe pergjojne dhe filmojne. ARRIJNE TE DEGJOJNE. DERI NE 30 METRA zerin.Jane shume te demshem per shendetin se kane rrezecfhe shkaktojne kancer dge difekte ne lindje ne grste shtatzena.Shume vende nuk u lejuan ti perdornin nga presionii organizatave te mbrojtjes se shendetit dhe nga organizatat e te drejtave te njeriut

  2. etienk says:

    mua me kujton keto gjera kur degjoj keto lloje lajmesh

    http://bit.do/seks-me-nje-nuse

  3. ik pirdhu says:

    Kur isha I vogel kisha shume frike nga erresira
    Tani qe shikoj faturen kam shume frike driten

  4. Tafili says:

    Vijne matesa intiligjent se vete Kryeministri yne eshte intiligjent .
    Mos ardhte me per shqiptaret as rregjimi i komunizmit por as rregjimi Berisha-Nano-Topalli e Co. Paguanin ata qe me zor mbyllnin muajin dhe nuk paguanin ata me vila, vetura e biznese. Kategoria e militanteve partiake (nje pjese e mire)nuk paguanin drita, uje, taksa si shperblim per spiunlliqet ne lagje e me gjere per te mbajtur ne kembe nje pushtet te kalbur e te felliqur qe vetem me mashtrime e poshteresi mbahej. Ja shembujt kokeforte : Vjedhje e mos pagim energjie, vjedhje ne tatime e dogana, vjedhje ne sigurimet shoqerore, vjedhje ne banka, vjedhje ne spitale e ne gjykata. Nuk e kuptoj se perse ishte qeveria ?! Duhet te thirren ata persona pergjegjes te japin llogari se eshte demokraci. Jo vetem qe nuk japin llogari por kane prona perrallore qe po i ruajne me sejmenet e tyre gjykates etj.
    Sa me i drejte te jete ligji dhe kryesisht zbatimi i tij ac me i fituar eshte ne teresi shoqeria, prandaj duhet ta perkrahim me te gjitha mjetet kete Qeveri aktuale e cila po na kthen normalitetin e mohuar abuzivisht nga njerez qe paskan qene te papergjegjeshem dhe turp te kene qe dalin ne publik dhe qe llapin si qenera.

  5. pilo pela says:

    Mirë për sa na the o i gjati në mes të të dyjave,po nuk na the se kush do ti blejë e kush do ti shesë këta sahatë inteligjentë?Dua të të jap një këshillë o i gjati ynë;këta lloj matësash t’ju a shisni me dyfishin e çmimit atyre që deri tani e kanë vjedhur energjinë,të paguajnë për sahatët e atyre që e kanë paguar rregullisht atë,se sipas terezisë prapë këta të shkretët kanë për ta ngrënë.

  6. E.H21 says:

    U erdhen anasjellta reformat 1 milion qelbesirave…..! Kane thartuar turinjt e tyre e skan nga fshihen, hahahaha me ty zt. Nudist Kristaq Rama me ty, rjepi te gjithe, mos u le koker leku ne xhep, q ….. nenen. Shtet nuk donit…? Ta shijoni e ju befte mire……! Merni borxhe shisni grate vajaat e shpise per te qene korekt ndaj shteti, Ripje-llje e prostitutit Shqiptare, 1 miolion qelbesira nga 2 femra ne shtepi i bie 2 milion prostituta Rilindase.

    1. td says:

      Po cke o Gjin mos u merzit, se ju hajdutet do ja gjeni anen edhe matesit inteligjent, shqiptari e ka hajdutllekun ne gen…

      1. E.H21 says:

        Une i nderuar nuk jetoj ne Shqiperi, sa doli ripjellja Rilindese, nudiste skizofrenike. Ja qe……kur te shesesh grate e pragut do jape edhe une kontributin tim ne blerje. Hajd te fala psikopatit e jepi medikamentet psikike se mere rruget vete…..! Copa injorante

        1. Iliri says:

          Meqe nuk je ketu, po te them se je me i trashe se nje fshatar i fshatit me te humbur ne Shqiperi. Atje ku jeton, ka njeri qe nuk i paguan dritat, apo jeton ne Afganistan qe ke kete mentalitet te mykur

        2. Adi says:

          Ik o qelbesire ha ate cop buke qe fiton duke lare halet e botes o mos u perziej me gjera qe nuk i kupton

        3. freemind says:

          kur nuk jeton ne Shqiperi mos ha mut kot por shiko punen andej nga je!eshte fat per Shqiperine qe persona si ty nuk jetojne ne kete vend!(ku ta gjejm te thyejn qafen edhe disa te tjere si puna jote!)

    2. Chris says:

      O kacurrels morracak i Bathores,je ngushte tani prandaj bertet,cirresh dhe uleret…hahahahahhaa

  7. ta hyp er drogani says:

    Ramy. Qenke egersuar sot.
    Cthote sali pela. Desh te thosha kafsha, kriminelu, sekretari I partise.
    Ah mor ramy nga kalaja e dodes, rraca qim pekes. Doni dhe tre mije vjet te arrini njerezimin.

  8. arsen says:

    Natyrisht do i blejme ne bashke me “kutine e ndihmes se shpejte” dhe “kasat fiskale” Me nje fjale…..Do u pergjysmokan edhe punonjesit nga futje e teknologjise….NDER TE MADH PO NA BEKE Z. RAMA!

  9. neri says:

    jam kurioz si do dale krieministri ine me zgjedhjet lokale????? se shume po derdellet apo do e shpetoje edhe kesaj here ilir blloku??????????????

  10. lili says:

    Nuk eshte faj i shahatit 35 vjetor,besoj se kryeministri jone e di kete ku shumica e sahatave Jane mbi 35 vjet,bile disa edhe para luftes se dyte!!
    Sa per sahatet intelligent,sa na kush tone eshte pyetja edhe kush e paguan kete experiment pos ne!

  11. Damian Gjik Turi says:

    Pyetje naive ca eshte kompania 3G? Pyetje naive kush eshte pronar i saj? Pyetje naive pse po e rjep popullin me monoplin koncesionar te dhene nga shteti ? Te fala prej shkodret.

  12. lelo says:

    Bejeni 1 ore e me pare.

  13. kuq e zi says:

    ne europe matesa inteligjente quhen ato qe tregojne energjine e konsumuar ne kohe reale kontrata nenshkruhet njehere ne fillim pasta vjen fatura reale e cdo muaji
    ndersa per ato qe flet kryeministri me shume i ngjajne kompanive telefonike mbush 1000 leke ke flet per 1000 leke per shqiperine do ishte matesi i duhur por kryeministri duhet te dije qe vjedhja e energjise nuk vjen nga matesi ose eshte e paperfillshme por para matesit neper tela dhe shtylla prandaj nese duam ti ngjajme europes te zhduken shtyllat dhe telat e zhveshura te shperndarjes dhe te kanalizohen me kabllore nen toke ose jemi ne vend numero

  14. antigue & eft says:

    ca ke bo mire ca ke bo

  15. Treviso says:

    Te pergesoj mer vendimin qe ke marre, zoti Kryeminister. Kontatoret elektronik nuk duhet ti paguajne qytetaret, por ndermarrja qe shet energjine.Nuk eshte e domosdoshme qe qytetaret te telefonojne per te dhene numrin e kontatorit. Telefonatat munde te behen kur qytetari ka dyshime me faturen qe paguan.

  16. DRTN74 says:

    PO NJE MATES INTELIGJENCE PER SHQIPTARET QE VOTOJNE GJITHMONE TE SHKUNDURIT NGA FARAT…..

  17. Selim Rroshi says:

    Vur nje mates inteligjent te goja jote o kryeminister, nje mates te nxjerre nga nje ane genjeshtrat qe ben nga ana tjeter dekorin e perjetshem te stilit tend.

  18. rroku says:

    Sa shpejt harojme ne qe kemi ndrruar 5 here Pasaportat.zRama po hap nje “dericke” per te vjedhur ortaket e tij,nepermjet kontrates me shitesin,si bene paraardhesit e tij me Pasaportat,p.sh.Ambasadori aktual i qeverise Rama,ne Zvicer,Ilir Gjoni,djali i komunistit Xhelil Gjoni,kur ishte minister i brendeshem .e qeverine e “Mjeshtrit” NANO.Bile i shpetoi burgut duke ja mbathur ne Amerike.Firma prodhuese e pasaportave ishte,”cuditerisht”gjermane,qe jane firma te pa “korruptueshme”(besojne akoma shume shqiptare).Harrojme apo bejme sikur Harrojme,z.Kryeminister?

  19. rroku says:

    Shpresoj se kete koment do ta tregoni.Sali Berisha na rrjeshtoi ne vendin e dyte,mbas gjermanise,lidhur me zhvillini ekonomik te shqiperise.Z.Rama po na rradhit ne vendin e PARE,edhe para gjermanise.BRAVO kryeministri yne,BRAVO Shqiperia.Para viteve 1961,i ndjeri Shefqet Peci,kryetar i Kontrollit te Shtetit dhe fanatik si asnje tjeter i Enverit,po pushonte ne Llixhat(banjot) e Karlowiwarit ne R.S.Cekosllovake.Nje dite,sakrifikoi 1 ore nga pushimi dhe mblodhi studentat tone qe studjonin atje per t’u treguar atyre Sukseset e arritura ne shqiperi nen udheheqjen e partise dhe sh.Enver.Studentat u “mrekulluan” nga fjalet e Pecit dhe ashtu si “ushtari i mire Shvejk” psheretinin me fjalet:Bravo sh.Peci,bravo Shqiperia.Z.Rama e ka lexuar me siguri kete roman te famshem dhe din se perse Shvejku psheretinte.

  20. ardi says:

    Kjo teorija e Rames me kujton nje film te te madhit charli chaplin
    lum si ne e lum si ju qe e keni kryeminister

  21. Albpetrol+Endri Pyka says:

    Z.Rama fjalet i keni te bukura .punet zeroooooooooooooooo,CEZ u mbush nga SAhit Dollapi me injorante ,por edhe ju ne ate rruge jeni

  22. acela says:

    O Edi, pse flet brockulla? Pse te pelqen vetja si te gjithe paraardhesit e tu? Pse mendon se je me i zgjuaari dhe me i dituri kur nuk je? IQ jote eshte mese normale dhe pa intelekt, se i bene te gjithe shqiptaeret te mete dhe idiot kur thua qe cmimi i energjise elektrike u ul???? Dhe pastaj ben pupulizem s3e u ul cmimi mesatar? Me ke kujton se tallesh? Vertet i merr ata bashkombas qe te votuan ty per te mete dhe idiote? Vertet kujton se ai konsumator pe harxhonte deri 300 kwh dhe paguante 7,7 leke eshte budalla qe taniu do te paguaje 9,5 leke pa TVSH. Po pse mor piktor nuk ben llogarite dhe mos u tall me 550 mijr prmsioniste qe marrin shume me pak se ty dhe nuk u dalin te hollat qe marrin per asgje, jo te paguajne energjine me 9,5 leke pa TVSH se ata asnjehe nuk do te paguajne per me shume se 300 kwh eenrgji ne muaj.
    O Edi, kush do ti paguaje keto matesat inteligjente qe ti pretendon??? Me cfare cnini do tu faturohen klieneteve keta matesa?? Pse me megallomani komuniste qe jemi vendi i pare ne Evrope? Jwemi vendi i fundit ne Evrope prandaj doni ti instaloni. Ky durrsaku Cela qe nuk e di ku e ka kontributin e te qenit administrator i kompanise, thote qe rrjeti eshte 80 perqint i amortizuar? Se pari ky nuk e kupton amotizimin e rrje4tit, se dyti cfare eshte bere nga viti 1997 kur ne pushtet iashte Fatosi dhe PS pewr kete rrje3t? Cfare investimesh beri Dritan Prifti dhe Pretit Ahmeti kur ishin ne krye te korporates? Mos Dritan Prifti me leket qe ka masrre ner kete kohe po ben investimr nr hotzrlr nr <Tiranr mr <tom <<<<<Pastrimi i parave, prokuroria gjr ILKPD rrijne dhe bejne sehir? Ku i gjeti keto te ardhura ky person dhe sa ka patuar TAP per to? A ka bere deklarimet? Pse shteti i Rames nuk e sekustron kete person por5 e le te livadhise i lire?=?? OEdi, nuk do te ves dot matesat se populli nuk ka buke dhe jo te paguaje edhe matesat tuaj si matesat e sahateve te ujit te Sahit Dollapit.

  23. G5 says:

    Se kuptoj shume mire ca do te thote mates inteligjent… Mbase deri tani shqiptaret kane patur matesa budallenj?

  24. A says:

    I them EDI RAMES, sakte dhe qarte. I them sakte dhe qarte Ministrise qe mbulon energjine elektrike dhe Organizmave te prodhimin, te admistrimit, te menazhimit, te shperndarjes dhe shitjes se energjis elektrike qe SAHATET ose APARATURAT MATESE INTELIGJENTE te ENERGJISE ELEKTRIKE te fillojne te vendosen ne institucionet, firmat ose kompanite qofshin shteterore dhe private, tek individet dhe familjet QE KANE per ZANAT per MOS ta PAGUAR ENERGJINE ELEKTRIKE.
    Gjithastu jane bere 25-se VJET dhe doli qe fondet e percaktuara per riparime, per rikonstruksion te aparaturave dhe te linjave elektrike jane shperdoruar, jane vjedhur, jane grabitur pa bere asnje sherbim te duhur, por kane ikur ne xhepat e disa pushtetareve dhe aparatcikeve te papergjegjshem, qe keto quhen HORRA te SISTEMIT POLTIK.
    Prandaj, QEVERIA, KESHILLI i MINISTRAVE dhe KRYEMINISTRI te analizojne kush jane shkaktaret e kesaj gjendje katastrofike duke vendosur perpara pergjegjesise personat pergjejgjes duke filluar nga Kryeministrat e tipit SALI BERISHA, FATOS NANO me kompani. Vetem ne kete menyre vendoset rregulli dhe displina ne vend.
    Te shohim nga do t’ja fillosh ti EDI RAMA.
    Njerezit e ndershem, korrekt me shtetin dhe ligjin jane ngopur me ata qe quajne vehten te ZGJUAR sepse vjedhin dhe jane HAJDUT, e quajne vehten te SHKATHET sepse genjejne dhe jane MASHTRUES. Ne kete kend veshtrimi duhet te shikohen situatat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje