fb.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
Data 11 janar 2014
Ora 19:59 minuta
Vendi Tiranë
-Ja pra të nderuar teleshikues të televizionit Klan, ky ishte edicioni qëndror i lajmeve ku ndër të tjera ndoqët:
Edi Rama, kryeministri i vetëm evropian armik i besimeve fetare vonon qëllimisht ngritjen e xhamisë së re të Namazgjasë në Tiranë me arsyen absurde se ky komunitet nuk i dha votën më 23 qershor…
Nga unë Reiz Çiço natën e mirë dhe shikim të këndshëm të telenovelës turke në vazhdim “Bexheti i biri i Hekuranit”
Parakaluan krenarë rrugëve të Parisit dhe fundja kishin të drejtë. Më bukur nuk kishte si ndodhte kur katër burra ashtu kryeneçë me atë çka përfaqësonin ecnin dhe shikonin në sy edhe metropolin edhe qytetarët që lotonin dhembjen. Katër burra që vinin nga vendi i vogël evropian me tolerancën e madhe fetare e meritonin atë honor por jo në rresht të parë.
Ishte një krutan i krishterë ortodoks, ishte një tiranas musliman sunit, një shqiptar kosovar i krishterë katolik dhe bashkë me ta një kolonjar musliman bektashi. Por ama pavarësisht se falen më këmbë a ulur, pavarësisht se e kanë të imponuar, të dhuruar apo të trashëguar besimin në Zot…nën lëkurë e në gjenezë janë e njëjta etni, e njëjta racë. Tolerancë brenda llojit dhe kaq mjafton.
Parakaluan krenarë mes Parisit sepse prej shekujsh nuk ua ka ndjerë as kishave dhe xhamive të tyre nëse ndonjëherë, dikush dikur ka predikuar latinisht, osmanllisht, greqisht apo italisht e arabisht. Gjithësesi kur shashkat e euforisë, privilegjeve apo qokave spontane janë sfumuar sërish ia kanë kërcitur muhabetit shqiptarçe e krushqitë mes tyre e kanë bërë më të vakët ndasinë. Nuk ua ndjen edhe nëse ndonjë vorioepiriot apo xhihadist i natyralizuar ka kërkuar të bëjë zhurmën e rradhës por këta eksponentë minorance kanë nxitur më tepër bashkimin e nuk ka nguruar të hahet e pihet për qejf edhe për Krishtlindje, Kurban Bajram, Sulltan Novruz apo Pashkë.
Ndaj ngulmoj se përfaqësuesit e komuniteteve tona fetare duhet të ishin në rreshtin e dytë. Bota protestonte qetësisht në Paris për lirinë e fjalës e të shtypit ngritur mbi kërcënime e vrasje fondamentaliste kur e kundërta ka ndodhur tek ne. Në historinë moderne shqiptare nuk ka pasur kurrë dhunë e gjak mbi fjalën e lirë nga asnjë komunitet fetar apo besimtar i vetëm madje edhe kur suniti Haxhi Qamil rrëmbeu sopatën e u nis nga Peqini drejt Tironës duke klithur “dum Babën, dum big borther”!
Madje, madje edhe gjatë pragut të luftës civile në pranverën e 1997-ës pavarësisht se komunitetet fetare u frikësuan e nuk bënë zë të ndalnin revanshin…
Feja dhe liria e shtypit në Shqipëri është thjesht një “deja vu” që fillon në janar me kafe e llogje e përfundon në dhjetor me dreka e darka gazetarësh. Këta të fundit, që shkuan në Paris thjesht u sollën keq e pa dinjitet. U rreshtuan në prapavijën e gabuar dhe duket sikur mëkatuan duke bërë pakt me djallin. Iu nënshtruan dëshirës sipërfaqësore të qeverisë e u mjaftuan me udhëtimin e fundjavës. E mbani mend klerin katolik shqiptar kur erdhi Papa Francesku në Tiranë? Iu derdh rrëfimit me lotë e me ngashëllim mbi persekucionin bolshevik. Pra nuk nguroi dhe e çliroi të kaluarën. Në Paris rreshtimi i gabuar i gazetarëve duket sikur pranoi bashkëfajësinë.
Në vend të klerit katolik duhet të ishte Nikoll Lesi që ia shkrumbitën redaksinë e gazetës “Koha Jonë’ Dhet të ishin edhe mirditorët lezhianë Sandër Frangaj dhe Martin Leka që u burgosën si ordinerë për fjalën e lirë. Me ta duhet të parakalonte edhe gazetari i dhunuar, i rrahur, i poshtëruar dhe i tjetërsuar Zamir Dule i cili vuan në vetminë e psiqikës së një regjimi mosrehabiltimin e një humani atje larg në fshatrat e humbura të Devollit.
Në vend të klerit ortodoks duhet të ishte Filip Çakulli me burgosjen e tij pse karikaturoi një lider politik, duhet të ishte Top Channel me gjobat e frikshme pse informon e argëton qytetarët e lirë të një vendi të lirë. Edi Rama duhet të rruhej e ti shfaqte botës shenjat e dhunës mbi buzë e nën buzë pse e masakruan si kafshë kafshët e një regjimi me të vetmen arsye se shkruante publicistikë kritike. Në vend të klerit bektashi duhet të parakalonte Mero Baze me shtypshkronjën e sekuestruar, redaksinë e dhunuar, automjetin e djegur, plagët e shkatuara nga eunukët e regjimit. Në vend të sunitëve duhej të ecte krenar poeti Xhevahir Spahiu me peshën e turpit që të le si njollë dhuna shtetërore. Duhej të sfilonte edhe Adi Krasta me gjurmët e gjakut mbi fytyrë e mbi emër pse fliste atë që mendonte e mendonte atë që ishte e shtrembër. Edhe Agron llakaj nuk duhej të mungonte sepse humori i tij u dhunua shumë para në kohë karikaturave të Charli-t, jo nga ekstremizmi fetar por nga provincializmi ekstrem politik.
E meqënëse po flasim për karikatura, më e papara ishte ajo e gjalla, karikatura reale. Në Paris qeveria kshte ftuar edhe Fevzon, Blendi Fevziun i cili nuk kishte arsyen më të vogël për të protestuar ndaj dhunës mbi fjalën e lirë. Blendi edhe kur i bënte “opozitë mediatike” regjimit deri më 1997-n asnjëherë nuk u kërcënua e nuk u dhunua sepse kurrë nuk shfaqej i vetëm pa nipin e shokut Hysni. Këtij të fundit Sa(r)li i detyrohej shumë jo vetëm për analizat e urinës por edhe për trampolinimin…
Data 11 janar 2015
Ora 19:59 minuta
Vendi Tiranë
-Ja pra të nderuar teleshikues të televizionit Klan, ky ishte edicioni qëndror i lajmeve ku ndër të tjera ndoqët:
Edi Rama, kryeministri shqiptar mahnit Parisin. Mençria e një lideri evropian i tregon botës tolerancën jo vetëm fetare por edhe të qeverisjes së tij. Tolerancën dhe progresin global të një vendi që qysh pas zgjedhjeve të 23 qershorit por rilind shpirtërisht, kulturalisht dhe financiarisht…
Nga unë Reiz Çiço natën e mirë dhe shikim të këndshëm të telenovelës turke në vazhdim “Mazllëmi, djali i Bexhetit të Hekuranit”.
O bledi ka qendra reabilitimi, shpeto veten o i droguar
Madheshtore,Bledi!
Edhe ti duhet te ishe ne Paris, ne rresht te pare,ndersa fetaret,pervec se AKTORE nuk kane patur e nuk kane ndonje merite ne ATEIZMIN DHE INDIFERENTIZMIN E SHQIPTAREVE, QE BOTA E QUAN TOLERANCE FETARE!!
Ku eshte toleranca fetare, kur pas 90-tes SHEFI I MUSLIMANEVE shqiptare shkonte ne te gjitha tribunat ku ANTI SHQIPTARI Sali Berisha me UREN E ZJARRIT ne dore ulurinte “KOMUNISTET NE LITAR”!!
Ku eshte toleranca fetare kur ne krye te Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare kemi nje grek ANTI SHQIPTAR,qe tani edhe propozohet kandidat per PRESIDENT TE GREQISE PER MERITAT E TIJ PRO HELENIZMIT???
Fuksat blu po komentojne ne gazeten tema keto dite me shume sesa lexuesit e rregullt te temas. Duket qe i kane vene ne pune me turne sepse ne cdo ore jane te paret qe komentojne dhe shajne ne cdo artikull me fjalorin e tyre prej halabekesh. Sepse PD eshte parti halabakesh, eshte parti hajdutesh, parti e fuksave, parti ku krimi mbrohet me cdo kusht. Prandaj dhe fuksat blu komentojne ketu tek tema ne vend qe te shkojne tek letra higjenike 55 qe nuk e lexon kush pervec Salqiut. Fuksat blu jane llumi i shoqerise, jane mbeturina qe i thone te zezes se bardhe. Jane fuksa qe flasin per komunizimin, por Kacin e zi e kane ne krah. Fuksa qe bertasin per vjedhje dhe korrupsion, por Lulin e kane ne krye. Fuksa qe flasin per vrasje, por Salqiun e kane ne zemer. Fuksat mashtrojne per cdo gje sepse krimi eshte ideali i tyre. Rama duhet ti hapi burgjet per keta fuksa, te veje drejtesi per krimet e tyre sic premtoi para 23 qershorit.
Keto shkrime i ben Rama me emrin e ketij ky vetem i ve emrin per nje joint.
Ti je kar-li bledi a e ke marre dozen per sot ne laprake tek vendi..?Me mire shko ne spital o i mjere drogaxhi
Nuk e ka nga droga por ka lindur komplet kar
po pak kemi meron per kesi pacavure – shkrime , tashti na u shtua the nje derdimen tjeter. get lost pos..t
Mos e komento nese nuk e kupton.
Shkrimet, ashtu si edhe produktet e gjithfarllojshme, segmentohen.
Ju qe nuk e kuptoni mesazhin, mos u nervozoni, lexoni dicka tjeter, me te thjeshte, qe nuk ju mban era “droge”.
Psh a ka veshur breke Kimi, ca ngjyre i ka breket Jozefina, etj.
Tolerance e mirsekuptim vellezer.
? ? ? ?
BLEDI; të lumtë pena, le të lehin këta syfetët, plehrat e Sali Kriminelit.
O Safete, ti thuash intelektualit dhe gazetarit injorat, eshte veprim terrorist islamik moj moter ha ha ha.
Safeti qeke kur te theret qeameti… kokrra e dumbabistit
Po kete kraste legenin pse e rreshtove aman, po ai nuk ka as parime dhe as kellqe per tu rrahur per parime……..
Safet te ndrite shpirti atje ku ke rene,mos fol me brockulla ,po del hapur qe je i semure mendor,Komento nje here te pakten realisht dhe hiqe ate emer kobndjelles se mos shefi yt mendon qe je Safet Zhulali dhe shkon per lesh si i pari.
hahah ik shko futi noj te thithme me Kastro Zizon ik
http://bit.do/je-suis-Tafus-Lala
Shkrim i goditur Bravo Bledi.
O Mero, po se ja botoni keto shkrime Edi Rames.
hajde servil e papare hajde, vetem Enverit i beheshin te tilla hosana! Po gazetaret e kohes se Rames i harrove, kur i thoshte vajzave gazetare se jeni per trotuar, apo kur i shan dhe injoron ne cdo second sapo i bejne nje pyetje qe nuk i leverdis?
O AArtur , po kush eshte rrahur barabarisht per fjalen e lire o derezi, eshte rrahur Rama apo kafsha Sali qe nuk la gazetar pa rrahur e kercenuar. Po i gjithe populli e di o Artue ditezi se cfare ka bere kafsha Sali. Ka vrare shoket e tij dhe nuk iu dridh dora dhe gazetaret qe i coptoi per te vjedhur dhe shkaterruar me shume. Edi Rames i vjen anes ti o ushtar i Sales.
KOPLIMENTE, SHKRIM SHUME DOMETHENES. ME LEJEN TENDE O BLENDI DUHET TE SHTOJA. QE NE PARIS DUHET TE ISHTE DHE FRROK CUPI,QE TE CLIROHEJ NGA QYRKU I TURPIT ,SI PASOJ. E SAHAN LEPIRJES NE TE GJITHA KETO VITE.
Ne lule te ballit e ke qelluar o Mane!
Jei madh Blendi
BRAVO!
Nè shqiperi ka shume per te parakaluar nga bemat qe ka bere sa r li serbi.Unioni i gazetareve dhe shoqeria civile mund ta organizoje edhe tani nje parakalim te tille ne respekt per fjalen elire.Tani ka shume qè duan te behen Charlie Hebdo por me pare i takon HOSTENIT dhe Fiks Fare.Nuk mertojne respekt ata qe jane bere pale me Dhunuesin Sahali serbi Viçi doli.
Madheshtore,Bledi!
Edhe ti duhet te ishe ne Parisa ne rresht te pare,ndersa fetaret,pervec se AKTORE nuk kane patur e nuk kane ndonje merite ne ATEIZMIN DHE INDIFERENTIZMIN E SHQIPTAREVE QE BOTA E QUAN TOLERANCE FETARE!!
Ku eshte toleranca fetare kur pas 90-tes SHEFI I MUSLIMANEVE shqiptare shkonte ne te gjitha tribunat ku ANTI SHQIPTARI Sali Berisha me UREN E ZJARRIT ne dore ulurinte “KOMUNISTET NE LITAR”!!
Ku eshte toleranca fetare kur ne krye te Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare kemi nje grek ANTI SHQIPTAR,qe tani edhe propozohet kandidat per PRESIDENT TE GREQISE PER MERITAT E TIJPRO HELENIZMIT???
Qellove si kalama o Mane.
Ske faj o Mane qe i lepin bythen. Nga spo te bredh Edi Rama me parate e taksapaguesve.
Kisha respekt per kete por sdoli gje. Gazetari i vertete duhet te jete gjithmone ne opozite ndaj cdo qeverie qe vjen ne pushtet.
@@ QEVERIA E EDI RAMES DUHET TE NALOJ NDERTIMIN E XHAMISE NE MES TE TIRANES…Njerezit munde te falen fare mire neper Shtepite e tyre, ose edhe thjesht ne xhamit ekzistuese..por jo Te Ndertohet xhami, kur nuk kemi nje Spital Modern Shteteror..apo ndertohet pse Parate i “Dhuron” Turqia???Nuk ka “Dhurate” pa Shperblim…pra shkurt:Shqiperia ka nevoje per gjera me Jetike sesa Xhamia..apo kisha..bejme edhe pa to…lol
Tamam.Ha ha ha.Duhet te mernin e ta digjnin ne Paris karikaturen e Saliut.
Bravo te qofte!Vetem te Reis Cici te kishe shtuar dicka per stilolapsin e tij qe e ka perdorur si terrorist mdiatik I Sali Bishes.
mendje femer ke o Bledi Mane !!! ?
I bjen bithes prandaj
bravo Blendi, vetem se duhet te shtoje edhe sharjet e kryeministrit aktual mbi gazetaret qe i ka share e ofenduar me vend e pa vend!
I madh Bledi,ke ngritur murin e rezuar nga isisti Sa(r)li!
Jemi ne ekonomi tregu ! Fshataret pa toke nuk mbjellin e korrin,as nuk diskutoine ! tung
Edi Rama mahniti parisin?????
nuk ke faj ti o koqe, ka faja rilindja qe te genjeu per shendetesi falas.
ti ke shkuar per lesh, dhe nuk ka spital shqiptar qe te te marr persiper. biles as francez.
ajo po , ishte karikatura me a bukur nga Parisi
http://kokqepa.com/2015/01/karikature-nga-parisi/
@Bledi Mane: Dhe nuk ke permendur Arben Duken.
ME SE MIRI DO ISHTE QE SALI BERISHEN TE E VISHNI NE RROBET E SHEFQET KRASNIQIT DHE TE E VARNI NE SHESHIN E REPUBLIKES TE PARISIT.
PARA SE TE VAREJ DUHET TA PYESTE HASHIM THACIN:
PERSE NE QEVERI DHE NE MINISTRI TE KOSOVES NUK KE ASNJE TE KRISHTERE SHQIPTARE
Tu es Edi
Madheshtore Bledi mane
Bledi Mane, ne Paris nuk ka vend po sikur manifestimi te behej ne Kine, ne sheshin Tiananmen, duhej te parakalonte gjithe populli shqiptar.
E vetmja fjale e lire eshte komenti me nick name nepe blogje gazetash si ketu te Tema apo tek Dita…dhe kaq. Gazetat i kane ndare dhe i kane ne pronesi ata qe e quajne veten te djathte dhe ata qe e quajne veten te majte. Populli le te lepije gishtin e mesit.
Shkrimet e tua i lexoj me deshire,..por sheno njecike me afer qendres se e ke mundesine dhe jo vetem per probleme anesore!
Shkruaj per DREJTESINE se po kalojne afersisht dy vjet dhe jemi akoma ne 23 qershor 2013.
-Bukur!
-Bukur!..pjesemarrja ishte modeste dhe e efekteshme pavaresisht radhes ku u vendos.
Hahaah! Brilant . Por telenovela vazhdon per fat te keq. Do vazhdojne te tallin b….horrat me ne!
Ne Paris duhet te ishe edhe ti o djale trim….nese nuk ke qene fizikisht,ti merr fryme nga fryma e Charlie,ti je Charlie jone!
Bravo Bledi Mane!
Ndryshe nga te tjerat, ky ishte nje shkrim medioker. Madje ka shenja sikur ke filluar tja lepish pak bythen pushtetit. Mos bej vetvrasje gazetareske se ke pas goxha mbeshtetje nga lexuesit
Me pelqen te lexoj gazeteat cdo dite, online dhe te stampuara. Kam lexuar shepesh edhe Bledi Manen keto vite. Kurre nuk kam lexuar asnje rreshr kritik per Ramen. Ne te kundert kam vene re nj servilizem gati orgazmik te ketij njeriu per Ramen ne vecanti. Ben sikur eshte shok i Gregorit, madje ben sikur ben edhe gjetje letrare dhe i flet Rames ne vete te trete duke bere sikur bashkebisedon duke glorifikuar Gregorin te cilit i thote Greg’ ne stilin prej prereskerthizori!
Qe nga koha kur Bledi Mane dilte cdo te premte i dehur te arjan cani dhe tregonte per persekutimet qe i benin ketij gjojatrafikaniti te penduar kan rrjedhur shume ujra politike dhe sociale ne te cilat Mania ka patur rol thuajse zero. Sot ben si ish dhe aktual protagonisti i te gjitha atyre qe jane bere, behen, diihen e nuk dihen ne Bananistanin tone.
Per te goditur halet me mbiemrin Berisha, edhe Mero baze e perdor kete wc publike e te kellire qe te sulmoje berishajt me kompani. Cdo gje thoni ju lutem, por jo qe ky qenef ka lidhje me gazetarine…
Akoma me Sa(KAR)LI DO TE MERET KY POPULL, O INSTITUCIONI I PROKURORISE AKOMA NE GJUME INI MOOOOOOOOOOOOOO……JEPINI DREJTIM QE TE SHPETOJME NJER E PERGJITHMONE NGA KJO PJELLE E KEQE. MATERIALE KINI ME KILOMETRA DHE ME KUINTALE C,FARE PO PRISNI APO JU A KA ZENE BYTHEN ME KOLLTUQET E REHATESHME. JEPINI DREJTIM………………………………..O LLALLA…………………
ketij keto ja shkruan Rama ky vetem i shet emrin per nje joint
Je suis MERO BAZE
VETEM MERO ESHTE I LIRE
permetar ka lezet i zgjut dhe trim