Mospagesat e sigurimeve/PD: Rama po mashtron publikun

13 Janar 2015, 13:28Politika TEMA

Partia Demokratike e konsideron si mashtrim publik të Kryeministrit Edi Rama deklaratat pës mospagimin e sigurimeve për punonjësit nga 1600 institucione shtetërore.

Në një deklaratë për mediat deputeti Sherefedin Shehu tha se thesari nuk bën kalimin e pagës pa faturën e kontributeve. Rama po përgjysmon pensionin mimimal. Skema e tyre thellon padrejtësinë sociale.

Gënjeshtrat e Ministrit të papërgjegjshëm të Mirëqënies Personale, u bënë sot tërësisht qesharake nga vetë Edi Rama.

Por duke qënë se spekulimi i tij ka të bëjë me pensionet, jemi të detyruar të nxjerrim në pah para opinionit mashtrimet e tij.

Rama dhe Veliaj genjenë për kontribute të paderdhura sepse pagat e sistemit buxhetor nuk paguhen nga Thesari i Shtetit, pa faturën e kontributeve shoqërore.

Numri i punojësve buxhetore në kohën e qeverisjes së mëparshme ka rënë në 87 mijë, ndërkohë që Rama dhe Veliaj flasin për 250 mijë të pasiguruar.

Rama dhe Veliaj synojnë të përhapin panik publik, duke frikësuar ata që kanë qënë në marrdhënie pune me shtetin.

Me deklaratat e tyre të papërgjegjshme, Rama dhe Veliaj dëmtojnë rëndë imazhin e shtetit.

Dhe më e keqja, ata nxisin publikisht evazionin fiskal, duke u thënë njerëzve se vetë shteti nuk paguan kontributet e sigurimeve shoqërore.

E vërteta e skemës së pensioneve të Ramës është shkatërrimi i sistemit të pensioneve.

I ashtuquajturi pension social është në fakt ndihma e sotme ekonomike, por duke e quajtur pension ata synojnë të godasin kulturën e sigurimeve dhe nxisin evazionin fiskal.

Me pensionin social ata përgjysmojnë pensionin minimal nga 125 mijë lekë në 67 milë lekë.

Me trefishimin e kontributeve në fshat ata ju heqin fermerëve pensionin e barazuar me qytetin dhe ju thonë mjaft e keni pensionin social.

Me heqjen e tavanit të pensioneve e thellojnë padrejtësinë mbasi skema e Ramës i rrit pensionet për ata që kanë paga të larta dhe i ul për ata që kanë paga të ulëta.

Me gënjeshtrat e tyre Rama dhe Veliaj po tentojnë të largojnë vëmendjen nga skema e tyre shkatërruese e pensionit social, nga dështimet e vazhdueshme, nga rritja e varfërisë dhe e papunësisë.

Ndërsa përvec këtyre dështimeve, Rama dhe Veliaj do të mbahen mend edhe si krijuesit e gënjeshtrës më të madhe publike”, tha Shehu. /gj.k/

12 komente në “Mospagesat e sigurimeve/PD: Rama po mashtron publikun”

  1. Beni says:

    Ky trimi do te flasi si duhet per kete grope ne pensione apo do te na mbushi mendjen se cfare eshte mire e cfare eshte keq ne reforma. Tymnaje per te larguar mendjen nga ky skandal. Dhe themi perse jane te ulta pensionet. Thjesht jane vjedhur sa kane dashur.

    1. feniks says:

      Mashtrues dhe HAJDUTE je ti bashke me KLIKEN FASHISTE te Sali Berishes,qe HAPUR na GRABITET PENSIONIN E PARAKOHSHEM NE ISH USHTARAKEVE per 3 VJET rresht nga 1 janari 1996 deri ne 31 dhjetor 1998!
      Dhe me pas nxorrewt plot YCKLA mafioze ligjore apo udhezime te brendeshme qe pensioni i parakohshem na e ulet 50% bile duke na shpallur edhe debitore per 2 milion leke ,nga viti 2009 e ketej!!
      Ju shkelet KUSHTETUTEN,o kriminele te poshter,se NJE E DREJTE E FITUAR KURRE NUK MUND TE TE HIQET ME!!!
      Ne asnje legjislacion te botes nuk e gjen kete veprim tuajin KRIMINAL,bile ju hapur shkelet edhe VENDIMIN NR.33/2010 te Gjykates Kushtetuese qe RILLOGARITJEN E PENSIONEVE TE PARAKOHESHME TE ISH USHTARAKEVE, DUKE E ULUR MASEN E PERFITIMIT TE FITUAR ME PARE NGA NE LIGJERISHT E KONSIDERON…..ANTI KUSHTETUESE!!!
      Jane MILIARDA LEKE,qe ju o HAJDUTE KRIMINALE na e grabitet nga buka e gojes,pra edhe mos derdhjen e SIGURIMEVE SHOQERORE nga institucionet shgteterore keshtu e keni bere:ME QELLIM QE TE SHKATERRONIT SHTETIN sic bete ne 1997-ten!
      JU MERITONI BURGUN,FASHISTE TE NDYRE!!!

  2. klauds says:

    Or zotri mos flisni budalliqe punen qe po ben rama ta kidhit ber ju kushedi ku do ishim ne sot

    1. hena says:

      Eh ja dolen kta qe se len qeverin te punoj vetem shpifin

      1. ferit gj says:

        Filluan shpifsirat te flasin rrena

  3. Elma says:

    Rama po mashtron publikun!!! po atehere dilni ju dhe jepni fakte per te kunderten apo i keni me te bukura mashtrimet ju hjadutet e pangopur te pushtetit berishian qe nuk late gje te ketij vendi pa e grabitur dhe pervetesuar.

    1. Gerti says:

      Kete ka bere, lexoje dhe njehere. Shteti NUK mund te mos paguaje sigurimet shoqerore. Eshte edhe nga ana operacionale e pamundur, sepse ai sigurim te njihet si detyrim i ardhshem i shtetit ndaj teje ne momentin qe fillon pune. Kjo qe po ben Rama eshte nje spekullim i madh per ata qe nuk e dine si funksionojne financat publike.

  4. Naftetari says:

    Ky kumarxhiu i kazinova do na mbushi mendjen pasi kane ber kerdine ne cdo fushe te ekonomise plera.

  5. Mos ja vani teneqen ketyre shushunjezave te PD.
    Lerini te llapin si llapaqen se vetem kjo ju ka mbetur tani.
    Keta jane plehra,kerma qe qelbin vendin.

  6. genci says:

    Ore jane paguar apo jo kontributet?
    Nqs jo coini ne prokurori hajdutet.
    Nqs po coni ne prokurori mashtruesit.
    Perse gjithe kjo zhurme?

  7. ksem trebeshina says:

    Ju jeni vec se feliqesira!Gjate 8-te vjteve vetem kini vjedhur.Ju nuk dini te beni shtet dhe ekonomi.Pika per te djathe qe mbaheni ju!JU ini vecse hajdut.

  8. Toni says:

    Po flasin lopcaret+veterineret e SHQUP-it po ku u bete aq ekonomiste te forte juve saqe SHQIPERINE e renditet pas GJERMANISE per ekonomi,o plera qe ideuat sudet+xhaferrat juve litarin ne fyt e keni pak juve duhet te terhiqeni zvarre nga ky popull qe plot 24-vjet e vodhet-gllaberuat+vrare me politikat e juaja meskine,ik mor derr katunari po na tregon ti rrena+mashtrime fytyre e qelbur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje