Dekriminalizimi/ Braçe: A do të përfshijë ligji edhe Berishën e Bashën për vrasjet e 21 Janarit

13 Janar 2015, 10:59Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Brace përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka lidhur ligjin për dekriminalizimin e Kuvendit dhe politikës me vrasjet e ndodhura rreth 4 vite më parë (21 Janar 2011) në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku 4 protestues të opozitës u qëlluan me armë zjarri.

Brace shkruan se nuk ka krim më të rëndë sesa vrasja e Kryer nga Kryeministri dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe, që sot janë në politikë, ndërsa ngre pyetjen nëse ligji për dekriminalizimin do t’i përfshijë edhe ata.

“A është krimi më i rëndë që mund të ndodhë në një vend, vrasja e kryer nga Kryeministri, ministri i Brendshëm, Komandanti i gardës, drejtuesi i Komandos së Gardës?!

Kudo, natyrisht që po, ky është!!

4 vite më parë në këtë vend, mu në Bulevardin e vetëm të këtij vendi, para selisë së Kryeministrit, me urdhër të tij të pranuar botërisht;

Janë pushkatuar me armë të Qeverisë 4 qytetarë shqiptarë tërësisht të pafajshëm, por kundërshtarë të Kryeministrit dhe Qeverisë së tij!!

Ai Kryeministër është në Kuvend, ai minister i Brendshëm është në Politike dhe kryetar i partisë më të madhe të opozitës, kryetar i Bashkisë së kryeqytetit njëherësh.

Tani kam një pyetje: a do dekriminalizohet politika dhe Kuvendi nga këta të dy apo jo?

Nga pergjigja varet vota ime për një ligj që po hartojnë vartësit e këtyre të dyve!! (zarat domethëne, meqë një deputet ka futur në mode zhargonin vendas)”, shkruan Brace në rrjetin social Facebook. /gj.k/

4 komente në “Dekriminalizimi/ Braçe: A do të përfshijë ligji edhe Berishën e Bashën për vrasjet e 21 Janarit”

  1. roni says:

    Ore mi c’flet brockulla?! A ka vendim gjykate qe i ka denuar????
    Apo harrova jeni ende ne opozite ju. Fajin e ka Saliu!!!!

  2. Kritiku says:

    Erion, paske filluar edhe ti te “infektohesh” nga injoranca e te folurit te gjuhes shqipe, nga ana e malokeve dhe e kosovareve? Nuk thuhet “4 vite” por “4 vjet”. Pastaj ti thua qe nga pergjigja e pyetjes tende do te varet edhe vota jote. Nese pergjigja do te ishte “JO”, ti do te votoje gjithashtu per “JO”? Ti nuk ke nevoje qe te besh kete pyetje sepse ti duhet te dish se çfare mendimi duhet te kesh per keta kriminele qe jane akoma ne politike dhe per kete mos e ndrysho por qendro rigoroz parimit tend.
    Ti si deputet duhet qe te perfaqesosh deshiren dhe vullnetin e atyre qe te dhane voten dhe jo te atyre qe bejne pazare ne kurriz te interesave te shqiptareve per interes se karrieres se tyre politike me rrjedhoje edhe te mbushjes se gjepave ne menyre te paligjshme. Nese dikush do te ishte kunder nxjerrjes se krimineleve(pavaresisht se te cilit drejtim politik i perkasin) nga arena politike, atehere ai eshte vete i atij kallepi kriminal. Ose beni shtet ligjor per te cilen u votuat, ose largohuni nga politika dhe lerini vendin atyre qe duan Shqiperine qe te perparoje dhe jo te ngelet peng i injorances.

  3. Edi says:

    O Brace, o injorant. Ata deputetet e PS jane denuar me VENDIM GJYKATE. Bejini kallzim penal per Berishen dhe Bashen e po u shpallen fajtor nxirrini nga parlamenti.
    Ne cfare vendi te botes ke pare ti qe te sulmohet kryeministria e policia te rri me duar ne xhep?
    Po me Meten qe u kap me video duke vjedhur si do beni? Do ta denoni edhe Ilir floririn apo keni frike se ju bie qeveria pastaj?

  4. drejtesia says:

    Drejte Brace, te lumte por zduhet harruar dhe korrupsioni me rrugen e kombit ku kryetari fallco i PeDes ka nje dosje te hapur me nje dem financiar prej 200 milion euro. Persa i perket ketyre qe komentojne me siper mos ja u ve re se jane te punesuarit e Lulushit ne bashki dhe me ate marrin rrogen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje