Rama - Tahiri, ku po shkon policia

13 Janar 2015, 10:21Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

 

Dy detaje të njëpasnjëshëm të afruar nga kryeministri Rama tentojnë të paralajmërojnë një pjesë të së nesërmes në Shqipëri, kryesisht atë të ardhme që ka të bëjë me policinë e shtetit. I pari lidhet me metodologjinë që do të masë punën e uniformave blu dhe i dyti i referohet një ngjarjeje konkrete kriminale të fillimjavës.

 

Jo më me të, por me ata

“Sa për informacion: Këtë vit Policia e Shtetit do të fillojë ta bëjë krahasimin e rezultateve jo vetëm me të shkuarën, por edhe me të njëjtën periudhë në rajon. Matja me të shkuarën nuk mjafton më për ne, që llogaritë në fund të mandatit duam t’i bëjmë me standardet e BE!”, thotë Rama. Për të gjetur një deklaratë të tillë të ngjashme duhet bërë një kthim pas me gati 16 vjet, në prillin e vitit 1998. Atëherë ishte Fatos Nano, i cili nga pozita e kryeministrit pohonte se qeverisja e tij nuk do të ishte e suksesshme nëse krahasohej me paraardhësin Berisha. “Ne duhet të krahasohemi vetëm me veten”, premtoi ai në një nga mbledhjet gjysëm të hapura të qeverisë. Një premtim që u shua shpejt për t’i lënë vend “aksiomës” tjetër me më shumë se një hap pas: “Berisha është hipoteka më e sigurt për pushtetin e socialistëve”, sipas të cilës, sa kohë që pushtetin e tyre e kërcënonte me garë vetëm Berisha, shqiptarët nuk do ta votonin atë kurrë. Edhe kjo një aksiomë që nuk u vërtetua. Tani është rradha e Ramës, i cili njëlloj si sfidat afatgjata, ka qejf edhe ato të aty për atyshmet: “Shumë shpejt do ta shihni edhe se si, po njësoj, në gotë është ngritur dhe furtuna mbi ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë. Vetëm pak durim, sepse në këtë rast ka një hetim që kërkon kohën e vet”, thotë ai duke ju referuar tre ngjarjeve të njëpasnjëshme në Tiranë, me një të vdekur, disa të plagosur dhe një mori misteresh mbi të. Një kërkesë politike që tani nuk po kërkon më të tregojë thjesht dhe vetëm  ndryshim nga e shkuara, të cilës i nënkuptohet emri Berisha, por nuk i zihet emri në gojë, por një realitet cilësisht i ri dhe më i mirë. Rama i është kthyer dhe do t’i kthehet shpesh kësaj teme ngase me gjasë ka kuptuar se edhe suksesi më i paqortueshëm i policisë, mund të nxisë kritika për përdorim të tepërt të saj. Sepse jo suksesi i policisë është nga ato ngastra që nuk mund të kuptivohet gjithmonë dhe me çdo çmim.

 

Policia? Kush, çfarë?

Po çfarë ka ndodhur me policinë në vitin e lënë pas? Çfarë do të ndodhë me të? “Kemi një betejë të përbashkët, të luftojmë informalitetin, paligjshmërinë dhe kriminalitetin, dhe të bëjmë realitet barazinë substanciale para ligjit të të gjithë qytetarëve, në çdo centimetër katror të Republikës së Shqipërisë”, thotë ministri i brendshëm Tahiri në një deklaratë të lexuar dhe jo të deklamuar. Çka do të thotë se nuk ka pasur probleme formulimi, por se është formuluar pikërisht ashtu siç ai e mendon. Dhe në fakt, ashtu edhe siç ka ndodhur në ditët e vitit 2014, kur policia është përdorur edhe në luftë kundër informalitetit, edhe kundër paligjshmërisë, edhe për pagimin e energjisë, edhe për prishjen e ndërtimeve pa leje. Po në të njëjtin vit, ligji për policinë e shtetit, në nenin 2, misionin e trupës e përmbledh në fjalët: “Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut”. Dhe duhet të kalojnë disa nene, deri tek ai i 17-ti, për të gjetur ndër detyrat e policisë, ato detyra që ministri Tahiri i numeroton të parat: informalitetin dhe paligjshmërinë.  Dhe kjo është nuk çështje nuancash, por prioritetesh që demonstrojnë një filozofi ndryshe, sipas të cilës, kriminaliteti në përgjithësi, për shembull edhe vrasjet apo atentatet me tritol, mund të ulen nëse qytetarët mësojnë të respektojnë të kuqen e semaforit dhe paguajnë faturat e energjisë. Me gjasë është dhe kështu. Zyrtarisht, ministri Tahiri e mendon një gjë të tillë. Kur e konsideron vitin e lënë pas si “…vitin më të suksesshëm në historinë e Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme…, …vitin e  rikthimit të Policisë së Shtetit në detyrë, në luftë kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit, si dhe vitin e ndryshimit ose të nisjeve të përpjekjeve tona intensive për ndryshimin e perceptimit të publikut, mbi policinë, kryesisht, si një trupë që është aty për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo si një mekanizëm, vetëm represiv”. Edhe pse është rritur numri i atyre që paguajnë energjinë, edhe pse ka zbritur në zero pothuaj, numri i atyre që do të guxonin të ndërtonin pa leje.

 

 Shifrat, krahasimi me dje

Ka disa tabela shifrash të cilat janë bërë publike dhe që synojnë të bëjnë një tablo të punës së policisë. Të ndara në disa kapituj ato synojnë të dëshmojnë sa besimin e rritur të qytetarëve tek uniformat blu, tek suksesi i saj në parandalimin e krimit e deri tek ulja në përqindje e krimeve të rënda kundër jetës në krahasim me të shkuarën. Po t’i besohet kryeministrit, kjo do të jetë hera e fundit që përdoret një metodologji e tillë. Sepse krahasimet nuk do të bëhen më me vitin 2013, viti i fundit i qeverisë Berisha, por me statistikat e vendeve të rajonit dhe të BE-së.

Megjithatë, shifrat e afruara japin një situatë që në thelb është e ndryshme nga ajo që perceptohet nga publiku. Edhe pse një ngjarje e rëndë që shënohet thjesht si numër në komunikatat e pollicisë, shumëfishohet dhe ngjan shumë herë më e madhe kur përsëritet në çdo media të shkruar e vizive e kur përfundon në rrjetet e pafundme sociale. Pra, më shumë se realitet, një pasqyrim i shumëfishtë në një pasqyrë jo gjithmonë të vërtetë.

Sipas ministrisë së brendshme, në një vit janë trajtuar 48511 konflikte të ndryshme. Në vitin 2013 kanë qenë 42040 të tillë. Një rritje prej 13.4 për qind e numrit, që në interpretimin e ministrit Tahiri është një dëshmi se policia është më pranë qytetarit. “Do të thotë që policia është aty që në fazën e ndërmjetësimit paraprak të konfliktit, për të mos lejuar që konflikti të degradojë në konflikt për t’u trajtuar penalisht. Kjo është masë parandaluese”, thotë ai, duke shënuar gjithashtu si rritje të besimit të publikut dhe fluksin në rritje të telefonatave të qytetarëve në numrin 129 dhe të kontakteve të policisë me komunitetin. “Ato janë gati 19 për qind më shumë. Janë 192 088 telefonata nga publiku në numrin 129. Janë gati 22 telefonata në orë. Janë mbi 1000 takime të punonjësve të Policisë së Shtetit me komunitete të ndryshme në vend. Duke filluar nga takimet për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, deri te takimet edukuese për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor…Janë shumëfish më shumë takime sesa ç’kanë ndodhur në të kaluarën dhe prezantimin konstant të Policisë së Shtetit, ndarjen e informacionit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe komunitetit…”, thotë Tahiri që përsërit sërish moton e tij: “…institucioni dhe policia janë “Një” kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit në vend”.

 

Kjo është së paku qershia mbi tortë e gjithë qeverisjes. Kjo është fusha që do të bënte të heshtnin edhe skeptikët, edhe cinikët, edhe kundërshtarët e qeverisë. Qeveria Rama – Meta, siç e quan opozita pushtetin e sotëm bëri atë që nuk mundi ta bëjë as qeverisja e djeshme dhe asnjë qeverisje tjetër në Shqipëri. Ajo e nxorri vendin nga harta e vendeve të origjinës për kultivimin e trafikimin të lëndëve narkotike. Dhe kjo falë një ndërhyrjeje të pamenduar më parë kundër bastionit faktik dhe psikologjik të drogës në vend, Lazaratit e më pas, edhe gjithë njollave të tjera lokale të kultivimit të Cannabis-it. Sipas Tahirit, kjo i ka hequr botës së nëndheshme të krimit, shqiptar e partnerëve të tij të huaj rreth 7 miliard euro në vit. Me shifra të tjera, në 2014 janë asgjesuar 101.7 ton marijuanë nga vetëm 20 ton të tillë në vitin 2013. Po kështu edhe drogat e forta. Sasia e heroinës së kapur pothuaj është dyfishuar në harkun e një viti, kurse kokaina e kapur nën qeverisjen e të majtëve shkon në rreth 22 kilogram në krahasim me vetëm rreth 4 kilogram të tillë të periudhës janar – shtator 2013 kur në pushtet ndodhej ende PD.

Personat në kërkim

Janë kapur në një vit rreth 2422 vetë të akuzuar për krime të ndryshme, ndërkohë që një vit më parë këtë fat e kishin provuar vetëm 2042 vetë. U sekuestruan dhe arsenale të tjera me armë dhe municion luftarak: 1261 armë zjarri, qindra mijëra fishekë, mijëra kallëpe dinamit, 122 kilogram eksploziv i fuqisë së madhe, C4, mijëra kapsolla detonatore dhe qindra granata luftarake. Dhe veç këtyre, janë sekuestruar dhe 19 milion euro asete të krijuara nga veprimtari kriminale e elementëve të goditur kriminalë. Një shifër që është gati sa një e pesta e të gjithë investimeve që kishte në dispozicion për vitin buxhetor 2014 Policia e Shtetit. “Ne synojmë forcimin e kapaciteteve për të ndjekur paranë dhe asetet kriminale dhe për ta bërë botën e krimit shumë më vulnerabël nga pikëpamja e pasurisë dhe kapacitetit për të ricikluar pasurinë kriminale që në fund të ditës cënon sigurinë e qytetarëve të ndershëm në këtë vend”, premton Tahiri.

 

 Vrasjet

Sërish një krahasim me vitin parardhës 2013, sipas të cilit, viti i lënë pas ka shënuar 10.4 për qind vrasje më pak. Ndarja e shkaqeve të vrasjeve është, sipas të dhënave zyrtare, një element i rëndësishëm për të kuptuar dinamikën e këtij lloj krimi. Nga numri total i humbjeve të jetëve, më shumë se gjysma e tyre, ose 65 për qind kanë ndodhur për motive të dobta ose grindje të çastit, janë krime brenda familjes, për motive pronësie e pakujdesi. Vetëm krimi brenda familjes ka goditur 22 herë, kurse për një “shikim shtrembër” janë 27 ekzekutime.

Të njëjtën kurbë ulëse ka patur edhe numri i aksidentëve rrugore; janë shënuar 157 aksidente më pak, 37 të vrarë më pak dhe 119 më pak të plagosur. Janë arrestuar për ngarjen e makinës pa patentë ose në gjendje të dehur 2581 persona dhe janë vënë në total mbi gjysëm milioni gjoba, ekzaktësisht, 615711 të tilla.

 

Energjia, ndërtimet

Sa kohë që ministri i brendshëm fliste për prioritetet e institucionit: informaliteti dhe paligjshmëria, shifrat e këtyre aksioneve masive ku është përfshirë policia do të vazhdonin të qëndronin në fund të listës. Në fakt, janë shndërruar në synimin kryesor të saj. Në shifra kjo gjë përkthehet në këtë mënyrë; 88337 kontrolle të përbashkëta me OSHEE-në, 46 mijë raste të ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme, 708 të arrestuar në flagrancë, mbi dy të tretat e tyre pronarë biznesesh dhe 50 elektriçistë dhe faturistë të arrestuar,.

Numri i ndërtimeve pa leje të evidentuara shkon në 1572 dhe po kaq është dhe numri i qytetarëve të proceduar penalisht për këtë akuzë.

23 komente në “Rama – Tahiri, ku po shkon policia”

  1. Sadiu says:

    Ku po shkon Policia. pyesni Didin qe filloje te mbledhe ca para per ne USA. Pasi shkarkoi specialistet situaten e kane ne dore marifetçinjtë e tepelenes, te lindur për hajdutë. Ku është Bizhga, Pandi dhe kupola tjeter e policisë? u larguan dhe kanë mbetur vetë servilët dhe taksa mbledhësit. Shefi i treshit, futi femijen ne komisariat, rrahu studentete sepse po protestonin per nje edukim me te mire dhe mbetet ne detyre. Shefi i dyshit u hoq nga puna (“pezullua”) sepse paska marra në pytje nje prosti kercenuese. Cili eshte rezultati i kontrollit???
    Hiqni Didin dhe menjanoni Buratinin e tepelenes, qe policise ti kthehet besimi se ky organ mund te behet.

    1. Rri shtrember por fol drejt! says:

      Z. Sadi pershendetje!
      Me pelqen tejmase ky shkrimi juaj , sepse tregoni shume qarte qe jeni ose nje polic i hequr nga puna ose nje militant i perjetshem i PD-s.
      Pretendon se Didi “po mbledh disa leke per ne USA”;kete nuk mund ta vertosh por as edhe ta pergenjeshtrosh, vecse nje pretendim i tille mund te ngrihet per cdo drejtues te larte.
      Me tej shkruani se “u hoqen specialistet dhe u zvendesuan me marifetcinjte e Tepelenes”. Z Sadi, per cilet specialist e keni fjalen, ndoshta per nje efektiv policie qe ne mes te Tiranes u lidh me pranga poshte nje kamjoni dhe per kete beri buj ne shume vende te Europes, jo vetem se ishte shume i zellshem ne pune por sepse tregoi se ishte nje specialist i vertet ne ate qe bente. Mos ndoshta e keni fjalen per ate rastin ku 4 efektive te policise u ekzekutuan ne mes te dites ne Durres sepse kishin nje mbeshtetj shume te madhe nga eproret e tyre “specialiste”.
      Ndoshta e keni fjalen per ata “specialistet” qe rrinin me radio ne dore mbi taracen e Kryeministrise kur me 21 Janar u vrane 4 protestues ne mes te Tiranes.
      Padashje me bie ndermend rrezimi i bustit te Enverit dhe pyes veten, se sa njerez u vrane nga Policia e Shtetit ne ate kohe???
      Ah po, tani po me kujtohet, e keni fjalen per ata “specialiste” dhe per ate kupole poicie qe per tete vjete me radhe, luftuan drogen ne Lazarat. Madje luftuan aq shume saqe Shqiperise i nderruan edhe fytyren. Nuk e kishim me emrin vendi i shqiponjave por na therrisnin Kolumbia e Europes.Dhe kjo vetem ne saj te “specialisteve”
      Sa per marifetcinjte e Tepelenes dua t’ju citoj nja dy strofa te F.S. Nolit nga poezia e tije “Merr e zgjith”, jo sepse perkrahe tepelensit por sepse keto strofa jane shume te gjetura dhe i pershtaten edhe sote realitet shqiptare.
      ……Ate duhen sharlatane
      Qe lepihen ne cdo sahane
      Qe te percajne vatane
      Ke sa te duash tropojane…..
      A do urte njerezite te rrine
      Nen komande te kesh ushtrine
      ne tabjate te kesh njerezine
      Merre te gjithe Laberine.
      Z Sadi, bota i perkete atij qe punon per te ndertuar te ardhmen, dhe jo atij qe qane plot denes per te shkuar dhe shpreson qe nje dite ajo do te kthehet.
      Shpresoj dhe uroj qe shume njerez si ju te kthjellohen, mos te shikojne vetem bardh e zi dhe te punojne per te ardhmen e femijeve dhe familjeve te tyre.
      Vetem keshtu do te behet Shqiperia.
      Respekte!

      1. zsadiu says:

        Po, pikerisht per ata e kam fjalen,
        Per ate qe policia greke e solli deri ne Krrabe (ana e elbasanit). E ndoqi per dy dite dhe trimat e shqyypos e vrane ne vendin e vet. Nuk e vrisnin dot greket!!!

        Policia nuk eshte USHTRIA.

        E pame se si e bene ushtrine trimat e te madhit FAN NOLI ne vitin 1997. Kallamoq zoti pa emer.
        Keshtu do te behet edhe policia Ushtri, si atehere nga qoft largu

      2. MARA says:

        @Rri shtrember…

        Keni te drejte germ per germe. Jugu eshte serioz ne shtetberje, por Z.Rama ne qeverine e tij nuk ka nje vlonjat ?

        Ti mor shok, mos harro Vloren
        se ky faj lahet me gjak
        veç shirita edhe nishane
        kesaj pune i bene kapak

        Ciao

        1. MARA says:

          korrigjim: i vene kapak

        2. marsel says:

          e ke fjalen per “skraprin” zonja mara e ka mare me dekorate e me shirit e ka ne parlament

  2. jimy says:

    Policia ne dore te hajdutave nga tepelena….vetem kaq mjafton dhe te gjithe shifrat e permendura me larte zbehen ne menyre shume drastike.

  3. br8s says:

    E ca deshe me thone o Lorenco se nuk te kuptum fare – do thoshte Qazim Mulleti? Eshte shtazane apo jo? se sipas shkrimit i bika ne mes

    1. Kevinjon says:

      Artikulli eshte shtatezene nga qeveriu vete lol, nuk e ke kap akoma ti?

  4. genti says:

    Nuk ka lidhje se Tahiri e Didi jan nga Tepelena,por premtimet per nje polici te pajisur me mjete dhe financime ku nuk po duken gjekundi.E therresin policin ne 3 te mengjesit,po se me cfar do shkoj ky polic Ndoc Rroku e di. Tahiri me Didin qekan mjeshtra per shou,ja kalokan edhe TV

  5. Realisti says:

    Po une mendoj tja lini ne dore ketij drejtorucit te Tiranes Çiprianit i cili del ne tv si gjeli mbi plehe dhe deklaron pa pike turpi se ka arrestuar “organizatoret” e atentatit te Pajtim Gabelit…Njerezit nuk jane me budallenj te kishit prova nuk i linte prokuroria dhe gjykata 20 dite burgim por i linte burg pa afat..Ai thjesht i hodhi hi syve opinionit qe te mendojne per “sukseset” e policise se Tiranes nen drejtimin e tij…

  6. Gjergji says:

    I lutem ndonje komentuesi, te ma shpjegoje kete artikull?! Pleaseee! Me duket se e kam haruar gjuhen e nenes dhe nuk e kuptoj fare se çfare do te thote autori ne kete artikull. Falemindrit ne advance ne se dikush do te shpenzohe pak kohe e te me sqaroje.

    1. Kevinjon says:

      o Gjergji mos u lodh kot se nuk ben vaki qe te dale nje artikull ke Tema dhe te mos jete propagande qeverie Socialiste. E kane kopsitur artikullin qe ne pamje te pare te duket sikur perben lajm dhe gjoja i pavarur dhe ububu coc po kritikon, por ja qe cuditet robi qe lexon vetem ri-kualifikim te deklarates se Tahirit per te ta ngulitur ty e mua ne koke se “packa se ka ndonje gabim tek tuk, punet po shkojne mire” ! Eshte “opozitarizem” i qeveriut o Gjergji qe te con po te “bravo qeveriu”. Ky artikulli ka qellimin ti fuse kritikes dhe Opozites se vertete ujet nen rrogoz.

      1. Gjergji says:

        Pershendetje, gezuar vitin e ri dhe Faleminderit Kevinjon. Ma keni lexuar mendjen.

  7. Flamuri says:

    “Rri shtrember por fol drejt”, Mire ai qe mund te jete ndonje i hequr nga socialistet e ardhur ne pushtet, por mua cfare do me thuash, kur une ju them hapur qe Artan Didi ish oficer i Ushtrise Popullore, i marre ne polici ne Repartin RENEA nga ish Drejtori i Policise Popullore Fadil Canaj eshte ai qe duhet te jete ne drejtimin e Policise se Shtetit ? A nuk ka ky vend oficera policie qe kane mbaruar arsimin e larte policore dhe ate juridik dhe kane punuar pa shkeputje per 25 vjet ne te gjithe sektoret e policise?, apo duheni ju beniaminet qe perdorni shkopin e gomes per llogari te politikes ?.
    Aktualisht Policia e Shtetit eshte mbushur me ish oficera ushtrie, te ish sigurimit, ish polic ushtare qe vinin tek ne dhe kerkonin 5 per te mare diplomen ta kishin, shoferat e parkut te diplomuar si oficer policie dhe ca karafila qe lyejne floket me xhel e dalin ne ekranet e televizorit per te ligjeruar cfare ju thote politika qe me zi kane marre nje 5-6 dhe rrugace te tjere qe vazhdojne te qendrojne ne radhet e policise.
    Tepelenas, Vlonjat, Gjirokastrite, Permetar dhe Mallaksatriot e ke te mbushur policine, pjesa me e madhe hajdut servila dhe sekser.

    1. Rri shtrember por fol drejt! says:

      Pershendetje Z.Flamur!
      Nese ju keni qene ose vazhdoni te jeni te ingranuar ne instanca te larta shteterore, athere ju duhet ta dini me mire se c’do kush tjeter, se sa e rendesishme eshte per sigurin e nje shteti qe ne krye te policise te kete njerez jo vetem te afte profesionalisht por me se pari njerez te besuar.

      Dikush qe e njef nga afer gjendjen ne Shqiperi nuk i duhet shume profeci, qe te kuptoj se PD-ja me ne krye z.Berisha do te bente gjithcka me qellim destabilizim e situates ne vend. Madje pa ndrojtje do te thoja, se z. Berisha eshte aq i pa skrupullt, saqe ’97-en ta riperseris vetem e vetem per tu hakmarre per humbjen e zgjedhjeve te 23 qershorit.
      Te jeni i bindur se militantet e PD-es te veshur me rroben e policit do te dekonspironin “me urdher nga lart”cdo aksion te Policise se Shtetit, me qellim sfumimin dhe deshtimin e punes se kesaj te fundit.

      Ju duhet ta dini shume mire se si i perdor z.Berisha, jo vetem militantet e rendomt por edhe kreun e SHIK-ut dhe Prokurorin e Pergjithshem.
      Madje z. Berisha harrin deri aty, saqe edhe Presidentin e Republikes ta kthej ne nje marjonet per te permbushur etjet e tij per pushtet te perjetesishem.
      Paramendojeni vete se cfare mund te ndodhe me nje police te thjesht.

      Ne keto kushte do t’ju thoja me shume modesti, qe emerimet ne Policine e Shtetit nuk duhet ti shikoni thjeshte si vende pune qe perkethehen ne vota te sigurta sa here qe ka zgjedhje per partine ne pushtet.
      Jo, emerimet ne Policine e Shtetit jane nje nga faktoret kryesor per suksesin ose deshtimin e cdo qeverije.Dhe kjo do te vazhdoje te jet keshtu, per aq kohe
      sa ne Shqiperi te behet nje politike shume ekstremiste, e piste dhe e paprecedent, dhe per sa kohe ne Shqiperi Depolitizimi i Policise se Shtetit nuk sigurohet me ligj. Ketu kam parasysh, sigurimin e vende te punes pavarsisht se kush parti qeveris.
      Sa per Tepelensit, Vlonjatet apo Mallakastriotet qe jane tani nuk mund te flase shume, por deshiroj vec t’ju kujtoj se ata qe kane qene me pare nuk kane qene me te pergatitur se keta qe jane tani. Dhe kete le t’ja lem kohes per ta gjykuar por edhe punes se bere deri tani nga Policia e Shtetit, pavarsisht mosmbeshtetjes te theksuar diletanteske nga ana e Prokurorise se Pergjithshme dhe SHIK-ut.
      Me respekte!

      1. MARA says:

        Harrojeni shikun!

      2. Shqiptari says:

        @fol drejt – a te lumte goja mor Mik !!! Kur lexon perrallat dhe “kritikat” e ketyre SaliQenve, tulatet ndonje femije i paditur … dhe ja, bravo Miku im, me nje Shqipe te paster dhe te ndershme del pergjigja Jote. Faleminderit

        @SaliQenet – meqe ky Miku im nuk e perdor dot kete fjalor, dhe meqe ju nuk merrni vesh ndryshe, me lejoni mua te jua sqaroj situaten, qe ta kuptoni :
        do tu hani m.. gjithe vlonjateve, tepelenasve, mallakastrioteve dhe gjithe atyre qe po jua mbajne gati shkopin !!!
        Ne fakt edhe ne 97-en preshin moret ne b… e mbani mend mire ju pisa !! po ndoshta shkopi ju pelqen me mire ne b.. sesa preshi i Vlonjateve ne 97-en

        Merreni shtruar, se nuk do kete me ndarje Veri-Jug ne Shqiperi, nuk do vijne policet e “veriut” te djegin Vloren !! Do kete vetem ndarje SHQIPTAR-Tradhetar !! dhe gjithe Tradhetaret dhe Hajdutet Saliqene do verteteojne humanizmin e Vlonjateve, Tepelenasve dhe Mallakastrioteve : do keni mundesi te zgjidhni vete se cfare doni ne b.. preshin apo shkopin !! se pa ja u zene vrimen ju SaliQeneve nuk behet Shqiperia !!

        Rrofte Shqiperia nga Jugu ne Veri

  8. nardi says:

    presim 21 janarin…
    A do ta perdori PD kete date te shemtuar per te ngritur popullin ne revolte?
    A do te kerkoj Berisha zbardhjen e ketij krimi?
    A do te kerkoj Luli (vocer) rihapjen e hetimeve?
    E nese heshtin cdo te thote???

  9. vladimir mezini says:

    Shyqyr qe ministri Tahiri nuk di me i rane çiftelise se vaj medet.per 24 vite asnjehere nuk ka qene policia e shtetit si eshte sot bravo bravo Tahirit dhe Didit jeni te mrekullueshem dhe ju garantoj se populli ju mbeshtet fuqishem.Rrofte policia poshte fashistat Ristani Basha Bsrisha e shume e shume te tjere.

  10. Flamuri says:

    Une do e pranoj ate cka thoni ne pergjigjen e komentit tim per te mos hapur debate te panevojshme, por jo cdo gje shkon ashtu sic duhet e kerkohet nga Qeveria dhe komuniteti.
    Une komentin nuk e kam bere per te fyer asnjeri qofshin keta edhe militante dhe per ato qe di mire nuk heq asnje presje.
    Falemderit per respektin ! “Rri shtrember por fol drejt”.

  11. elitex says:

    Fishekzjare pordhe te nje qeverie te koruptuar kok e kembe. Keta kujtojne se meqe kryeministri apo ministrat jane me pak te koruptuar kjo qeveri eshte e tille, po ne fakt une qe jetot jasht shtetit shoh po te njejten sjellje korruptive nga halabaket e partive te vendosur ne administrate. Eshte e njejta metode korruptive si e meparshme vetem se me fytyra te ndryshme, madje shume jane te njejte, thjesht duke nderuar flamurin nga PD ne LSI. Jeni qesharak Rama & Co., nuk ju beson njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje