Testimi i mjekëve/ PD: Rama të merret me mungesën e ilaçeve, po kap edhe shëndetësinë

13 Janar 2015, 11:18Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me testimin që do të përfshijë mjekët dhe infermierët.

Ndërsa e konsideroi të paligjshëm këtë testim, deputetja Albina Deda tha se Edi Rama nuk merret me mungesën e ilaçeve dhe ngrohjes por kërkon të kapë dhe shëndetësinë në mënyrë korruptive.

“Shëndetësia në Shqipëri është në ditën më të keqe, dhe kjo po zbulohet çdo ditë nga skandalet që kanë mbuluar këtë sektor jetik, nga mungesa e ilaçeve, e ngrohjes, e cilësisë së shërbimit.

Shëndetësia dhe gjëndja e spitaleve sot është një nga dështimet spektakolare të Edi Ramës, që jo vetëm nuk u bë falas, por po u kushton tmerrësisht shumë qytetarëve.

Në vend që të kujdeset për prioritetet bazë, në vend se të sigurojë ilacet dhe ngrohjen ne spitale, Edi Rama ka nisur betejën me mjekët dhe infermierët, duke shpallur testimin për ta.

Ky testim është i paligjshëm, është diskriminues, është korruptiv, sepse mjekët dhe infermierët do të vlerësohen nga Edi Rama, dhe kjo është thjesht një gjueti shtrigash për të larguar disa e për të futur në sistem militantët e tij.

Vlerësimi i mjekëve dhe infermierëve është i rregulluar sipas Urdhërit të Mjekut dhe Infermierit, si dhe edukimit në vazhdim.

Shumica e mjekëve dhe infermierëve jo vetëm kanë kryer shkollimin dhe specializimin e duhur, por kanë dhe përvojën e mjaftueshme, arritje profesionale që Edi Rama i zeron me një të rënë të lapsit.

Kjo është një tendencë e hapur e Edi Ramës për të kapur edhe shëndetësinë, pasi ka gjunjëzuar dhe futur nën kontroll shumicën e pushteteve në vend.

Partia Demokratike e konsideron të papranueshëm këtë testim, dhe i nxit mjekët dhe infermierët të kundërshtojnë këtë akt tallës, fyes dhe njëkohësisht të paligjshëm”, theksoi deputetja demokrate. /gj.k/

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Testimi i mjekëve/ PD: Rama të merret me mungesën e ilaçeve, po kap edhe shëndetësinë”

  1. ALBAN DEGA says:

    NE CFARE PLANETI JETOJNE KETA HORA TE SALES… !?

    Ne cfare planeti jetojne keta bythelepires, keta hora te Sali Kadafit!?
    A e dine keta injorante se cdo punonjes i shendetesise ketu ne SHBA testohet dhe rikualifikohet cdo 2- 3 vjet.
    Nese ata nuk plotesojne 30 kredite ( SME ) cdo tre vjet humbin lejen e ushtrimit te profesionit, Licensen, dhe skualifikohen duke u pushuar nga puna ose mbyllur klinika e tyre private!?
    Nuk pritet reagim tjeter nga ju krjuesit dhe themeluesit e Universiteteve te Plepave dhe Akademive te Vicidolit , nga ju rrenuesit e arsimit dhe mjekesise shqiptare, nga ju kusaret e vrastaret e Sali antishqiptarit me te madh te te gjithe koherave… nga ju shkaterruesit me themel te shtetit shqiptar.
    Ka ardhe koha e preshit ne kycet dhe ne kokat tuaja ore rrenues te Shqiperise !
    Eshte koha te jepni llogari para ligjit dhe drejtesise e jo te lehni kunder cdo perpjekje te qeverise dhe Edi Rames per te bere shtet!
    Jane lehje bishash te kapura nga paniku i prangave te shtetit ligjor ne kycet tuaja kusare e vrastere!
    Kambanat e tyre po bien. Po bien ne Uashingtopn! Po bien ne Bruksel… Po bien edhe ne Tirane!
    Ligj ! Drejtesi! Shtet ligjor …. Jane kushtrimi i viktimave tuaja pa fund o kusaret e vrastaret e Shqiperise o horat e Sali Kadafit !

  2. Sokrati says:

    Sic duket ky vend ka patur e ka dhunues e te dhunuar, ” te kulluar” dhe “keqberes e te korruptuar” qe duhet te gjykohen nga te paret, te paafte ne krye qe gjykojne te tjeret qofshin dhe intelektuale …dhe ajo qe te bie ne sy eshte se si abuzohet e shkelet e drejta nga te plotfuqishmit medioker e injorante qe ndonese kane bere disa gram shkolle apo skane nje titull akademik behen ministra drejtore shefa e kryeministra
    Nje dite ky vend do shpetoj nga ky “bar I keq” bemat e tyre nuk do harrohen..
    bythlepiresit e te huajve do gjykohen nga Shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje