Forcimi i institucioneve demokratike, ecuria e reformave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe zhvillimi i Shqipërisë si aleate e NATO-s janë tre prioritetet e misionit të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu.
Diplomati amerikan në konferencën e parë për mediat në Tiranë , pas prezantimit të letrave kredenciale tek Presidenti Bujar Nishani, theksoi se Washingtoni më ka dhënë 3 prioritete për ecurinë e reformave drejt anëtarsimit në BE, zhvillimi i Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe forcimi i institucioneve demokratike.
Duke uruar Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat, Ambasadori Lu u shpreh se shqiptarët duhet të ndjehen krenarë për këtë arritje.
Ai shtoi se SHBA do të mbështesin përpjekjet e mëtejshme euro- atlantike të Shqipërisë, do të nxisin përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe nxitjen e përmirësimit të klimës së biznesit.
Gjithashtu, rifokusimi i trajnimeve dhe ndihmës amerikane për të përgatitur ndihmën e ushtrisë shqiptare në misionet e NATO-s, do të jetë pjesë e punës së ambasadorit Lu. Po ashtu si bashkëpunimi në reformën në drejtësi dhe fuqizimi i sektorit të OJQ-ve.
“Shqiptarët presin shumë nga Ambasada e SHBA dhe Ambasadori amerikan për shkak të lidhjeve historike dhe miqësisë mes vendeve tona. Do të jemi miq të sinqertë”, tha ambasadori Lu.
Lidhur me politikën e SHBA-së ndaj Shqipërisë, diplomati amerikan theksoi se Ambasadorët amerikanë ndryshojnë, por politika nuk ndryshon.
Unë kam respekt për të gjithë ambasadorët që kanë punuar më parë në Shqipëri. Bashkëpunimi mes vendeve tona ka arritur nivel të larta.
Kemi politikën kundër ISIS dhe parandalimit të largimi të luftëtarëve në Siri. Ky lloj bashkëpunimi ka qenë i paimagjinueshëm vetëm 20 vite me parë”, theksoi ai.
Duke folur për tragjedinë në redaksinë e gazetës satirike franceze ‘Charlie Hebdo’, ambasadori Lu u shpreh se “një nga fushat e qarta pë partneritet është antiterrorizmi dhe sulmi në Charlie Hebdo nuk ishte sulm ndaj disa individëve, por kundër vlerave demokratike dhe asaj mënyre jetese të vlerave perendimore.
Këto janë vlera që i ndajmë me Shqipërinë. Po punojmë me Shqipërinë dhe partnerët e tjerë me të cilët ndajmë vlera të njëjta”. /gj.k/
Prioriteti pare dhe I vetem te futet ne burg monstra Sali te zgjidhet zinxhiri I te keqes e te filloj puna lirshem pa skrapallinj e tepelenas
nuk ka nevoje per shume prioritete vetem na liberalizoni vizat edhe jeni te nderum
http://bit.do/cfare-duhet-tepresim-nga-SHBA
-Le te shpresojme..
Te shpresojme qe brenda mandatit te ketij ambasadori, te kete mbaruar liria e Sali Berishes!
Juve si shtet nuk u besohen veprat qe beni neper bote ,se dhe ato i keni me ndonje puç nga mbrapa zoti Lu , dhe jo te kete gomar dhe tu besoj fjaleve te juaja