Rama: Para drejtësisë ata që nuk paguan sigurimet e punonjësve, u kërcënua rënia e shtetit

13 Janar 2015, 12:09Politika TEMA

“Nëse nuk bëhej shumë shpejt reforma e pensioneve do ta çonim sistemin në gropë, siç vendi ra në gropat e firmave piramidale”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në takimin e organizuar në Kryeministri për reformën e pensioneve, ndërsa vuri theksin në faktin se të gjitha qeveritë i pasuan njëra-tjetrës reformën e pensioneve, duke e vonuar atë.

“Qeveria paraardhëse preferoi jo vetëm ta shtynte, por edhe si në fusha të tjera të aktivitetit të saj, ta zgjidhte në mënyrën më hipokrite dhe më të pabesë me pensionistët, duke bërë disa rritje pensionesh si një frut suksesi të madh, duke hapur pas shpinës dhe në rrugën e të gjithë atyre që ishin drejt pensionit, një gropë të madhe, që pa as më të voglin ekzagjerim ishin të kërcënuar, siç ranë si shtet në gropën e madhe të hapur nga rënia e piramidave të”, tha Rama.

Në vijim ai paralajmëroi të gjitha institucionet shtetërore dhe sektorët privatë që kanë abuzuar për vite të tëra duke mos i siguruar punonjësit e tyre, edhe pse kontributet i merreshin nga paga,se  do të përballeshin me drejtësinë.

Për Kreun e Qeverisë kjo situatë përbën një krim ekonomik si pasojë e keqqeverisjes ndër vite të të djathtëve. Në këtë kuadër, Kryeministri shtoi se në Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise është ngritur grupi i punës për të cuar në organin e akuzës të gjitha të dhënat mbi abuzimet që janë bërë nga 1600 institucione shteterore e private.

Ndërsa e vlerësoi si një lajm tronditës faktin që 1600 institucione shtetërore dhe sektorë privatë kanë abuzuar me kontributet e paguara nga punonjësit e tyre duke mos i derdhur tek Sigurimet Shoqërore, Rama tha se fillimi i këtij viti do të shënojë aksionin kundër sipërmarrësve abuzues, duke e krahasuar me aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

“Sot po dëgjojmë një lajm që do të kishte tronditur çdo vend të botës, lajmin se në sistemin e sigurimeve tona u janë marrë paratë e kontributeve për pensionet mijëra e mijëra nëpunësve të këtij shteti, mijëra e mijëra punonjësve në sektorin privat, të cilët sot marrin vesh se ndërkohë që u është thënë se pensionin e kanë të sigurt, kontributet që u janë marrë nga rroga për pensionin u janë çuar në drejtim tjetër.

Kjo nuk kërcënon pensionin e këtyre njerëzve, por ky është një kërcënim real për sistemin tonë të financimit të pensioneve, për këtë ne e kemi paralajmëruar dhe po e nënvizojmë sërish, kjo fazë e parë e vitit do të jetë faza e përshkallëzimit të një operacioni njësoj si ai i energjisë për të kthyer në vend të gjitha kontributet e njerëzve që janë mashtruar për vite të tëra dhe u është thënë se pensionin janë duke e mbledhur duke i marrë paratë nga rrogat dhe duke mos ia depozituar në sigurimet shoqërore. 

Nëpunësit e Inspektoriatit të Punës të paguar nga taksat e shqiptarëve dhe të angazhuar nga shtetit shqiptar për të kontrolluar mbarëvajtjen në funksion të mbledhjes së sigurimeve shoqërore, vetë të pasiguruar”, deklaroi Rama.

“Punonjësit e siguruar me ligj po jo me Maliq ktheheshin në punonjës në të zezë, dhe merreshin të tjerë në punë nga shteti mbaheshin në të zezë, dhe kujtonin se paguheshin kontributet për pensionet e tyre.

Ky është një krim ekonomik ashtu siç është edhe nj batërdi keqqeverisëse.

Sepse natyra e kësaj grabitjeje të skemës është e shumëfishtë.

Jo në të gjitha rastet është bërë për qëllime elektorale apo korruptive, edhe kur është bërë për verbërinë dhe paturpësinë e një qeverie dhe të një shteti që nuk respekton ligjet e veta, si me institucionet e ushtrisë.

Ne nuk do t’i ndahemi as atyre që kanë abuzuar, dhe ministria ka ngritur grupin për të depozituar pranë prokurorisë të gjitha të dhënat dhe pastaj prokuroria duhet dhe besoj do ta bëjë, të hetojë në të gjitha nivelet natyrat e kësaj grabitjeje, i bëj thirrje të gjithë sipërmarrësve që janë të listuar dhe që sot vazhdojnë të paguajnë punonjës në të zezë dhe rezultojnë debitorë me miliona e miliona dollarë në skemën e pensioneve të vrapojnë të paguajnë borxhet që u kanë punonjësve të tyre që kanë detyrimin të japin rrogën dhe ti sigurojnë pensionin, të cilit nuk i kanë skllevër”, tha Rama.

Në vijim Kreu i Qeverisë i drejtoi një apel punëmarrësve që të ushtrojnë presion ndaj punëdhënësve për deklarimin e pagës reale të tyre, sikundër kërkoi denoncimin e të gjitha rasteve abuzive.

“Mos pranoni të hyni në pazar me punëdhënësin tuaj, sepse ulni pensionin tuaj, i falni pjesë të pensionit punëdhënësit tuaj.

Operacioni që do të nisim javën e ardhshme, do të jetë një operacion ku një nga elementët synon bashkëpunimin intensiv me çdo punëmarrës që do të denoncojë punëdhënësin që i kërkon këtë pazar, me çdo punëmarrës që do të kërkojë mbështetjen tonë për të mos lejuar që ai të mbahet në të zezë, dhe ai nuk duhet të ketë frikë, se nga denoncimi i punëdhënësit do t’i vijë fundi punës së tij. Ne do t’i monitorojmë hap pas hapi këto procese”, u shpreh Rama.

Rama tha se gropa e zezë e krijuar si rezultat i mospagesave të sigurimeve arrin në 100 milionë dollarë në vit, ndërsa shtoi se edhe për këtë çështje nuk do të ketë amnisti.

“Ne nuk kemi ardhur në pushtet për të bërë amnisti. Nuk do të ketë amnisti, jemi të vendosur që ti shkojmë deri në fund këtyre reformave.

Ashtu sikundër po bëjmë me pagesat e energjisë, kur njerëzit e ndershëm të këtij vendi, pensionistë, kategoritë në nevojë, paguanin rregullisht edhe pse të varfër, edhe për ato që nuk paguanin. Kjo situatë dhe situata të tilla do të marrin fund.

Nuk do të tërhiqemi nga asnjë front beteje, duke i garantuar se edhe kjo çështje më shpejt se vonë do të sistemohet. Janë mbi 100 milionë dollarë, një shumë që i afrohet dhe pse nuk e arrin, shumës tjetër të përvitshme që njerëzit e ndershëm, ata që gjithmonë kanë paguar energjinë elektrike”, tha Rama.

Lidhur me akuzat e vazhdueshme të opozitës për skemën e re të pensioneve, kryeministri Edi Rama u shpreh “parafytyroni se çfarë pafytyrësie duhet që pasi ta kesh qeverisur vendin me metoda të tilla dhe pasi të kesh braktisur në një rrugë pa krye mijëra njerëz, të flasësh sikur ke ardhur nga hëna dhe vetëm të akuzosh dhe të përbaltësh çdo ditë, ne që po përpiqemi me mish e me shpirt, ditë natë që në radhë të parë të mbushim gropat e hapura. Duhet një kurajo dhe një pafytyrësi që është e pamundur të parafytyrohet nga njerëz normal”.  /gj.k/

47 komente në “Rama: Para drejtësisë ata që nuk paguan sigurimet e punonjësve, u kërcënua rënia e shtetit”

  1. Aqifi says:

    O Edo. Po gjysma kane ushtarak te emeruar nga Imami qe po i sherbejne edhe Mimit. Si do i denosh. Mos merzitet Mimi

    1. ferit gjoni says:

      Bravo rama keshtu behet shteti

      1. PAJTIMI says:

        Edhe kane goje hajdutet e akuzojne e shpifin lloj lloj historish te ndyra, po s’do mend se perpos baltosjes se qeverise, duan te fshehin pislleqet e vjedhjet kolosale qe u kane bere xhepave te shqiptareve. Taktike e vjeter kjo e pd-se, largo vemendjen duke sajuar lloje soje historish. a mjere ne!

      2. orjada says:

        Po edhe nje pension te shkrete, pas gjithe jetes pune s’paskan dashur te na e japin? Dmth edhe te vdesim s’paskan dashur te na lene, se me ate pension do i mbylle robi i shkrete ditet e fundit te jetes. Sa mire u ka shkuar mendja, se vetem ketu ne s’na kishte shkuar mendja, por hajduterve ne profesion cfare s’u shkon ne mendje.

      3. Nard says:

        Si u beka shteti keshtu? Per krimet e politikaneve thote qe nuk eshte as gjykates e as prokuror per ata qe nuk kane para te paguajne dritat eshte edhe gjykates edhe prokuror.Komplet hipokrizi.

        1. Ezopi says:

          Shtetin e vertete e Ka bërë vetem Salih Rame Berisha myslyman prej Vuçidoli.

    2. arb says:

      Per te pershendetur shume e qarte dhe e pranueshme

    3. Eda says:

      E drejte shume se punojne njerezit ne te zeze.

    4. klauds says:

      Duhet guxim si ju ne cdo reforme. Bravooo

    5. Alma says:

      Ty lumte se po bene gjen ee duhur per shume te punesuar te cilet shfrytezohet nga pronaret e tyre. Shume e rendesishme te vendosen disa rregulla.

    6. feniks says:

      Ne gjyq t’i coni,zoti kryeminister!
      Jo vetem keta qe nuk kane derdhur SIGURIMET SHOQERORE TE PUNONJESVE TE TYRE,por edhe ata,qe na GRABITEN PENSIONET E PARAKOHESHME SI USHTARAKE per 3 VJET RRESHT:Nga 1 janari 1996 deri ne 31 dhjetor 1998!
      Askush deri me sot nuk ershte kujtuar te kerkoje llogari se PSE NUK NA ESHTE PAGUAR PENSIONI I PARAKOHSHEM PER 3 VJET!!!
      Askush nuk eshte kujtuar,qe te kerkoje llogari se pse LIGJET DHE VKM qe trajtojne PENSIONET E PARAKOHESHME TE ISH USHTARAKEVE,JO VETEM NUK JANE ZBATUAR,POR EDHE JANE NDRYSHUAR NE DEMIN TONE,DUKE SHKELUR KUSHTETUTEN DHE VENDIMET E GJYKATES KUSHTETUESE!!!
      Zoti kryeminister!
      SHFUQIZONI URGJENTISHT Aktin Normatin nr.5/2010 FASHIST te KLIKES KRIMINALE TE Sali Berishes,SHFUQIZONI RILLOGARITJEN E BERE NE VITIN 2009 DUKE NA E ULUR NE 50% MASEN E PENSIONIT TE PARAKOHSHEM DHE TE NA KTHEHEN TE GJITHA DIFERENCAT E PAPAGUARA NGA SHTETI FASHIST I SALI BERISHES,FATOS NANOS,ILIR METES,PANDELI MAJKOS,Rexhep Mejdanit,Fatmir Mediut ,Arben Imamit etj,etj,qe na kane lene ne ish ushtarakeve ne MJERIM TE PLOTE!!
      Keni gati 2 vjet ne pushtet dhe akoma degjojme vetem FJALE BOSHE SE PO PUNOHET PER NDREQJEN E LEGJISLACIONIT PER USHTARAKET!
      Perralla me mbret,zoti kryeminister,se per ISH TE PERSEKUTUARIT,JO VETEM NUK KEMI DEGJUAR NGA KETO DENGLA,POR PO U PAGUANI KESTET DISA MILIONESHE PER DITET E TYRE TE BURGUT,shumica me dokumente te fallcifikuara si i pernsjekur politik,ndonese mund te kene qene denuar si hajdute,pederaste apo pedofile!!
      Ja nje shembull:
      -Ish Sekretari i Komitetit te PPSH-se per rrethin e Lushnjes ,Halit Elezi,sot eshte me banim ne SHBA, me dokumente fallco si ish i PERSEKUTUAR POLITIK!!!
      Si ky ka plot qe marrin perfitime kolosale nga BUKA E JONE E GOJES!!!

  2. Gerti says:

    Na mbiu ekraneve! Cdo dite mban fjalime nga dy ore. Fjalimet i shkruan vete. Po pune tamam kur ben ky njeri????

    1. zqk says:

      Vertet c’pune ben ky njeri? Pagesa e pensioneve, faturave te dritave, heqja e Lazaratit nga lista e zeze, etj. nuk jane pune. Shko ore Kryeminister mer mistrine e nderto ndonje mur ne Hundekuq, apo merr lopaten e hap ndonje kanal ne Grabian se kete detyre kane kryeministrat sipas Gertit.

      1. Gerti says:

        1.4% rritja ekonomike kete vit deri tani!

  3. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Edhe zoti,do te te ndihe ne kete rruge more bir !

  4. asteri says:

    Me sa duket po vendoset lighi ne shqioerine e shqyer nga kusaret s.berisha dhe nanua
    z.kryeminister jo vetem qe nuk duhen anmistuar keto vjedhje ndoj njerezve me te varfer,por keta kusare me licene ti kthejne te gjitha leket e vjedhura ne bashke punim me drejtorine e sigurimeve shoqerore,per ndryshe populli i vjedhur do te cgenjehet nga qeverisja juaj.

  5. patrioti says:

    Hiqu te drejten e votes, atyre qe skane respektuar ligjet baze.

    Atyre qe skane paguar detyrimet. Sbehet ndryshe. Ata qe duan te jetojne

    ne kurriz te te tjereve, u ka ardh radha te paguajne haracin.

    Tu kushtezohet e drejta ne krahasim me ata qe respektojne ligjet.

    Se neser do votojne e do na bejne qe te ikim nga ky vend.

    Kjo eshte demokracia. Te drejta te barabarta per te gjithe.

    1. ed says:

      hahahaha, sa gallatë!

      Po Lulin, Saliun, Imamin, Liken që kanë vite që jetojnë në kurriz të Shqiptarëve i ke në parlament more!

      Edhe Edi vetë nuk është mbrapa shokëve nga jetesa në kurriz të të tjerëve!!!

  6. Edi Fshatari says:

    Filloni me Top Channel dhe DigitAlb. i paguajne nje rroge simbolike ne banke dhe pjesen tjeter nen dore me zarf. Pastaj vazhdoni me Klan dhe “klanet” e tyre. Si dhe me gjithe firmat ne Shqiperi. ASNJERA nuk deklaron rrogen e sakte qe merr punonjesi, gjysmen ua jep me zarf, kjo ndodh tek M&D Distribution, nje nder firmat me te medha qe furnizon gjithe supermarketet e minimarketet shqiptare e kosovare.

    Krijoni nje databaze te ABUZUESVE te posteve publike. Keta nuk e kane me vendin ne administrate. Kjo databaze nuk kerkon shume mund per t’u bere. Ceshtja eshte te mos fshihen rekordet.

    Atehere do ju themi bravo qe po krijoni shtet.

  7. BEB says:

    Ne pamundesi per te zhdukur fizikisht kundershtaret si i ati dikur -rama- kthen diktaturen komuniste me emrin-BURG-apo -NEOKOMUNIZMIN TERRORIST-…

  8. abc says:

    A e keni pare se Monstra e Shekullit Sali Ram Sheqere Berish, shkruan ne Facebook? Ato qe ai shkruan te bejne te vjellesh e te nxjerresh zorret, “Rama lidhet me krimin njelloj si bloza lidhet me tymin e zi. Keto lidhje jane ceshtje europiane…etj.. lexoni Sali Berisha facebook te shtunen…

    Si ky njeri nuk e kthen koken cfar nuk ka bere ne qeverisjen e tij. Tani duke dashur te shpetoje koken cfar nuk nxjerr nga ajo haleja e tij me ere te qelbur…shko ore kriminel se ja ke pru ne maje te hundes popullit shqiptar. Nese ti, vetem ti nuk do ishe njerezit do ishin me te qete e me te lidhur me njeri tjetrin..ti i percave pd & ps, duke qene te gjithe shqiptar. Kete e ke bere per interesa te tua e atyre kopilave te tu…Holy Spirit paste pune me ty, e me gjithe soin e sorrollopin tend…more monster e shekullit.

  9. e ndrite says:

    O Ram po ben kercenime ne ere.Nuk je i zoti ,me fal por je dhits e rrenc i vogel pamvarsisht gjatesise.Ke ke futur ne burg vec ca hallexhinjve qe skane leke per dritat.Spo na ngrtoh me fare kjo demagogjia tende.Do hash tullumin ne zgjedhjet e ardheshme.

  10. shtrezi .L.K says:

    Ma me vjen keq me disa lexues te cilet me mendje fregizem ose si kuptojne ato qe shkruhen. Ae dini se cdo te thote te punosh e te mos sigurohesh? Cfar mendimi ka ishi dmth ish kryeministri? Mbas 2-3 dekadash kur gjerat te cetesohen e analizat te behen reale e pa asnje inate kush te jete gjalle e ta jetoje ate kohe do te shikoje se SALI BERISHA ne vecanti por dhe shpura e tije do te dalin ARMIKU (ARMIQT) me te medhenj te kombit shqiptar te te gjitha kohrave. Te gjitha reformat jane te domozdoshme por ajo e drejtesise duhej e para.

  11. ksem trebeshina says:

    Ne 23 qershor z.Rama,ju dergova nje mesazh.Qe shqiperine nga ana ekonomike dhe ne te gjitha drejtimet ,do ta gjeni si nje cafrcaf te grisur dhe besoj se ju me inteligjencen tuaj do ta qendisni.Dhe bravo qe po mundoheni ta qendisni,por kjo qendisje kerkon edhe fajtoret qe kane bere pasuri perrallor.Duhet te filloni konfiskimet e pasurive,qe Plaku Mere moste na caje me trapin,Filloni urgjentishte reformen ne drejtesi,qe keta qelbesira te dalin para drejtesise,por jo par Tomve gjyqetar!Ju uroj shendet dhe vrapo per reformen ne drejtesi.

  12. genci says:

    Kur do shkoje dosja ne prokurori? Kur te vij data e zgjedhjeve?
    Po kujt I behet vone per zgjedhjet?

  13. bujar says:

    Edhe sot ndodh i njejti fenomen nga administrata publike,sepse u jep pagen e plote sipas vendimit gjyqsore prej 7 vitesh dhe nuk u paguan sigurimet shoqerore,por mos kujto se se kjo ceshtje do te kaloje sepse nuk amnistohet,por pastaj kujt do ti kerkosh llogari,vartesve dhe atyre qe kini emeruar Ju i nderuar Z.Kryeminister? Eshte ne nderin e dinjitetin tone tju veme ne dijeni,qe te mos linde ne te ardhmen si problem.Faleminderit

  14. pensionisti says:

    Fillo me institucionet shtetrore Z. Rama, privatet dihen me kohe qe nuk i paguajne !!!

    Shkerdheji nje here ish-drejtoret e drejtuesit e institucineve shtetrore se bashku me ate derrin e zi te vicidollit qe nuk mesoi te bej SHTET vetem nje dite te vetme! Pushti i Ndyre i Vicidollit! E pastaj qurravitet qe e quajne SHPELLAR!

  15. kris says:

    Feniks,
    Harroi ato tre vjet pension te grabitura nga Saliu si dhe pergjysmimin e pensionit me nje ligj antikushtetues dhe per cudi dhe paraveprues.
    Qeveria e ketij sharlatanit as ka ndermend te merret me problemet e ish ushtarakeve se edhe kur ishte ne opozite me Saliun eshte marre vesh per te kryer goditjen e shtreses se ish ushtarakeve.
    Mua me habit qe ky kryeminister vizatimor njesoj si Berisha po mban flamurin e shpetimtarit duke mos perdorur ilc por kerbac.Si e qun te sukseshme reformen e pensioneve kur nuk kish zbulur gropat ne sigurimet shoqerore.Si e shtroi rrugen dhe pas shtrimit thote kam zbuluar gropa.Vetem nje qeveri debilash mund ta beje kete.Dhe kjo eshte nje tjeter rruge kombi.
    Sa per cuarjen e fajtoreve hajdut Sharlatani sic ka thene e sic po shohim nuk eshte as prokuror dhe as gjykates,pra do te beje namin ,nje vrime ne uje

  16. Shpetim says:

    Te digjitalizohet proçesi i pagesës se kontributit per pension. Kjo do te thote qe çdo person punesuar, me ane te numrit te leter njoftimit dhe te nje fjalekalimi ne çdo moment kontrollon nese punedhenesi i ka paguar kontributin mujor per punemarresin dhe sa ka paguar. Nese ai nuk ia ka paguar, i punesuari mund t’ia kerkoje punemarresit dhe mund te lajmeroje institucionet pergjegjese. Eshte qendrim me rrjedhoja shume negative, eshte nje bombe sociale, mos pagimi i kontributeve per pension. Tolerance zero, zero, zero.

  17. Kjo gjeja lart me kujton fabulen me mbretin lakuriq.te gjithe komentuesit e mesiperm jane si ajo turma qe thote rrofte mbreti dhe sa te bukura i paska rrobat.e gjitha kjo eshte nje tymnaje per te mbajtur me gajret mendjet e thara te militanteve te mesiperm.po mjaft me keto brockulla se nuk i beson njeri.nese ka vjedhje sic thote erjonka kollaj ajo pune .prokuroria nis hetimin dhe kush ka vjedhur shkon ne burg.po lepuri fle ne vend tjeter .per 2ose3 muaj fillon fushata dhe ky palla rilindas kerkon te mbaj gjalle njerezit me aksiomen fjithe fajwt i ka saliu.oooooo mjaft se ke dy vjet ne pushtet …a kupton ky se ky popull nuk duron me???

  18. FATION says:

    E njejta gje ka ndodhur ne Itali. Shteti nuk ka paguar pensione per punonjesit e tij me vlere prej 10 miliarde euro. Por eshte perseri shteti qe nepermjet sigurimeve ben qe keto para te rifuten duke paguar pensionet kur arri koha. Nese shteti sheh se duke bere nje investim prej 10 miliarde fiton 12 miliarde perse duhet te mos ta beje. Kete po kerkojne nga Europa te gjithe shtetet qe kane veshtersi ne bilanc. Investime qe prodhojne pune dhe bejne qe te derdhen te ardhuar. Nuk e di nese shtqti Shqiptar i ka perdorur keto para per investime apo per propagande apo per te ndihmuar pensionistet nje gje dihet shteti ka marre pronat e privateve dhe ben qef kur shume nga privatet jane pensioniste atehere ku eshte problemi? Ky lajm perdoret per qellim frikesimi te opozites. Parate nuk jane vjedhur por dhene pensionisteve. Shteti duhet te gjeje te ardhura te tjera per pensionet te jesh Kryeminister perban pikerisht kete te marresh ne dore nje makine me goma te shfryra dhe ta besh te ece…

  19. Illo says:

    Si ka mundesi , qe nje lloj I tille qeverrisje te mbrohet nga njerez , qe kane diploma universiteti ? Kjo gje ndodh vetem ne Shqiperi , ku ka mbreteruar S. Berisha . Enveri kishte pasues , por u distancuan , kur moren vesh se c’krime kishte kryer Enveri . Saliu e tejkaloi benjaminin e vet te Bllokut .Saliu eshte kerme historike , por nuk di si do quhen pasusit e tij , qe kane nje minimum arsimi . I. Foto

  20. FATION says:

    Nese shteti ka rritur pensione gabimisht pra jo ne baze te ligjit shteti ka te derjte qe te marri mbrapsht te gjitha sasite e parave pa interesa brenda 10 vjeteve. Atehere jane pensionistet qe duhet te hedhin ne gjygj shtetin dhe ky i fundit duhet qe te beje te paguajne ata qe kane dhene parate GABIM. Tu hipotekohen te gjitha pronat e tundeshme dhe te patundeshme sa me shpejt dhe pastaj te vendose GJYKATA.

  21. Mira says:

    Ky eshte nje mashtrim i rastit per te pergjysmuar pensionet pa zhurme. Haram ju qofshin ato leke qe vidhni. Jane pare gjaku te nje populli te varfer . Po jam e sigurte se si ju si qelbesirat para jush, ketu keni per ti lare.

  22. Arben says:

    DREJTESISE SE KUJT??????!!!!!!

  23. liko says:

    Shume e drejte ne se do te behet reforma ne sigurime shoqerore !Nga menyra se si po behet reforma ne OSHEE , e cila ka nisur nga bishti e jo nga koka,edhe ketu do te denohen 2,3,fshatare qe do te thone se nuk ka derdhur kontributet dhe pergjegjsit kryesore te shtetit RRINE DHE VESHTROJNE PA JU HYRE gje ne kembe.
    Z.kryemisnister eshte e vertet qe ky vend eshte i mbushur me gropa te zeza,por amoma me keq eshte i mbushur me PIRAMIDA ! Nuk je shprehur ndonje here per PIRAMIDAT qe vazhdojne te funksionojne pa asnje problem ( pasi kane mbeshtetje ne politike ),por thksin e kam tek SUPERPIRAMIDA QE DO TA FUNDOSE SHTETIN PERGJITHMONE.Kjo piramide eshte vjedhja e pasurive nentoksore nga MAFIA ,nepermjet SEKSEREVE dhe POLITIKANEVE dhe perfundimi eshte se sikur k/ministri Berisha i quante suksese te qeverise piramidat ne 97 , qe e shkaterruan shtetin deri ne prag te luftes civile.A ka bere kush nje llogari sa punonjes te kesaj industrie jane te siguruar ne gjith keto vite?Sigurisht qe jo pasi vete Inspektoriatet e punes nuk kane paguar sigurimet.
    Ne kete industri( qe ju e quani private e qe nuk e keni ne llogari,me sa flitet),punojne sklleverit e kohes moderne , ku punetoret jo vetem qe nuk marrin sigurimet shoqerore,por nuk marrin as PAGAT PER 6 MUAJ,PUNOJNE NE KUSHTE QE MUND TE KRAHASOHEN ME RENDET PRIMITIVE, dhe shteti i quan suksese te RILINDJES.TE KUJT RILINDJE,PASI KETA NJEREZ FATKEQ PA NGURRIM MUND TE QUHEN TE VDEKURIT E GJALLE ! Shpresojme tek ju z.KRYEMINISTER QE TE VINI DORE DHE NE KETE PIRAMIDE SA NUK ESHTE VONE.CDO VONESE ESHTE NJE MINE ME SAHAT QE MUND TE SHPERTHEJE NGA CASTI NE CAST.

  24. . says:

    Shqiperia qe la krimineli Sali Bisha, shtet i “Rrumpalles”

    droge, buce, cuba, hajdute, korrupsion, Diploma-me pare dhe kafe, vajza buze-carra me goxhda … qe sot po vrasin njeri-tjetrin.

  25. Teta says:

    Jo o Z.Kryeminister, jo me burg por sekuestrim te pasurise atyre qe shperdorojne fondet publike.Nuk ka kusur femija im te laje borxhet ne shtet te hajduteve si Fullani e kompani, se po na dalin ca si shume te tille.Nuk di si behet por beni nje ligj qe nese vertetohet shperdorim dhe pervetesim ne sektorin shteteror, te sekuestrohen dhe nxirren ne rruge.Vetem ashtu do te binden dhe ffrikesohen zyrtaret e shtetit, qe shteti eshte i pa prekshem dhe me te nuk “lahesh” per 100 vjet.

  26. Filloje propoganda e komunistave,si ne kohen e Envrit floririn e vodhi Mbreti Zog prandaj or popull injorant (ato qe i mbajne krah)do rrini 50 nen diktatue dhe do hani bar thonte Enveri,sot thote Edi, ish qeverija e PD nuk ka paguar sigurimet(vetem propagande)tani qe skemi me lek se sjemi te zotet te as te bejme vepra dhe as te rrime pa jedhur me thase,ne si qevri e hajduteve dhe e te paaftev i themi popullit komunist dhe injorant(gjithmone per ata qe i mbajne krah)
    mos prisi rritje rrogash dhe pensionash porprisni vetem rritje Dritash,Uji,Siguracionesh,Ushqimesh,Karburant,etj,etj,etj,etj,.
    Ma gezofshit dhe 50 vjet te tjera komunizmin.

  27. Samiu-Gjilan says:

    Derisa nuk ngrtitet aktakuza kunder SALES,nuk dote kete qetsi ne gjithe trevat shqiptare.Krimet e bera nga SALA-jane te llojellojshme-i´dime te gjithe.Ka ardhur koha qe Edi-te beje hpin me te guximshem ne historine e shqiptarve-te burgose agjentin,kriminelin,banditin,gjakepirsin,demagogun,egersiren,dhendrrine e udb´se-S.Berisha.

  28. Samiu-Gjilan says:

    Derisa nuk ngrtitet aktakuza kunder SALES,nuk dote kete qetsi ne gjithe trevat shqiptare.Krimet e bera nga SALA-jane te llojellojshme-i´dime te gjithe.Ka ardhur koha qe Edi-te beje hapin me te guximshem ne historine e shqiptarve-te burgose agjentin,kriminelin,banditin,gjakepirsin,demagogun,egersiren,dhendrrine e udb´se-S.Berisha.

  29. Edushja says:

    Ed Rama eshte bo si prestigjator. Del genjen diten me diell dhe nuk ja bo syni drite. Ka nje dy vjet ne pushtet dhe jo vetem qe u kujtua tani mbas dy vitesh per pensionet por edhe gjat dy viteve po njesoj nuk jane paguar kontributet. Sidoqofte me e bukura eshte se del ne tv me drejtoreshen e ISSH qe ka 5 vite ne krye te atij institucioni qe nuk ka dhene te pakten alarmin per ate qe po ndodh. Ky po behet njesoj si Berisha qe genjente dhe i besonte vetem ai genjeshtrat e tija. Hera e pare qe nje Kryeminister shoqerohet ne publik me njerez qe e kane nje kembe ne Burg.

  30. plaku i mocem says:

    Deklarate e kryeministrit per mendimin tim nuk eshte e qarte.Nuk ka aq trima te luajne me pagest e sigurimeve shoqerore,te gjitha pagesat per sigurimet shoqerore derdhen ne buxhet,dhe per kete ka dokumenta,pensionet paguhen nga buxheti.Kur behet project buxheti per vitin pasardhes jane futur ne zerin shpenzime, edhe shpenzimet per pensionet(Eshte bere dhe bilanci i pensionisteve te rinj dhe te atyre qe do largohen nga skema se do te vdesin etj etj,po,po mos u cudisni, edhe keto palnifikohen).Nje gje duhet te dine te gjithe:Ne asnje vend te botes pensionet nuk paguhe drejtperdrejti nga te ardhurat qe krijohen nga derdhja e sigurimeve shoqerore,apo me keq akoma-pagesat e sigurimeve te nje individi te rrine te ngrira deri sa kontribuesi te dale ne pension!Kete e kupton kushdo.Pensionet jane te lidhura me buxhetin e shtetit.Kjo per faktin se ne momente te caktuara derdhjet nga sigurimet shoqerore mund te jene me te medha se pagesa totale qe harxhon buxheti per pensionet,apo dhe me te vogla,keshtu eshte buxheti ai qe i ballancon.Kryeministri dhe qeveria ,duhet ti dale zot realizimit te te ardhurave dhe derdhjeve ne buxhet per vitin ne vazhdim,te siguroje derdhjen e te ardhurave te planifikuara,te gjeje nga krijohen deficitet dhe gropat,dhe perse e kush eshte pergjegjes per deficitet.Po u bene keto,ka para jo vetem per pensionet,por edhe rritje reale te pensioneve.Te tjerat jane politike.

  31. neve says:

    Perpara drejtesise gjithe hajdutet,por duke filluar nga Saliu e poshte

  32. ELTONI USA says:

    Ky rren diten per diell popullin e lodhur dhe te rraskapitur,keto jane perralla me mbret per ti hedh popullit hi syve dhe per ti larguar vemendjen nga problemet reale qe kjo qeveri po i degdis dita dites,ne nje varferi ekstreme.

  33. tanit says:

    sali bolleku me duket e therrisnin kriminelin super hajdut sali Berisha.
    E vodhi dhe e vrau popullin e tij, dhe tani demoleshet e PD-es se Ramiz Alise, e mbajne si idhullin e tyre.
    Ne fakt Ai,Sali Berisha duhet trajtuar si nje qen i ndyre,sepse eshte shkaterrusi i Shqiperise,vrase dhe hajdut ordiner.
    Nuk mund te kete Shqiperi te lire,popull shqiptar te lire, pa futur ne burge kete vemje te ndyre.

  34. Xhon says:

    Si i ka shpetu jarit te gozhdes me gjith kto kontrolle nga KLSH. Edhe pagesat per pensionet nuk i paska pare mir Jari. Ik mbytu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje