Partia Demokratike akuzon deputetin socialist Pjerin Ndreu, i cili po gjykohet bashkë me kolegun e tij Arben Ndoka, në Gjykatën e Lartë, për dhunën e ushtruar ndaj ligjvënësit demokrat Genti Strazimi, se po ushtron presion ndaj drejtësisë.
“Deputeti Pjerin Ndreu tentoi t’i bënte presion drejtësisë në derën e Gjykatës së Lartë, me një gënjeshtër publike.
Ndreu, i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria, por është i pandehur edhe në sytë e mbarë qytetarëve të vendit, për goditje për shkak të detyrës, tha dje se vetëm e ka prekur deputetin Strazimiri.
Kemi këtu pamjet filmike të aktit banditesk që ndodhi më 10 korrik 2014, pamje që i ka çdo redaksi, dhe që i kanë pare të gjithë shqiptarët.
Në këto pamje duket qartë jo vetëm sulmi fizik, por bie në sy egërsia dhe urrejtja e manifestuar ndaj deputetit Strazimiri.
Vetëm një i pandehur që kërkon t’i shpëtojë drejtësisë , mund të thotë se kjo ishte një prekje.
Kjo është një dhunë e pështirë, që burimin e ka tek nxitja e Kryeministrit, tek urrejtja dhe frika e Edi Ramës për fjalën e lirë, për kundërshtimin dhe denoncimin e kriminalizimit të politikës dhe administrates publike.
Para këtyre pamjeve, cdokush, cdo njeri normal do të kishte gjetur rastin për të reflektuar.
Deputeti i Edi Ramës, dorasi i tij në fakt, bën të kundërtën. Sulmon sërish opozitën, gënjen publikisht dhe paturpësisht dhe kërkon t’i bëjë presion Gjykatës.
Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të cojë deri në fund cështjen e të mos ndikohet nga shantazhe si ato të pandehurit Ndreu.
Ne jemi të vendosur dhe do ta cojmë përpara dekriminalizimin, pavarësisht pengesave që po nxjerr cdo ditë Edi Rama”, thuhet në deklaratën e PD. /gj.k/
Nese deklarata do te ishte kunder Ndreut, fiton simpatine edhe te shume te majteve. Por kur ne deklarate sulmohet me shume Edi Rama se Ndreu, atehere solidariteti i te majteve rritet dhe ata thone: ” Hë, çja kane bere mire atij Strazos”!
KJO ESHTE SKANDALOZE MO CA BOHET KESHTUU
http://bit.do/pjerin-ndreu-presion-ndaj-gjykates
Ky esht nje rast i mire qe Rama ti heqi qafe keta plehra,ndryshe do te kete probleme.Ate qe se le te vdese,ai s’te len te jetosh.
po filmimet e 21janarit do na i jepni meqe po afron dhe data ,ku vriten qytetar me duar ne xhepa ,po si nuk e mbyllet njeher gojen o halet e shqypi_t lere drejtesin te flase se perdit po ju degjojme me brockullat e sali serbit
Kur flasin dhe keta per fjalen e lire atehere u permbuste bota.
S’ju pelqejne njerezit e ndershem e kurajoz si Zoti Ndreu!
Ooooo plerat e ashtuquajtures PD uzurpatore te SHQUP-it po mire kujt ja tregoni keto brockulla juve more kriminele-barbare jeni mesuar juve mesjetaret e PD te mbyllni krimet me marreveshje si ajo e 97-es barbari serb saliu midis grekut pijanec-bixhozci nano po juve nuk kini lene te zeze pa bere dhe tani mendoni s i bejne te tjeret,dekrimnalizimi i politikes duhet te filloje se pari me djaline eksponentit te ish-min-brendshme tonin palokes-ed paloka,burgaxhi ristani,bodja e sudes+xhaferrit e shume tjere plera pas me ne krye vrasesit 2-B-oe me mire dolce gabbana basha+berish..
Sa delikat qe eshte i shkreti Strazimir, me nje pellembe i iken syt, vuri syze. Mos e ngani me te shkretin se mos na mbetet qorr e do kerkoje shoqerues per te gjetur rrugen per ne shqup.