Ende mazhoranca nuk jep një emër për Tiranën. I pyetur nëse Monika Kryemadhi do të jetë kandidate në zgjedhjet e 21 qershorit për kryeqytetin, Meta shprehet se media ka të drejtën e saj të bëjë interpretimet e saj, por ky nuk është argument që justifikon këtë interpretim. Sipas Metës, Kryemadhi është deputete e Qarkut të Lezhës .
I pyetur për riformatimin e KQZ-së, Meta tha se në këtë reformë mazhoranca duhet të udhëhiqet në mënyrë strikte nga ligji dhe jo nga interesi politik për të rënë në pozitat e Berishës para zgjedhjeve që të kontrollojë institucionin ë administron zgjedhjet.
Meta thekson se ndonëse Berisha e kontrolloi KQZ-në totalisht, kjo nuk ishte produktive.
A do të duhet të rifomatohet KQZ-ja në tërësinë e vet qoftë edhe kryetari i KQZ-së në këto kushte ku jemi, kur do të duhet të bëhen edhe ndryshime të nevojshme në Kodin Zgjedhor?
Mendoj që duhet të udhëhiqemi në mënyrë strikte nga Kushtetuta, nga Kodi dhe nga ligji, jo nga interesi politik për të rënë në pozitat e z. Berisha para zgjedhjeve që të kontrollojë tani edhe KQZ-në. Edhe e kontrolloi KQZ-në totalisht, por kjo nuk ishte produktive. Mendoj që duhet të respektojmë kodin në mënyrë strikte ligjore.
LSI-ja a do të duhet ta ketë anëtarin e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve fjala vjen?
Nuk është kjo çështja më e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe sa më shumë ne flasim për KQZ-në, sa më shumë tensionojmë situatën për gjëra të tilla, aq edhe më shumë e ulim interesin e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, ku ata duhet të shkojnë të votojnë për ata kandidatë, që do të zgjidhin shumë probleme që kanë mbetur pezull dhe që janë jetike për një jetë më të denjë në qytetet, komunat tona, bashkitë tona, sepse normalisht tani pas 21 qershorit mesa duket nuk do të ketë më komuna dhe kjo është kryesorja.
Por qasja që ka dëshmuar në kohë KQZ-ja, që ka vendosur edhe mandate, ka vendosur edhe kryebashkiakë apo jo z. Meta?
Mendoj që jemi në një kohë tjetër dhe kjo mazhorancë nuk e ka vullnetin për të vendosur përmes KQZ-së kryetar bashkish. Besoj që kryetarët e bashkisë do t’i zgjedhin qytetarët dhe ata janë i vetmi burim legjitimiteti.
Sa komod ndjehet kjo mazhoranca, në një kohë që ne jemi në një vit zgjedhor, përballë elektoratit të saj z. Meta?
Unë do ta ulja këtë dramaticitetin e zgjedhjeve, që është një vit zgjedhor apo që zgjedhjet lokale janë kaq të rëndësishme, etj. Natyrisht që ka politikanë të cilët përpiqen të mobilizojnë simpatizantët e tyre dhe të krijojnë idenë e një rëndësie të jashtëzakonshme vendimtare politike të këtyre zgjedhjeve, por unë besoj se këto janë zgjedhje fare normale, janë zgjedhje për administratorë vendorë. Këto nuk do të ndryshojnë asgjë në funksionimin e institucioneve në vend. E vetmja shpresë e madhe mbetet që në sajë të kësaj reforme do të ketë një ndryshim cilësor në organizimin e njësive vendore, një efektivitet më të lartë të shërbimeve të tyre ndaj qytetarëve. Absolutisht mendoj se çdo politizim i tepruar është i panevojshëm.
Gjithsesi, janë zhvilluar disa reforma, janë ndërmarrë disa operacione të rëndësishme, kam parasysh këtu aksione të INUK-ut, aksioni për energjinë elektrike apo rritja e disa taksave. A i frikësohet mazhoranca apo të themi më mirë sa i frikësohet mazhoranca rrjedhjes së elektoratit në zgjedhjet e pritshme?
Unë besoj që qytetarët janë të ndërgjegjshëm për shumë reforma që qeveria ka qenë e detyruar të ndërmarrë. Është e rëndësishme që këto reforma të vazhdojnë, që qytetarët të shohin që nuk ka selektivitet, përkundrazi ka drejtësi pasi të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
Nuk shihni njerëz të mërzitur nga këto reforma?
Natyrisht që një pjesë e atyre që nuk paguajnë energjinë elektrike mund të jenë të mërzitur, por nuk duhet të jenë të mërzitur, sepse absolutisht në këtë mënyrë nuk mund të zgjidhen shumë probleme të tjera, që ata kanë dhe qytetarët e tjerë që kanë paguar në mënyrë sistematike kanë. Sepse vetëm duke zbatuar ligjin duke shtuar të ardhurat absolutisht jam i bindur që do të kemi mundësi të shtojmë investime, të përmirësojmë pensionet, të hapim vende të reja pune dhe të krijojmë një shoqëri të standardeve europiane.
Për shkak edhe të llogarive elektorale, a do të shohim ne një qasje më populiste nga ana e mazhorancës, LSI-së, PS-së apo edhe partive të tjera?
Unë mendoj që qasja do të jetë realiste nga ana e mazhorancës dhe natyrisht nuk jemi në fillim të viteve ‘90, vetë qytetarët kanë më shumë eksperiencë dhe mendoj që realizmi dhe mentaliteti funksionojnë më mirë se çdo gjë tjetër.
Beteja më e madhe si në çdo zgjedhje tjetër vendore, do të jetë ajo për Tiranën. A jemi në kohë për të artikuluar emra konkretë z. Meta?
Unë nuk jam në gjendje të artikuloj asnjë emër, as për Tiranën dhe për asnjë njësi tjetër dhe nuk kam pasur mundësi që të mendoj. Dhe jam i bindur që do të ketë në këtë proces gjatë muajve që vijnë shumë emra dhe ky është një proces normal.
LSI-ja do të jetë në garë për kreun e bashkisë së Tiranës?
Në çdo rast të gjitha partitë marrin pjesë në zgjedhje dhe nuk është më e rëndësishmja se kush do të jetë, si do të jetë, i kujt do të jetë. E rëndësishme është që Tirana të marrë frymë lirisht dhe të ecë në rrugën e modernizimit të saj, sepse shumë gjëra kanë mbetur ashtu siç ishin.
Rama ka publikuar një foto të znj. Kryemadhi në profilin e tij në “facebook” para pak javësh dhe media në fakt e ka komentuar si një katapultim që z. Rama kërkonte të bënte për znj. Kryemadhi si një kandidate e mundshme për Bashkinë e Tiranës. Ju si do t’i cilësonit këto komente?
Media ka të drejtën e saj të bëjë interpretimet e saj, por kjo nuk është një argument që justifikon këtë interpretim. Z. Rama e ka si praktikë që publikon foto të ndryshme, të individëve të ndryshëm dhe kjo është një gjë normale, është një lloj hobi i tij. Znj. Kryemadhi është deputete e Qarkut të Lezhës .
(Me shkurtime nga Vizion Plus)
vendosni Moniken ne bashki dhe votat ca jane ulur ,po do te arrijne ne minimum .une per vete nuk e votoj
Maxhoranca ka nje problem shume te madh ne brendesi lidhur me listen e kandidateve. Fakti qe na ndajne vetem pak muaj nga zgjedhjet dhe ende ska kandidate tregon qarte krizen dhe pikepyetjet brenda shumices. Iliri shtyn per tek Monika ne Tirane ne te kundert kerkon Vloren per Cimin dhe Durresin per Terin ne te kundert kercenon me dal i vetem ne zgjedhje. Rama nuk e leshon Vloren qe do ta ndaje me Kocon nderkohe qe eshte ne dileme per Tiranen sepse nuk gjen tek te tijet kandidat fitues (tahiri, veliaj, nikolli, kodheli, shalsi) pervec Majkos (qe ky nuk e do) E nderkohe qe Rama eshte ne dileme e ne kapsllek elektoral, socialistet jane bere gati tja grrisin bythen si gazete (e jo ti vototjne kandidatin cilido qofte e aqmeshume ti ruajn voten) sepse ky i ka mashtru dhe lene pa pune nderkohe qe ata e punesuan si kryeminister kryetarin bukshkal qe kane.
nuk kam nerva te lexoj artikullin aq me shumembasi keto 2 fytyra te ndyra,bur e grua me ngjallin neveri njesoj si sal haleja.Por edhe kokdhima nuk me duket ndonje kandidat i pranushem per vlonjatet.
Eshte e mbyllur ajo pune qe Monika eshte kandidate. Iliri ka fillu e ban si pordhe e madhe. Nese PD Vendos nje kandidat te hajrit qe te mos jete vegel qorre e Sali Gerdecit, atehere do te shohim fundin e pordhve te Ilir Metes!! ?
Kryeqyteti i vendit Tirana duhet te drejtohet nga nje kandidat i forces me te madhe qeverisese , dhe nje kandidat i sprovuar i pelqyeshem si fjala vjen ,Pandeli Majko , Ben Blushi ,Arta Dade ,qofte edhe nga shoqeria civile e bota akademike si Arben Malaj etj .
Meta flet per gabimet qe jane bere ne qeverine e shkuar a thua sikur dje ka ardh nga Kina, apo ne kohen qe ishte bashke me serbin e tropojes e kishte gojen te zene me lesh.
Megjithate, si politikan shqiptar qe eshte njesoj si saliu, i pifshim dolline, di ta luaje mire, Rames ja ka fut sa krahu, jo vetem se eshte bylmez ne politike por edhe eshte i pa bese me shqiptaret. Kujton se politika eshte nje penel dhe ca bojra te hedhura ashtu sipas qejfit. Elektoratin socialist e mashtroi dhe ata qe ishin me saliun dhe u kthyen me LSI i nxjerrin gjuhen dhe tallen me socialistet e papune.
Meta ja ka arritur qellimit, ka bere qe Rama te kete mosperfilljen e elektoratit te tij, i bie qe nuk do votojne fare, ata bashibozuket e thesit me miell do votojne Meten, Saliu i ka te perjetshem bathorexhinjte dhe ata qe kane 25 vjet qe mburren se jane “demokrate” dhe kane idhull agjentin e UDB dhe sekretarin komunist te partise ( si thuhej pa komunistet e vertete do vrisnin veten po ti njesosh me gjarperin serb)
Corbe shqiptare.
E dime qe me politike nuk merren njerzit qe vertet jane te ndershem.
Dihet qe politika ka brenda mashtrimin, genjeshtren… si kudo ne bote
Po bota ka ligje, ka dhe demokraci dhe kur mashtrimi dhe genjeshtra kalojne disa kufi, atehere duhet te largohesh, me turp apo pa turp, por duhet te largohesh.
Ne Shqiperi, SA ME SHUME TE VJEDHESH, SA ME SHUME TE MASHTROSH DHE SA ME SHUME TE VRASESH AQ ME I FORTE BEHESH NE POLITIKE. Dhe ashtu si serbi malok i shpellave nuk zbresin nga kali po nuk i vrane( jo fizikisht)
Kjo dihet po ajo qe nuk dihet eshte se kur shqiptaret do te zgjohen vertet nga gjumi dhe deri kur do presin qe hallet e tyre t’ja zgjidhin te tjeret?!
Diku Meta thote qe Tirana duhet te marre fryme lirisht dhe te eci ne rrugen e modernizimit… sa te paturpshme duken keto fjale kur kujton se LSI me voten e saj ne bashkeqeverisje ne Bashki dhe me pazaret me perversin qe e drejton ate, po i merr frymen qytetareve te Tiranes dhe me gjere me mostrat e betonit qe kane ndertuar dhe kane ndermend te ndertojne.
Demagogjia eshte jashte mode sot ne Shqiperi, se kupa eshte mbush dhe zbraz disa here. Shqiptaret kane inerci po nese ngrihen…. dhe nuk lejojne horrat qe t’i marrin neper kembe, ne te miren e tyre do te jete.
Zgjiheni mokinen se votat ne lezhe I vodhi se meson nga o shoqi mete qe vodhi dhe e nxori videon fallco cfar poshtesirash na drgjojne vetesh.
BURG BURG BURG
PER TE GJITHE QENTE E LSI.
Asnjehere nuk e kam pelqyer kete politikan duhet Te jete ne burg se aty e ka vendin e kam fjalen per Ilir meten ,ndersa Monika nuk ja vlen Te jete ne bashkine e tiranes do humbase dhe shume rende se populli I tiranes kurre Nuk I do keta plehra.
Një gjë është absolutisht e vërtetë, që TIRANA pa LSI-në, nuk fitohet…