Bushati-Lu: Angazhim për rivitalizimin e marrëdhënieve dypalëshe

14 Janar 2015, 14:13Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në një takim kortezie Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.

Ministri Bushati i shprehu urimet Ambasadorit Donald Lu dhe shprehu besimin në kontributin e tij në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ministri Bushati, duke vlerësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të një rëndësie parësore dhe strategjike, shprehu vullnetin dhe angazhimin për t’i zhvilluar dhe rivitalizuar më tej ato.

Ambasadori Lu, duke vlerësuar Shqipërinë si një aleate të fortë dhe mike të SHBA-së, shprehu angazhimin e tij për ta çuar më përpara aleancën dhe miqësinë mes dy vendeve.

Ai rikonfirmoi vijimin e mbështetjes së SHBA-së për Shqipërinë, në drejtim të mbështetjes së reformave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, forcimit të institucioneve demokratike, zhvillimin e Shqipërisë si një aleate më e fuqishme në NATO.

Ai shprehu vlerësim për angazhimet konkrete dhe kontributet e Shqipërisë në krah të Shteteve të Bashkuara, në një sërë çështjesh dhe sfidash ndërkombëtare, si dhe rolin dinamik dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon. /gj.k/

1 komente në “Bushati-Lu: Angazhim për rivitalizimin e marrëdhënieve dypalëshe”

  1. Bimi says:

    Shume qesh ky ambasadori i ri! Apo me duket mua?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje