Në komentin e publikuar në “National Review” me titull “Islamofobia është një mit”, Brendan O’Neil ankohet se sulmet terroriste të kryera nga islamistët radikalë janë pasuar vazhdimisht nga kërkesat e zakonshme të liberalëve, që kërkojnë marrjen e masave, për të mos sulmuar myslimanët e pafajshëm. “Gjaku në dyshemenë e zyrave të Charlie Hebdo, ishte ende i ngrohtë, kur vëzhguesit vetulla-rrudhur filluan të thonë: “Oh jo, muslimanët! A do sulmohen vallë” – shkroi ai.
“Ndodh e njëjta gjë pas çdo sulmi terrorist. Nga sulmet e 11 Shtatorit 2001 në Nju Jork, 7 Korrikut 2005 në Londër, sulmi terrorist në Sidnej në fund të vitit të kaluar, dhe masakrat në Paris në fillim të këtij viti. Liberalët nuk ngurrojnë të reagojnë në çast, sipas një stili pavllovian ndaj sulmeve terroriste islamiste, duke u shqetësuar për mundësinë e ndonjë kryengritje të dhunshme kundër myslimanëver të keq-arsimuar. Kryengritja nuk vjen kurrë, por kjo nuk do ndalë kurrësesi frikërat e tyre fantazioze”.
Sikundër Neil e përkufizon, “ideja e islamofobisë, gjithmonë është e bazuar më shumë tek fantazitë dhe paniku i elitave politike e mediatike, sesa tek ndonjë nivel real dhe i matshëm i urrejtjes ose dhunës kundër muslimanëve”. “Është e vërtetë që pas masakrës në “Charlie Hebdo”, disa granata u hodhën në oborrin e një xhamie në qytetin francez të Le Mansit, megjithëse fatmirësisht ato nuk shpërthyen dhe askush përreth nuk u plagos. Ky është një akt i çmendur dhe personi ose personat që e kryen, duhet të zbulohen dhe ndëshkohen. Por frika për dhunën e përhapur anti-myslimane, mbi përhapjen e urrejtjes toksike islamofobe, në rrugë apo dhe në vendet e punës, janë të pabaza, sepse forca e tyre lëvizëse vjen pikërisht prej atyre që janë kundër vendasve, nga paragjykimet anti-popull të elitave, dhe jo nga ndonjë dëshmi e fortë e armiqësisë ekstreme ndaj myslimanëve”- vijon më tej Neil.
Ndërkohë besimi im se myslimanët janë në rrezik të veçantë, pas çdo sulmi të rëndësishëm terrorist të kryer nga radikalët islamikë, është i bazuar në faktin se pas sulmeve të 11 shtatorit, pavarësisht një presidenti konservator, që u bënte thirrje bashkatdhetarëve të tij të përmbaheshin nga fajësimi i fqinjëve të tyre myslimanë, krime të urryera janë kryer kundër amerikanëve myslimanë.
Nivelet e rritjes së urrejtjes ishin “të vërteta” dhe “të matshme”. Koncepti im se islamofobia, ose frika irracionale ndaj myslimanit të zakonshëm, është një tipar i dallueshëm pas ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, mbështetet nga vëzhgimet e kryera në disa qytete, të cilat janë përpjekur të pengojnë ndërtimin e xhamive, nga përpjekjet shtetërore për të ndaluar ligjin e sheriatit, sikur ne të ishim në prag të sundimit prej tij, nga frika se Barak Obama është një mysliman i fshehtë, nga profilizimi i studentëve myslimanë, për asnjë arsye tjetër përveçse përkatësisë së tyre fetare. Por Islamofobia mbështetet edhe tek materialet e trajnimit kundër myslimanëve, që FBI-ja i miratoi në njëfarë mënyre dhe i përdori pas ngjarjeve të 11 Shtatorit, në një kohë që dhjetëra myslimanë që unë kam intervistuar, thonë se amerikanët e tjerë janë më të frikësuar prej tyre tani, sesa përpara sulmeve të 11 shtatorit. Britanikët e shqetësuar për krimet e urrejtjes antimyslimane pas atentateve të 7 korrikut 2005 në Londër, sipas mendimit tim kishin të drejtë ta bënin këtë, sepse aty ishin faktuar krimet e urrejtjes anti-myslimane, ndonëse në një masë jo shumë të madhe.
Ndoshta numri i vogël i akteve ishte pjesërisht për shkak edhe të korit të zërave kundër hakmarrjes kolektive. Është shumë shpejt që pas ngjarjes në Sidnej, të bëhet një llogari përfundimtare e efekteve të saj tek krimet e urrejtjes fetare, por policia në Australi ka raportuar që tani një rritje të ndjenjave dhe incidenteve anti-myslimane, një reagim që mund të pritet edhe pas sulmeve të tjera terroriste.
Sigurisht, nuk ka një kryengritje masive të dhunshme kundër myslimanëve amerikanëve, britanikë, australianë apo francezë. Por nga ana tjetër, pretendimi se është e paarsyeshme të shqetësohesh rreth fanatizmave anti-myslimane apo të reagosh ndaj tyre, është i çuditshëm. Edhe një shpërthim inati është i mjaftueshëm për të justifikuar shqetësimin dhe njëherazi përpjekjet për të parandaluar më të keqen. Është më mirë të mbytet që në gjenezë shtysa për një hakmarrje në grup mbi muslimanët, sesa të veprohet vetëm atëhere kur një reagim i ashpër e me pasoja tragjike ka marrë tashmë formë. O’Neil shkruan më tej se “sipas statistikave federale mbi kriminalitetin, në vitin 2009 ka patur 107 krime të urrejtjes anti-myslimane, ndërsa në 2010-ën kjo shifër ka qenë 160. “Në një vend prej 330 milionë banorësh, ky është një nivel jashtëzakonisht i ulët” – thotë ai.
Por vlen të kujtojmë se në vitin 2000 ka pasur vetëm 28 incidente të tilla. Unë pyes se çfarë ka të gabuar të shfrysh kundër fanatizmit anti-mysliman, që është përgjegjës për 100 apo më shumë krime të urrejtjes fetare, duke patur parasysh se shifrat ishin shumë më keq menjëherë pas sulmeve të 11 Shtatorit? Po t’i shtojmë kësaj edhe shqetësimin se shpërthimet e dhunës mund të ndodhin përsëri?
Të bësh thirrje për tolerancë ndaj një grupi minoritar në një moment bindshëm të rrezikshëm, nuk kushton asgjë, është thjesht një kujdesi njerëzore e pakundërshtueshme. Dhe në qoftë se toleranca relative mbizotëron, atëherë ky është një sukses e jo një rast për t’u ankuar se elitat nuk janë duke besuar mjaftueshëm tek masat popullore. Nuk ka asnjë shans serioz të besohet shpjegimi se përpjekja për të stigmatizuar reagimet e ashpra anti-muslimane, i detyrohet faktit që krimet e urrejtjes kanë qenë më të mëdha para ngjarjeve të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe se më pas ato kanë rënë, megjithëse jo në nivelin e para këtyre sulmeve. Ky është sigurisht qëllimi i liberalëve, si dhe shumë konservatorë që ndoqën shembullin e presidentit Bush. Gjithësesi kjo për mua është një arsye e mirë për të vazhduar fushatën e stigmës, edhe në qoftë se ndjeshmëritë e disa konservatorëve janë ofenduar, sikur vuajtja të ishte një lojë me shumën zero, dhe duke mbrojtur me zell tezën se Islamofobia minon në një farë mënyre luftën kundër terrorizmit.
Përderisa myslimanët e zakonshëm janë të rëndësishëm në informacionin që japin mbi bashkëfetarët e tyre të radikalizuar e që mund të shndërrohen në të dhunshëm, përpjekja për rritur mbështetjen ndaj tyre edhe jashtë SHBA-ve, është një investim kundër terrorizmit, përveçse përputhet me parimet themelore të drejtësisë. “Islamofobia është një fjalë e kriptuar për shkak të frikës së elitave evropiane ndaj popullsive të tyre – shkruan O’Neil – që ata e imagjinojnë të jetë e paditur, me paragjykime, lehtësisht e udhëhequr nga mediat tabloide dhe të dhëna pas mërisë dhe dhunës”. Po, sikurse edhe ndodh, qeniet njerëzore në Evropë dhe kudo tjetër, shpesh janë të paragjykuara, të udhëhequra lehtësisht nga mediat, dhe iu jepen dhunës dhe zemërimit. Do të ishte bukur të mendohej, që një fraksion i dhunshëm në të djathtën evropiane nuk do të kishte sukses në kryerjen e abuzimeve të tmerrshme ndaj imigrantëve apo minoriteteve etnike. Të stigmatizosh ata që punojnë për të parandaluar një të ardhme të tillë, është një shpërdorim i vetë stigmës. /Marrë nga “The Atlantic”
a.g./www.bota.al
Cfare ke per te thene per Kristianofobine ne vendet Arabe apo ne Afrike!!!????
Nqs nje person ndryshon fene ne Perendim nuk e vret njeri, e kunderta ndodh ne vendet me shumice Muslimane. Shikoji faktet me paanshmeri dhe mos u hiq viktime.
edhe une lindur musliman jam bere muslimanofob,mos pyet per kristianet eshte e qarte
Ne nje autostrade afer Mekes , eshte nje tabele ku ndalon kalimin e te gjithe personave jo mysliman.Gjeni ne nje vend tjeter ne bote, ku shkruhen marrrzira kriminale kunder besimeve te tjera fetare. Myslimanet pasi shkojne ne gjithe boten per te mbushur barkun me buke ,pasi kerkojne dhe xhamija atje kushkojne , pasi bejne masakra e krime monstruoze ,pasi ofendojne kulturen e vendeve ku shkojne ,qierren nga majet e minareve dhe bertasin :islamo fobia islamo fobia …
shko ne jerusalem e shiqo qfar diskriminimi behet,po shof qe qe urrejtja ndaj shumices ta ka mbyll diapazanin e diturise,nuk eshte vetem diskriminimi qe ju behet muslimanve atje,po edhe te tjerve qe nuk jan jahudi,vetem deshta met tregu qe edhe tabelat e automjeteve i kan ndryshe nga jahudit,e mos te ti tregoj do gjera tjera.
Nese flasim me shifra nuk jane te paket njerzit e vrare nga terroristet mysliman,por jane mijra e mijra here me shume myslimanet ne boten arabe dhe ne bote qe jane vrare nga politika vrasese e vendeve te krishtera.
U vrane 12 gazetar e polic ne France dhe bota me te drejte protestoi ashper…por kur ne palestine vetem ne tre dite u vrane 120 femije(femijte jane engjej ,askush s’ka te drejte ti prek) bota heshti…u justifikua se çifutet e ben per vetmbrojtje..apo kur ne Afganistan ,vite me pare u vrane mbi 60 dasmore (perfshire edhe dhendrin e nusen) nga bombat amerikane…u quajt …gabim njerezor.
Perpara zotit jane njesoj edhe femijet arab…edhe civilet mysliman edhe gazetaret francez…ndaj duhet protestuar njesoj …sepse ne fund te fundit femijete e civilet mysliman jane me te pafajshem se gazetaret franceze…
Islamiket muslimanet ta bejne borxh qe te behesh ISLAMOFOB. Gabimi kryesor eshte i shteteve te krishtera te zhvilluara, te kulturuara, te qyteteruara, te emancipuara te Evropes qe lejon personat qe vine nga vendet e mbrapambetura, injorante islamike i lejon te hapen ne vendet ku vine si VAJ ne LAKRA.
Pse keto lloj vemjesh nuk shkojne ne vendet e krishtera te AMERIKES LATINE, apo pse keto jane te verfera dhe mjeruara si puna e ketyre.
Evropiani i zhvilluar dhe me mireqenie nuk emigron.
Pra, keta persona shtrohet pyetja pse ikin nga vendet e tyre pse jane mire, a po pse jane keq.
E keqja e madhe e tyre eshte ne vend te integrohen ne vendet e reja te civilizuara dhe me nivel te larte jetese duan ti kthejne keto vende sic jane vendet e tyre te varfera, te mjeruara, te shkretuara.
Prandaj, shtetet dhe qeverite Evropiane personat ose familjet qe nuk duan te integrohet t’ja ngrejne leckat dhe me i kape prej zhelesh si thote JOZEFINA COBA-TOPALLI.
Nuk duhet lejuar qe me altoparlanta te pellasin si gomer neper minare dhe falja me shilte me sume perpjete, kjo nuk e nderon as ZOTIN=ALLAHUN duke shikuar sumen e qelbur te ketyre debilave. Besimi islamiko-musliman duhet reformuar ne te gjitha drejtimet, ashtu si jane reformuar te gjitha besimet e tjera fetare.
Ne qoftese ti e vret francezin ose i pret koken, atehere ai me te drejte te vendos GIJOTINEN sepse ka hequr koka mbreterish dhe mbretereshash franceze dhe jo me koka spurdhjakesh e debilash islamik. Tung.
a
Gabim e ke shumica vendos e jo 3%
@O lemi -Me peshe dhe numra numrohen kafshet ,njerzit bejne diferenca me aftesi e llogjike, gje e cila mungon tek ata qe mburren peshe dhe numra.