Nishani: Shqipëria e gatshme të përballet me sfidat e kohës, terrorizmin dhe ekstreminizmin

14 Janar 2015, 19:53Politika TEMA

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në pritjen e përvitshme me ambasadorët e akredituar në Tiranë, vlerësoi faktin se Shqipëria është tashmë aleate NATO-s dhe aspiron në integrimin në Bashkimin Evropina për t’u përballur me sfidat e kohës e kryesisht me terrorizmin e ekstremizmin në botë në shërbim të fjalës së lirë dhe qytetarëve kudo ndodhen si dhe shprehu solidarizimin për popullin francez.

Nishani u shpreh se “mesazhi i parë që dua të ndaj me ju është solidariteti me ambasadorin e Francës. Ne solidarizohemi me ju, jo vetëm për dhimbjen e madhe, por dhe dënimin e akteve terroriste ekstremiste, si ai që goditi Parisin. Një mesazh bashkimi rreth vlerave me të larta njerëzore rreth lirisë, lirisë së shprehjes e besimit ndaj njeri-tjetrit”.

Kreu i Shtetit përmendi faktin se “marrja pjesë e krerëve të lartë të besimeve fetare në marrshimin e madh në Paris, ishte shprehja e qartë e unitetit e bashketesë fetare në Shqipëri dhe mesazh per të gjithë”.

“Viti që lamë pas ka qënë një vit me sfida të mëdha përsa i përket sigurisë duke sjellë nevojën për një përgjigje me të shpejtë dhe të koordinuar. Shqipëria u rreshtua në krah të aleateve dhe parterit strategjik, SHBA-së e Bashkimit Evropian në përballjen e këtyre sfidave qofta ndaj terrorizmit apo ekstremizmit”, tha Nishani.

Presidenti Nishani vlerësoi si të një rëndësise të jashtëzakonshme integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian duke u shprehur se “ngjarja më e spikatur për shqiptarët dhe Shqipërine ishte ajo e qershorit të vitit që lame pas me marrjen e statusit kanditat në Bashkimin Evropian, duke hedhur një hap cilësor përpara në procesin jo të lehtë të integrimit evropian.

“Integrimi në BE është një rrugë pa kthim dhe mundësia e madhe e shqiptareve. Integrimi evropian ka qenë kurdohere zgjedhja e klasës politike dhe qytetarëve shqiptare dhe si i tillë edhe mbështetja plebishitare kërkon angazhim dhe përkushtim politik për përmbushjen e kritereve për integrimin e vendit në BE”, theksoi ai. /gj.k/

3 komente në “Nishani: Shqipëria e gatshme të përballet me sfidat e kohës, terrorizmin dhe ekstreminizmin”

  1. arbri says:

    oooooo pa shiko pa shiko , jarka burri i odetes , e paska mar seriozisht luften kunder terrorizmit, ti president injorant , leri keto brockulla , SHQIPTAREVE JU INTERESON FAMILJA EUROPIANE , reforma ne drejtesi, dhe kudo, ti je kanceri i ketij vendi, hape rrugen o buri odetes, or te befsha odeten , leri djemt e mi te shkojne se te kuq te bej me boje, thoshin rilindasit tane, ndaj hape rrugen ti germadhe , e mos u fshih pas terorizmit o president koti… , sa rak qe je , si ske turp qe nderove mbiemrin mor te humbte vula me keq se te ka humbur.

  2. Shoku Rrok i Druve says:

    Sa te kemi ky me CV precize te @ Arbrit (nje presje s’i hiqet) jemi te garantuar 99.99 per qind!

  3. agostin says:

    Perse nuk e cilson ky idjot :Terrorizmi dhe e ekstremizmi islamik?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje