Shitjet e apartamenteve në vend kanë shënuar një rritje të ndjeshme dhe të pazakontë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, sipas të dhënave që Monitor ka marrë nga agjencitët e pasurive të paluajtshme.
Arsyeja kryesore lidhet me shmangien e rritjes së taksës së fitimeve nga prona.
Sipas paketës së re fiskale, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë ndërtesa, tatohet me 15 për qind të fitimeve të realizuara, duke filluar nga 1 janari 2015.
“Rritja e taksës së shitjeve së pronave nga 10 në 15%, solli që shitjet të nxitohen brenda 2014-s, që të mund të realizoheshin me një taksë më të ulët. Kjo mund të ndikojë në uljen e shitjeve këtë vit”, pohon Ing. Xheni Jahja, drejtuese e “Tirana Real Estate”.
Sipas saj, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar kërkesat ishin shumë të larta, në raport me pjesën tjetër të vitit, madje në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ishin 70 % më të larta. Këto janë kërkesa të finalizuara me transaksione shitjesh.
Të njëjtën tendencë e pohon dhe administratori i “1 Real Estate”, z. Arben Dervishaj, që pranon se ka pasur një gjallërim të shitjeve në muajt e fundit të vitit.
Taksa mbi 15% paguhet mbi fitimin nga prona, sipas shembullit të mëposhtëm.
Shembull:
Një shoqëri ndërtimi i ka shitur individit A një apartament me vlerën 5 000 000 lekë. Ky individ e shet këtë apartament pas disa vjetësh, te një individ tjetër B, për 6 000 000 lekë.
Individi A do të tatohet me 15% të diferencës midis vlerës së shitjes 6 000 000 lekë dhe vlerës së blerjes 5 000 000 lekë.
Pra 15% x (6 000 000-5 000 000) = 150 000 lekë do të jetë tatimi mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë, i cili paguhet nga individi A, apo 50 mijë lekë më shumë sesa do të paguante më parë, kur ky tatim ishte 10%.
Pos sikur individi A te bjeri dakord me individin B qe shtepia de jure eshte shitur 4.000 000 leke dhe ne fakt eshte shitur 60.000 000 si do behet. Pra A e ka shitur pronen e tij zyrtarisht 4.000 000 pra me pak, pra me “humbje”. Si do te veprohet ne kete rast ?
N.q.s ligji funksionon si ne perendim atehere B ja kur ta shesi appartamentin me 6 000 000 lek ne kontraten e blerjes tek noteri e ka cmimin e blerjes me 4 000 000 lek keshtu qe B se i bie te paguaje takse mbi diferencen prej 2 000 000 lek qe eshte dopio. Me pak fjale ketu fiton i pari qe shet dhe humbet ( nqs e pranon) i dyti qe e blen.
Me kete rast ai ja ka fut vetes, qe e ka blere apartamentin me 60 dhe shkruan 40.
Shume e sakte si ide. Por une do te shtoja qe gjera te tilla ndodhin plot ne kapitalizem ne tregun e lire.
iku ajo kohe rodooo….se pronnen do ta regjistrosh ti pastaj dhe vertet ja ke fut shtetit po ste le bleresi se nuk i intereson qe pronen e blere ta kete nje vlere me te vogel se cmimi real……kredira..etj se nje kopje e kontrates ku thu ti 4.000.oooo ngelet ne zrpp…ajt tung
Ose do e shesi po aq sa e ka blere 5 000 000 leke,si do veprohet?
Redi,keshtu veprohet n’evrope,perdorin B mendon afteshkurt se ate here kur ky do shese pronen e Vete do te tatohet edhe ma shume ne qofte se e shet ma shtrenjt,po perdorin B do dale in fine humbese! Ketu ti ke te drejte me shit pro en nene çmimin po déri dikund :ne qofte se différends eshte shume e madhe me tregun ,shteti te rivlereson pronen sipas mesataren e rrethit edhe te taton mbi kete vlere!
lili,
A dhe B ne fakt shitblerjen e kane bere per 5.500 000 leke dhe thone zyrtarisht 6.000 000 dhe ndajne diferencen prej 500 000 ¨per gjysem. Keshtu qe B fiton 250.000 leke dhe me vone ne se B shet shtepine qe bleu zyrtarisht me 6. 000 000 ai fiton 250.000 leke sepse m.q.s zyrtaristh shtepine e shiti sa e kishte blere ( flasim gjithmone zyrtarisht )nuk paguan fare takse sepse nuk fitoi dhe nuk humbi gje ( flasim gjithmone zyrtarisht ).
Ka shume mundesi qe aresyetimi im nuk qendron. Who knows ?
Pershendetje
Po NE rastin kur ti je pjese e grupi bashkepronaresh te nje siperfaqe toke dhe keni rene dakord me nje fire ndertimi, ne fund kur te maresh prone sine, le te themi te nje apartamenti, si do jene taksat qe duhen paguar? A ka njeri njohuri per kete?
Shum gabim e ke Redi , se nje dit do te funksjonoj dhe Siguracioni , dhe ti ne rast se edeklaron pasurin tende 10 miljon me pak ateher po te digjet ose te prishet siguraciono do te paguaj vleren qe ti ke deklaruar , keshtu qe ti i prish pun vetes per te mos paguar taksen
Jonim
Ne se ti siguron shtepine per ne vlere me te vogel kuptohet se do te paguash me pak siguracjon kuptohet duke rrezikuar nje cike me shume. Por nga ana tjeter ti fute ne xhep qysh ne fillim 250 000 ( shif aresyetimin siper d).
Kuptohet se nuk pretendoj se kam te dreje.
Pershendetje
Fusin referencat dobiçat, pse mendon se do e hedhim pa lagur.
Aha,vraponi te bleni!
Nuk besoj se eshte i vertete ky lajm.Tregu imobilar eshte prej kohesh ne krize,pavaresisht uljes se çmimeve.
gjithçka mashtrim ose manipulacion pasi shqiptaret skane leke te hane buke jo me te blejne shtepi edhe sikur te ulen me 50 %
NE ASNJE NGA VENDET NE KRIZE NUK KA FUNKSIONUAR RRITJA E TAKSAVE, VETEM KA SJELLE ME SHUME MJERIM.
ZGJIDHJA ESHTE TEK SHPENZIMET E TEPRUARA.
KJO ESHTE KRIZA E SHPENZIMEVE TE TEPERTA DHE E BORXHEVE TE TEPERTA.
NUK MUND TE ZGJIDHET ME ME SHUME SHPENZIM DHE ME TEPER BORXHE.
ESHTE SHUME QESHARAKE, POR TRAGJIKE NE FUND.
Mjafton shembulli per te kuptuar,fjalet e teperta sa e ngarkojne lajmin dhe e bejne te pa kuptueshem.
Ate shembullin futeni ne bythe ju te Tema s sepse ky shtet eshte kaqi zgjuar dhe I qelbur sa te vendors nje cmim reference per cdo zone dhe ta pesfishon ate tatimin qe keni aty dhe te ze frika te bless apo te shesesh.
NQSE,A” E DHURON AP, B” , PERFITON SHTETI ME GISHT NE GOJE???
Po ne zgjedhje Rilidja na premtoi se nuk do kishte rritje taksash.
I pyetur ne interviste direkte Rama tha qe nuk do kishte rritje taksash sepse te gjitha shpenzimet shtese do ja garantonte shqiptareve nga vjelja e taksave eksistuese. Sipas tij vetem duke i dhene fund evazionit fiskal do i shtoheshin te ardhurat shtetit me mbi 20%. Si ka mundesi qe deri me tani nuk ka bere asgje pervec se ka thyer premtimin dhe ka rritur pothuajse te gjitha llojet e taksave.
A nuk do kontriboje kjo rritje taksash akoma dhe me teper ne rritjen e evazionit fiskal? Te pakten keshtu ka ndodhur ne cdo vend te botes ku taksat jane rritur. Shpresojme qe shumica e shqiptareve te jene ndryshe nga e gjithe bota dhe te preferojne te paguajne me teper taksa.