Kunati, qarkore kundër dorëzimit të librezave të dritave

20 Janar 2015, 21:14Antena TEMA

Pas kërkesës dashamirëse të parlamentit, që deputetët të dorëzonin pranë Sekretarisë librezat e dritave për të vërtetuar që kishin paguar paratë, Kunati lëshoi një qarkore për gjithë deputetët, ku argumentonte se ku fshihej djallëzia e qeverisë këtu:

Siç jeni njoftuar, Kuvendi i Shqipërisë, d.m.th dyshja Rama-Meta, kërkon t’iu poshtërojë duke iu kërkuar librezat e dritave.

Edhe pse në pamje të parë është poshtëruese, kjo është e keqja më e vogël.

E keqja më e madhe fshihet tek metodat e Gestapos që kjo qeveri kërkon të aplikojë ndaj nesh.

Duke dorëzuar librezat e energjisë elektrike, së pari ata duan të marrin vesh sa shtëpi kemi.

Me këtë rast, çifti Meta-Rama kërkon të bëjë zhurmë dhe të tërheqë vëmendjen nga hallet e popullit, duke treguar hallet tona.

Ne nuk do ta lejojmë kurrë këtë!

Një tjetër arsye madhore përse çifti Rama-Meta e bën këtë kërkesë, është të na fajësojë ne për mospagesë dritash dhe të fillojë gjuetinë e shtrigave.

Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar se çfarë fshihet pas kësaj nisme dhe pse dyshja mafioze Rama-Meta e kanë marrë këtë inciativë.

Në krye të këtij komisioni do caktojmë Ben Ristanin, i vetmi që ua ka përplasur në fytyrë librezën e lokalit vet, që e kishte lidhur nga kabina pa i paguar lekët.

Po kanë këllqe, le të merren me atë.

Partia Demokratike udhëzon gjithë deputetët e saj, që prej ditës së sotme, të caktojnë roje 24 orë tek sahatet e shtëpive dhe të mos lejojnë asnjë elektriçist pa autorizim special të shikojë sahatin.

Si çdo gjë e deputetit, edhe sahati ka imunitet, ndaj askush nuk mund ta dhunojë sa herë i teket dyshes Rama-Meta.

Po ashtu, secili deputet i PD-së duhet të përgatisë një dosje të hollësishme me gjithë presionet që i janë bërë nga OSHEE për pagesat e dritave, me qëllim që t’ia pariaqesim Parlamentit Europian, përmes komisionit hetimor.

E gjithë kjo qëndresë, duhet të bëhet shembull i qëndresës se opozitës kundër pushtetit mafioz që po na qeveris.

Duke mos paguar dritat dhe duke mos treguar faturat, ne do të inkurajojmë miliona shqiptarë të marrin zemër dhe të na bashkohen.

Vetëm kështu ne do të bëjmë opozitë serioze, frymëzuese dhe të prekshme për hallet e popullit.

Shqipëria nuk ka njohur kurrë një qëndresë të tillë kolektive të të gjithë deputetëve të opozitës dhe kjo do jetë burim i madh frymëzimi për masat e gjera punonjëse.

Porosia jonë e vetme është “Mos dorëzoni librezat”.

Aty është kyçi i suksesit tonë dhe mbi të gjitha frymëzimi për qëndresën popullore.

Mbahuni!

Dita e madhe po vjen!

I juaji, Kunati

5 komente në “Kunati, qarkore kundër dorëzimit të librezave të dritave”

  1. Emigranti says:

    Redaksise Temes !
    Kjo ështe menyra me e mire per t’ju pergjigjur Bandes se ashtu quajtur PD

  2. Emigranti says:

    Redaksise Temes !
    Kjo ështe pergjigja me e mire qe tju behet Bandes PD iste qe nuk meritojne as nje pergenjeshtrim te atyre qe ( denoncojne .
    Kryetar I te cilave eshte Saliu me gojen e qelbur te Ri–Stanit

  3. Illo says:

    Kemi degjuar shume rraste te bandave , qe nuk respektojne ligjet e Shteteve te tyre , por bande ligjvenesish nuk do te degjohet ndonje here , vec kesaj , qe shofim dhe degjojme , ne keto muaj nga kjo opozite pa njgjyre , pa forme , pa perspektive . Ligjvenes , nuk u neneshtrohet ligjeve dhe rregullave te shtetit ! I. Foto

  4. petrit zela says:

    Nuk qenke si te gjith te tjeret.Qenke shum batakc’i..Kuneterit ne pegjithesi jane te prirur per ndimuar dhenduret,dhe jo per ti diskriminuar.Qenke specije e krijuar per keq,deri sa kerkon te nxisesh
    dhendrin qe ti kundervihet ligjeve de drejtesise..Lind pyetja,c’far
    mund te presi shoqerija shqiptare,neqoftese ju do te ishit dikushi;
    Fatmiresisht,do te mbeteni gjithmone askushi…

  5. aa says:

    Rrofte shoku Xhelat Mziu !
    Rrofte shoku Sali Bisha !
    Rrofte edhe shoku Romstek Ristani !
    Lavdi Marksizem-Leninizmit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje