Do rritet apo jo çmimi për marrjen e patentës?

23 Janar 2015, 11:06Sociale TEMA

Pas ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor, ka pasur spekulime të shumta se çmimi për marrjen e patentës do të rritet deri në dyfish.

Është folur se çmimi mund të shkojë deri në 70 mijë lekë të reja.

Por, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Arben Pinari, thotë se nuk ka ndryshuar asgjë dhe nuk ka asnjë motiv që autoshkollat të rrisin çmimin e patentës.

Sipas Pinarit, këto janë vetëm spekullime në treg pasi të gjitha ndryshimet që janë bërë në Kodin Rrugor dhe ato çfarë mendohet të bëhen, nuk do të prekin kostot e shërbimit.

Ka patur një amulli sa i përket dyfishimit të çmimit të patentës.

Sot jemi në një ekonomi tregu, çmimet rregullohen nga raportet kërkesë-ofertë, por natyrisht ka disa tarifa shtetërore të cilat ato nuk janë detyrim i autoshkollës, por janë detyrim i kursantit.

Ato janë tarifa shtetërore të cilat nuk kanë ndryshuar dhe në ndryshimet e fundit ligjore, nuk është prekur aspak ajo që duhet të  influenconte tek kostoja e shërbimit.

Të gjithë ndryshimet ligjore që janë bërë dhe çfarë mendohet të bëhet nuk kanë prekur kostot e shërbimit”, është shprehur Pinari për Ora News.

Gjithashtu ai ka theksuar se ky spekullim duhet të përgënjeshtrohet dhe të sqarohet nga strukturat e Ministrisë së Transportit Rrugor./b.l

 

6 komente në “Do rritet apo jo çmimi për marrjen e patentës?”

  1. Toni says:

    Edi Rama po ju ul cdo gje sipas premtiveve ? Produktet e shportes, produktet e luksit, energjine, karburantin, taksat, gjobat, patentat etj etj etj. Prisni prisni se skeni pare gje akoma… se shpejti do ju uli dhe breket dhe do ja u rrasi mu ne bythe.

    1. dosed says:

      O Toni o karton. Te pelqen te besh sikur nuk di te lexosh apo nuk di me te vertete? Zoteria ne artikull thote qe s’ ka pse te rriten.Po c’tu besh ketyre pseudo gazetareve qe nuk dine te vene nje titull artikulli. Kane filluar kohet e fundit e i vene ne forme pyetjesh. Diletante.

      1. Prec Ulaj says:

        Nuk eshte fundi botes, edhe po te rritet cmimi.
        Ne New York sot u rrit cmimi biletes trenit10%.
        Askush nuk tha gje. Edhe pse punetoret e Trenave marrin rroga te majme ne kurriz te popullit.
        Biletat e trenit paguhen cdo dite, ndersa Patenta nderrohet ne 10 vjet.

  2. Arjan says:

    Nuk kuptoj pse duhet te rritet patenta ,e keni bere patenten gogol qe Te hane qente e zgjebosur Te parkamentit Shqiptar.

  3. Sapa says:

    Edhe fotografia qe kane marre ka emrin Lezhe nje nga vendet me te korruptuara ne shqiperi nga te gjitha drejtimet!

  4. Vito says:

    E ka pergenjeshtruar Ministria Transportit 2 jave para doli ne gjithe portalet online dhe dr aktual e ka pergenjeshtruar! Po ju te temes nuk e paskeni mendjen as ish-drejtori me cduket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje