Konsensus politik në lidhje me reformat në vend. Apeli i është drejtuar klasës politike nga Presidenti i Komisionit të Venecias Giani Buquiccho, i cili po zhvillon një vizitë 3 ditore në Shqipëri.
Presidenti i Komisionit të Venecias i bëri thirrje mazhorancës që të mos shfrytëzojë shumicën parlamentare që ka, por t’i japë hapësira edhe pakicës, për të ekuilibruar të drejtat e shumicës dhe pakicës.
Ai apeloi që të rritet kultura kombëtare si një kontribut i rëndësishëm në procesin demokratik të vendit.
“Funksionimi demokratik është penguar nga konfilkt politik. Mbajtësit e funksioneve publike duhet t’i shërbejnë interesit të vendit, shumica sundon vendin gjatë një ligjislature por s’duhet të nënshtroje pakicën.
Ajo duhet të tregojë vetëpërmbajtje dhe të respektojë pakicën. Shumica s’duhet të përfitojë nga ajo çfarë ka. Duhet arritur kultura kombëtare që synon të kontribojë në procesin demokratik.
Parlamenti i ndarë, ngadalëson reformat”, theksoi Buquicchio.
Sipas tij, shumica zgjidhet që të sundojë vendin gjatë një legjislature në shërbim të interesit të vendit, por pa nënshtruar pakicën.
Nga ana tjetër, Buquicchio i bëri apel edhe opozitës, që përpos kërkesës së saj për të bërë ndryshime në ligj, por deri në atë moment ato duhet të respektojnë ligjet në fuqi.
Presidenti i Komisionit të Venecias nënvizoi që të rritet kultura kombëtare si një kontribut i rëndësishëm në procesin demokratik të vendit. Kjo pasi siç u shpreh ai një Parlament i ndarë ngadalëson reformat, ndërsa shtoi se i rëndësishëm është edhe dekriminalizimi i parlamentit.
“Kushtetuta juaj është produkt ndërkombetar ndonëse është përgatitur me ndihmën e Komisionit të Venecias. Funksionimi demokratik është penguar nga konfilkt politik.
Mbajtësit e funksioneve publike duhet t’i shërbejnë interesit të vendit, shumica sundon vendin gjatë një ligjislature por s’duhet të nënshtroje pakicën.
Ajo duhet të tregojë vetëpërmbajtje dhe të respektojë pakicën. Shumica s’duhet të përfitojë nga ajo çfarë ka. Partitë opozitare mund të kërkojnë ndryshime në ligj por deri sa të bëhen ato duhet të respetkojnë ligjin aktual. Duhet arritur kultura kombëtare që synon të kontribojë në procesin demokratik.
Parlamenti i ndarë, ngadalëson reformat. Duhet ndërtimi i një uniteti kombëtar rreth institucioneve dhe dekriminalizimit të parlamentit”, tha Buquicchio . /gj.k/