Mbi 500 zyrtarë janë nën hetim për akuzën e korrupsionit. Shifra u bë publike nga ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bled Çuçi, njëkohësisht edhe koordinatori kombëtar në luftën ndaj korrupsionit.
Çuçi theksoi se të parët që duhen ndëshkuar për tu bërë shembull se lufta ndaj korrupsionin është në rrugën e duhur janë zyrtarët e lartë, një numër i madh i të cilëve janë në hetim.
Këto deklarata ministri i Shtetit i bëri gjatë prezantimit të projektit të Bashkimit Europian për “Vlerësimin e Kuadrit Anti-Korrupsion në Shqipëri” (ACFA).
Çuçi i drejtori një apel edhe organit të akuzës për të mos zvarritur proceset hetimore, apo më keq akoma për ti mbyllur ato.
“Sfidë mbetet reformimi i tërë sistemit të drejtësisë për ta kthyer të pakorruptueshëm. Objektivi primar është të kthejmë besimin tek qytetarët, të rrisim shkallën e besimit tek puna konkrete e qeverisë.
Qeveria do ketë vullnet të palëkundur kundrejt reformës. Ka një numër i madh zyrtarësh të referuar në organet e hetimi, janë 535 të tillë, mes të cilëve një numër i madh zyrtarësh të lartë, për korrupsion.
Unë mendoj që hetimi nuk duhet stërgjatur apo mbyllur, duhet vullnet i plotë nga të gjitha hallkat për të bërë shembull që lufta kundër korrupsionit do të japë fryte.
Duhet përgjegjësi më e madhe për institucionet publike për të trajtuar pa vonesa referimet e kryera për raste korrupsioni që vijnë nga qytetarët.
Bërja shembull, ndëshkimi duhet të jetë reflektim i shumë aktorëve jo vetëm qeverisë”, u shpreh Çuçi.
Në vijim ministri i Shtetit për Çështjet Vendore shtoi se qeveria do të ketë gati paketën anti-korrupsion javën e ardhshme, kur pritet të prezantohet një fushatë të madhe kundër Korrupsionit.
“2015-a, është vit i vrullshëm veprimesh, realizimesh, pjesë e të cilave do të jenë dhe rekomandimet e këtij projekti”, theksoi ministri.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin kërkoi nga Qeveria shqiptare rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni sipas saj është një fenomen që nuk mund të injorohet.
Sipas saj, në këtë luftë Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë financiarisht me projekte qeverinë shqiptare.
“Rezultatet e prekshme në luftën kundër korrupsionit janë element qendror për Shqipërinë për të lëvizur në hapat drejt integrimit.
Korrupsioni është një problem që nuk mund ta injorojmë, pasi promovon ndër të tjera pabarazinë ekonomike, ushqen krimin e organizuar, ndalon eficencën e institucioneve publike.
BE do të japë më shumë ndihmë për Shqipërinë në formën e buxhetit për mbështetje me synim forcimin e përgjegjshmërisë së brendshme.
Ne shikojmë së pari adoptimin dhe zbatimin e një strategjie Anti-korrupsion të besueshme.
Kjo makineri dot ë jetë thelbësore për Shqipërinë që të ketë një regjistër të dhënash për dënimet në të gjitha nivelet”, tha Ambasadorja e BE-së në Tiranë.
“Projekti për Vlerësimin e Kuadrit Anti-korrupsion në Shqipëri (ACFA), është një përpjekje 1-vjeçare e BE-së për ballafaqimin me situatën e korrupsionit në vendin tonë, i cili është ende në proces dhe nuk është një vendim përfundimtar për atë që do të ndërmerret. /gj.k/
Vetem kur te konfiskohen, per demin e shperdorimeve te tyre,,,atehere do t’a besoj se korrupsionit po fillojne t’i priten kembet.
Edhe burgosjen e tyre nuk e besoj si ndeshkim te merituar dhe dobiprures per normalizimin e shtetit ne hudutin e ligjit,,,,per arsyen e thjeshte se faturen e e burgut e paguajne taksapaguesit jo burgaxhinj.
TUNG.
Vetem me raporte,me dosje,me denoncime kemi 18 muaji, e dime edhe pengesen nga drejtesia,po nje pyetje te thjeshte si qytetare:
Edhe sa kohe do presi ky milet qe kjo drejtesi te vihet ne shina?
Per shqiptaret eshte shume e veshtire qe ta besojne qe do te behet dicka. E vetmja gje qe dine shqiptaret eshte se korrupsionin e bejne shtetaret, politikanet dhe doraputhesit e tyre, majtas e djathtas. Aq nuke besojne kete saqe femijet po ti pyesesh “fare do behesh ti kur te rritesh? te pergjigjen “KORRUPSIONIST”. Me ke do te luftohet korrupsioni me prokurore te korrupuar apo gjyqtare te korruptuar? Nuk i fus te gjithe ne nje thes, por besimi ka humbur se ne dalim te gjithe kusherinj, krushqi, farefisni, miqesi. Te gjithe bejne “te mirin”, “ju gjenda ne nje moment te veshtire, packa qe ja ka bere edhe vetes hatane se femijet do ti rriten ne kete mocal te madh qe quhet Shqiperi. Te mendosh qe te vijne te huaj, sic ndodhi me hetuesine gjermane per grupin e kokaines, mire do te ishte, por ne duam ushtrine “e kuqe” qe ta shkallmoje korrupsionin ne Shqiperi. Te shikojme nese kjo qeveri do t’ja dale?!