Buquicchio: Komisioni i Venecias s'mund të interpretojë cdo ligj shqiptar

28 Janar 2015, 13:49Politika TEMA

“Komisioni i Venecias është i gatshëm të japë ndihmën e tij, por vetëm për ato çështje që kanë një ndjeshmëri të lartë”. 

Kështu u shpreh Presidenti i Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio në një deklaratë për mediat në përfundim të takimeve të zhvilluara në Tiranë me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës.

Presidenti i Komisionit të Venecias tha se nuk mund të ndërhyhet në të gjitha ligjet, ndërsa ka apeluar që partitë politike në Shqipëri kanë shumë çështje të tjera që duhet t’u kushtojnë vëmendjen. Ndërsa theksoi se Komisioni i Venecias nuk është një institucion politik, Buquicchio shtoi se  mendimi dhe orientimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë vetëm për ata ligje që janë delikate dhe që kanë një ndjeshmëri të madhe.

Në këtë kontekst, Buquicchio nënvizoi se Komisioni i Venecias, është i hapur për konsultime dhe diskutime me palët shqiptare lidhur me ato çështje delikate, siç është reforma në sistemin e drejtësisë.

“Me zotin Xhafaj kam biseduar që me kërkesë të autoriteteve shqiptare të japë mendimet e tij për ligjet.

Dhe natyrisht i kam thënë zotit Xhafaj se Komisioni i Venecias nuk mund të japë mendim për të gjithë ligjet që miratohen në Parlament.

Por e kam siguruar se Komisioni i Venecias është i gatshëm të japë mendimet e tij lidhur me çështje ku ai ka kompetenca më të mëdha, me çështyje kushtetuese dhe çështje që kanë një ndjeshmëri më të madhe.

Prandaj mendoj se veç asaj që është vendosur, sa i përket reformës në gjyqësor, nëse ka çështje delikate, komisioni është i gatshëm të japë mendimin e tij”, tha Buquicchio. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje