Protesta/ PD: Policia po gjobit drejtuesit e mjeteve me porosi të Ramës

28 Janar 2015, 12:16Politika TEMA

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj qytetarëve që iu bashkuan protestës së dy ditëve më parë duke ndalur makinat për 5 minuta.

Sipas zëdhënëses së PD-së,  me porosi të kryeministrit, policia po gjobit drejtuesit e mjeteve.

Megjithëse Policia e Shtetit ishte vënë në dijeni për këtë protestë, ajo ka marrë urdhër të gjurmojë makinat e targat, dhe të ndëshkojë qytetarët që u ngritën kundër taksave të larta të Edi Ramës.

Ky është reagimi i një oligarku që sundon mbi qytetarët dhe që refuzon të dëgjojë zërin e tyre.

Shqiptarët gjetën një mundësi për të shprehur edhe një herë shqetësimin dhe kërkesën e tyre për uljen e cmimit të naftës, duke refuzuar për 5 minuta tarifat e qeverisë.

Kjo erdhi pas kërkesave të përsëritura, por të injoruara nga Edi Rama.

Pas kësaj lëvizje masive, mbarë popullore, në cdo rrugë të Shqipërisë, pritej normalisht që kryeministri të reflektonte, sic do të bënte cdo kryeministër normal i një vendi normal.

Po cfarë bën Edi Rama. Ndëshkon me gjoba, duke thelluar politikën e tij të kërbacit ndaj qytetarëve. Pasi mban me kokëfortësi cmimin më të lartë në rajon e në Europë të karburantit për shkak të taksave të përsëritura që ka vënë, duke ndëshkuar ekonominë e cdo familjeje në vend, tani kur qytetarët protestojnë, vendos ti ndëshkojë sërish ata.

Dhunë ndaj qytetarëve, e njëjta dhunë që vazhdon që prej ditës së parë kur erdhi në pushtet, teksa nga ana tjetër, Edi Rama ruan dhe konsolidon favoret dhe paprekshmërinë ndaj njerëzve të tij, ndaj klientelës së tij.

Këto janë shenjat e një regjimi që ka humbur legjitimitetin, që kërkon të nënshtrojë me forcë qytetarët e vendit. Të tillë regjim, e ka vuajtur ky vend për shumë vite. Manovra dhe gjeste policore si këto bënte regjimi i vjetër në agoninë e tij.

Qytetarët e vendit do të ngrihen edhe më të shumtë, edhe më të bashkuar.

Ky regjim oligarkësh që varfëron popullin, krijon papunësi e padrejtësi do të ndalet.

Partia Demokratike do të jetë në krye të protestave, që nuk do të ndalen, derisa e keqja të shkulet me rrënjë”, thuhet në reagimin e PD. /gj.k/

5 komente në “Protesta/ PD: Policia po gjobit drejtuesit e mjeteve me porosi të Ramës”

  1. freemind says:

    me vjen keq mi goce se kam patur rastin te takoj por si kliente jo me shume edhe po te them haje me pak cigaren se na e shpife…edhe boll me kto deklarata se na lodhet trurin!jeni komplet si ato desperate house wives!!!!!

  2. tani says:

    me sa di une. nese bllokon rrugen pa leje, gjobitesh. harrova qe ju te pd-se keni ligjet dhe kushtetuten tuaj. me falni.

  3. Naftetari says:

    Dmth ai qe ishte ne proteste le te shkele rregullat dhe ditet ne vijim se keshtu PD ka se me ca merret po lereni plakun te tregoje histori si shtepiaket e deshperuara mos u merrni te gjithe me trile se vari k pastaj.

  4. ILIRET says:

    Proteste masive, thote goca. Ku e pe protesten masive ti mi goce, se as tek 21 nuk ndali asnje makine. Po keshtu ne rrugen qe shkon per kombinat, pse nuk kishit nxjerre asnji furgon per te bllokuar qarkullimin. Asnje makine nuk u ndal dhe nuk u fik.
    Protesta eshte masive, kur makinat ndalen dhe fiken ne ate vend ku i ze ora 11.00, jo te grumbulluara aty ku bllokohet qarkullimi dhe nuk fiken por i bien borive te protestes kunder Sali Berishes.
    I pe rruget e Shqiperise ne oren 11.00? Shumica derrmuese, nuk i fiku makinat.

  5. leka says:

    Degjova kete vajze, qe shfaqson personat qe me urdher te PD bllokuan rruget kryesore te vendit ne menyre antiligjore , pasi. Ishte nje prosteste mbare demokratikse dhe jo mbare popullore , pasi ju pengoni shumicen tjeter mbare popullore, qe kerkonte levizte per aresyet e tyre. Skenari juaj ishte qe ju te shfaqnit nje numer te madh protestuesish ne TV , duke perfshire shumicen qe me bori shfaqnin protesten ndaj jush te Shqupit. Ligji eshte ligj , bile keto veprime i ka bere dhe PS, dhe mire u be. atyehere qe u gjobiten. Rruget jane publike dhe nuk jane as te PS dhe as te PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje