Në një vit kur gjendja e lirisë në botë pësoi rënie për të nëntin vit me radhë, Shqipëria dhe Kosova vazhduan të përfshihen në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.
Në raportin vjetor të organizatës Freedom House, vlerësimi për Shqipërinë nuk ka ndryshuar, ndërsa Kosova ka shënuar përparim, duke u përfshirë për herë të parë mes vendeve me demokraci elektorale.
Gjendja e lirisë në Shqipëri
Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.
Freedom House ia atribuon mosndryshimin e vlerësimit kombinimit të problemeve të rrënjosura institucionale dhe reformave pozitive por që janë ende në fazat e para.
“Sigurisht që ne do të preferonim që Shqipëria të kishte shënuar më shumë përparim”, thotë Arch Puddington, zv/president për kërkimet tek kjo organizatë.
Ai ia atribuon mungesën e përparimit, historisë së shtypjes së regjimit totalitar të Enver Hoxhës, që ai thotë ishte më i rëndë sesa vendet e tjera të Evropës Lindore.
“Mendoj se vendi ende po përpiqet të dalë nga ajo errësirë ku ishin zhytur nën regjimin Hoxha. Prandaj mund t’u duhet pak më shumë kohë. Ata kanë shënuar përparime të rëndësishme”.
Raporti nënvizon se qeveria e kryeministrit Edi Rama siguroi në vitin 2014, statusin e vendit kandidat pas tre shtyrjeve të mëparshme dhe është vlerësuar për masat ndaj krimit të organizuar, ligjit të ri për lirinë e informacionit dhe ligjit për proceset e konsultimit për hartimin e legjislacionit dhe strategjive të rëndësishme për politikat.
Megjithatë, vazhdon Freedom House, vendi vazhdoi të vuante pasojat e mosmarrëveshjeve politike, përfshirë bojkotimin e parlamentit nga opozita, mosndëshkimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion dhe një trashëgimi emërimesh politike në postet e gjyqtarëve. Zoti Puddington thotë se nëse do që të anëtarësohet në BE, Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet.
“Por një nga gjërat që kemi mësuar është se kur një vend anëtarësohet në BE, ka prirjen t’i respektojë standardet demokratike në mënyrë të qëndrueshme, kështuqë ne shpresojmë që Shqipëria ta arrijë atë synim”.
Rënie e lirisë në shkallë globale
Në shkallë globale, Freedom House vlerëson se në vitin 2014 liria ka rënë për të 9-in vit me radhë, për shkak të taktikave agresive nga regjimet aurtoritare dhe shtimit të sulmeve terroriste. Raporti i Freedom House shqyrton gjendjen e të drejtave politike dhe lirive civile. Zoti Puddington, thotë se pranimi i demokracisë si forma mbizotëruese e qeverisjes dhe e një sistemi ndërkombëtar ngritur mbi idealet demokratike, është nën kërcënimin më të madh që prej 25 vjetësh.
Raporti citon ndërhyrjen ruse në Ukrainë, dhe zhvillimet në Egjipt, Turqi dhe Kinë si shembuj.
Por Freedom House tërheq vëmendjen se demokracitë shpesh presin deri kur prirjet autoritare të kthehen në katastrofë ndërkombëtare para se të ndërhyjnë dhe kjo sipas kësaj organizate është për të ardhur keq sepse edhe regjimet më shtypëse kanë treguar se përgjigjen para presionit të popullit të tye dhe atij nga jashtë.
pjerdh pjerdh se tash 25 vjet jeni dhe ju me organizmat nen edukimin tuaj per keto suksese qe kemi arritur e po korrim e juve u ka ngelur ora te Enveri kam qef qe populli shqiptare te jet ngi me politikat tuaja boshe 00000000
PSE NE SHQYPNI SHTETIN E DREJTON AKOMA ENVER HOXHA ME PINJOLLET E TIJ.
Skandalet e nomenklatures komuniste me vrasje dhe droge qe po trondisin shtetin njeri pas tjeterit dhe shoqeria jone civile hesht ne gjumin e saj dimeror, nderkohe qe pushteti ne nivelet e tij me te larta tregon ashiqare qe eshte direkt ose indirekt i implikuar ne keto skandale dhe ben sikur ka ndermend te ndeshkoje krimin vetem ne rastet kur eshte i detyruar nga Bota per te imituar aktivitet, ne keto momente shohim Kryeministrin tone Edi Rama te dale ne krah te Luiza Xhuvanit duke e cilesuar si nje familje e MIRE megjithese djali i saj kishte vrare 4 djem te tjere sikur te ishin zogje pule dhe nga ana tjeter Mimi Kodheli dekoron kriminelen dhe bashkepuntoren e Enverit Vito Kapo me medalje trimerie. Ne nje editoriale te sotme kryeredaktori i gazetes DITA, zoti Thano me te drejte sulmon Sali Berishen per deklaratat e tij ne emisionin TV “Studio e Hapur” sidomos ne adrese te djalit te Arta Dades dhe i jep tribune familjes Dade te mbrohet ne publik, vecse nga emocioni i miqesise me kete familje te nderuar harron qe te vleresoje me gjakftohtesi se shumica e deklaratave te Saliut te ZI kane doza te medha te Vertetes se BARDHE. Prandaj edhe Freedom House shrkuan se Shqypnia vuan akoma pasojat e regjimit gjakatar te enver Hoxhes. Per kete arsye ne, qe mendojme se perfaqesojme ate pjese intelektuale te mbetur te shoqerise civile shqyptare i pergjigjemi keshtu zotit Thano per shkrimin e tij emocional ne DITA nga faqet ke gazetes TEMA qe ka te beje pikerisht me vleresimin qe i ben organizata prestigjoze Freedom House vendit tone dhe medias sone kombetare:
“ME AVASH O ZOTI THANO SE JO CDO GJE ESHTE E BARDHE DHE E ZEZE”
Arta Dade kishte deklaruar ne media se do te jepte doreheqjen si deputete nese Edi Rama nuk do te ndeshkonte menjehere Saliun per 21 janarin dhe Gerdecin, por nuk eshte kujtuar tani, 2 vjet pas 23 qershorit ta beje kete gje dhe nuk ka gjasa qe ta beje ne te ardhmen. Nga ana tjeter deputetja e nderuar Arta Dade qe ju ndofta keni simpati familjare dhe personale nuk eshte aq simptatike per publikun dhe shoqerine tone civile lidhur me edukimin e femijeve te saj te perkedhelur si edhe te gjithe femijet e BOSAVE te djeshem dhe te sotem te politikes, perfshire ketu edhe cunin vrastar te Luiza Xhuvanit, qe Edi Rama gjithashtu ruan ndjenja dhe respekte te vecanta. Per te mos harruar zoti Thano po rifreskojme kujtesen tuaj me nje lajm te disa viteve me pare:
http://www.telegrafi.com/lajme/arrestohet-djali-i-deputetes-socialiste-arta-dade-80-292.html
Upsa! Djali i Arta Dades ne shoqeri te nipit te Enver Hoxhes ka plagosur nipin e Adil Caracanit. “Oh sa mire me ken Bllokmen!” do te kendonte kengen Rezarta Shkurti, por tani i ka ikur zeri fare ngaqe gjermonet e LIQ kapen me presh ne duar Ermal Hoxhen ne Laboratorin e Xibrakes, pothuaj brenda ne “SHTEPINE” e Taulant Balles dhe a e mesove qe kishin 9 muaj qe eksportonin kokainen ne Evrope pa ja bere syri ter fare nga shteti dhe pushteti socialist.
Me pelqeu shume ajo batuta per suvatimin e pallateve, por te pakten ti kishte suvatuar te gjitha se i la shemtirat e Enverit me pune vullnetare per faqe te zeze.
Nje shprehje popullore thote : “Te vdekurit me te vdekurit, te gjallet me te gjallet”. Çfar duhet te thuash kur te vdekurit menderishte vazhdojne te jetojne me te gjallet e duhet te degjohen prej tyre? Shprehjen me te sakte te injorances e gjene ne keto shkrime qe skane as fillim e as mbarim dhe jo me llogjike. Por kjo eshte koha qe jetojme e quajtur DEMOKRACI. Lufojme e flasim pas FERRES. Keto jene njerezit tane. Prandaj Osmanet na kane quajtur “Pis Arnaut”.
enveri ka vdek para 30 vjetesh…..akoma me 1 vrim i bin fyllit kta……… edhe enveri atehere ne vitet 80 kur populli ishte pa buk…..edhe ai i binte fyllit dhe thoshte “satrapi Zog” qe edhe zogu kishte nja 40 vjet qe kishte ik………….ne kemi Birishen tone qe ka 25 vjet maj plehut ju q…..robt
Te pakten kemi mbetur ke kohen e Enverit e jo te Sulltanit. Shpresojme…